Shkaterrohet rrjeti "familjar" i droges
MILANO - Policia italiane ka zbuluar nje rrjet "familjar", te trafikimit te droges. Gjate dites se djeshme, media italiane ka bere te ditur, se eshte vene ne pranga nje burre 42 vjec se bashku me nipi i tij, 21-vjecar. Dilaver Laci (xhaxhai) dhe Enton Cara, (nipi), jane vene ne pranga ne Milano te Italise, si dhe disa persona te tjere. Ata u arrestuan pasi gjate nje kontrolli u eshte gjetur nje sasi lende narkotike, qe e kishin ne makine. Nderkohe qe me pas, ne banesen e tyre ne Komo, policia italiane ka sekuestruar dhe 20 kilogram heroine e cila vinte nga Belgjika. Policia italiane tha se, ka qene nje operacion qe eshte bere ne disa vende dhe ne te kane marre pjese shume police. Hetimet per kete rrjet kishin dy vjet qe kishin nisur dhe kane perfunduar dje me prangosjen e disa personave. Gjithashtu policia tha se ka gjetur dhe substanca te tjera perzieres si dhe mjetet qe perdoren per te pergatitur dozat, te cilat me pas do te shiteshin. Arrestimi eshte kryer pasi policia kishte rene ne gjurme te tyre prej disa kohesh. Droga vinte nga Belgjika, vendi ku banonte dhe 42-vjecari Dilaver Laci, xhaxhai i Enton Cares. Dy te arrestuarit shpesh kishin kaluar kufirin belg, madje i ishin nenshtruar edhe kontrollove por, policia nuk kishte arritur t'u gjente droge ne posedim.
Dy te afermit sipas hetimeve te policise, benin se bashku gjithmone rrugen per ne Belgjike, ku dhe dyshohet se dhe e merrnin heroinen. Ata udhetonin me nje makine te llojit "Mercedez Benz", gjithmone dhe kishin mundur qe tu shpetonin dhe kontrolleve ne kufi, pa bere te mundur qe droga te gjendej. Sipas policise, dy te ndaluarit gjithmone ndalonin ne nje bar kafe, ne afersi te rruges 70, ne Monza. Ketu ata jane ndaluar nga policia, nderkohe qe operacioni ka vazhduar ne tjeter vend. Policia ka shkuar dhe ka ushtruar kontroll ne nje banese ne katin e trete ne rrugen "Angelo Mosso". Ne kete apartament policia ka gjetur dhe 120 gram kokaine, duke e sekuestruar. Me pas kontrolle ka pasur dhe ne nje tjeter apartament ne rrugen "Sangro 9", ne Komo, qe perdorej nga te dy te arrestuarit si magazine ku depozitonin lenden narkotike.
Nderkohe qe ne pranga eshte vene dhe shqiptari tjeter, me inicialet L. D., pasi ai figuronte te ishte pronari i shtepise ku policia gjeti dhe sasine prej 20 kilogramesh te lendes narkotike. 16-vjecari, sipas policise punonte si mekanik dhe ishte pjesemarres ne trafikun e zbuluar nga policia.
A. Cena