E Diel, 1 Nëntor 2026

Borxhi- deshtimi i katert. Obama braktis bisedimet

I irrituar presidenti Barak Obama ka braktisur sallën ku po zhvillohej mbledhja me anëtarët demokratë e  repuiblikanë të kongresit ndersa deklaron se nuk do të bëjë më asnjë koncension . Mbyllet kështu dita e katërt e negociatave  mbi borxhin amerikan ndërsa afrohet afati i fundit i dy gushtit  dita kur qeveria rrezikon sërish falimentin.

Republikanët bëjnë thirrje për 2.4 trilionë dollarë në shkurtimin e shpenzimeve, në këmbim të mbështetjes për  rritjen  në limitin e borxhit. Demokratët dhe Obamaa duan rritjen e taksave për të pasurit si pjesë të marrëveshjes.

Ndërkohë agjencia e vlerësimit "Moody's" ka kërcënuar t'u heqë bonove të e thesarit amerikan notën më të mirë "Aaa" dhe t'i zhvleftësojë ato. "Moddy`s" deklaroi në Nju Jork se ekziston një "rrezik i vogël, por që është duke u rritur" paaftësie për të paguar.

Sipas të dhënave të demokratëve ky vlerësim i "Moody's" ka luajtur rol në bisedimet midis presidentit Barack Obama dhe kryesuesve të fraksioneve në Kongres.

Pasojat e pritshme janë që Shtetet e Bashkuara të humbasin normën e lartë të kredisë në javët e ardhshme, nëse limiti prej 14.3 trilionë dollarësh në huamarrjen e Amerikës nuk rritet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›