Wollfarth KQZ asnje te dhene per kandidatet gra ne 8 Maj

Shefi i misionit te OSBE, Eugen Wollfarth thotë se KQZ nuk ka publikuar asnjë të dhënë se sa kandidate gra kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit. Ndaj ai i kërkoi Ministrisë së Punës ti kërkojë KQZ të zbardhë këto listat dhe fituesit sipas gjinisë.
Wollfarth tërhoqi vëmendje se për t’u përmbushur rekomandimi i BE-së për barazinë gjinore duhet të ketë më shumë punonjës gjinorë në pushtetin lokal dhe atë qëndror. Pasi sipas tij vetëm në 2 ministri dhe në 15 njësi të qeverisjes vendore ka punonjës të tillë.
”Dua të inkurajoj Këshillin Kombëtar të Barazisë Gjinore dhe Ministrinë e Punës, që të vazhdojë t’i kërkojë KQZ-së marrjen e informacionit mbi numrin e grave kandidate, atyre fituese në Këshillat Bashkiake dhe në Bashki. Kodi Zgjedhor kërkon që 1 nga 3 kandidatët në listat zgjedhore të jetë femër, por deri më sot nuk kemi asnjë informacion të konsoliduar se në ç’masë është respektuar ky kusht për zgjedhjet e majit”-tha Wollfarth.
Këto deklarata u bënë gjatë ceremonisë së ndarjes të çertifikatave të mbi 20 nënpunësve gjinorë, pas trajnimit të tyre të avancuar për këtë drejtim. Në aktivitete morri pjesë dhe ministri i Punës, Spiro Ksera, i cili sqaroi së trajnime të tilla janë shumë të nevojshme dhe do të pasohen edhe nga të tjerë.
Julia Bardhushi