E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet i kerkuari per trafik droge

TIRANE - I kerkuar per trafikimin e 211 kg lende narkotike te llojit marijuane, ka rene ne prangat e policise. Edmond Caci, 38 vjec, eshte arrestuar gjate oreve te para te mengjesit te djeshem ne kryeqytet. Lajmi eshte bere i ditur nga Policia e Tiranes. Sipas tyre, Caci, lindur ne Gjirokaster dhe banues ne Libohove, eshte ndaluar sepse ndaj tij Prokuroria per Krimet e Renda, kishte leshuar urdhrin e ndalimit per vepren penale te "trafikimit te narkotikeve" ne bashkepunim. Ne momentin e arrestimit, ne cilesine e proves materiale te dyshuarit i eshte sekuestruar shuma e parave prej 6 mije lekesh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›