Europa League Flamurtari kerkon nje tjeter lavdi

Tre skuadrat shqiptare do të zbresin sot në fushë për ndeshjen e vajtjes së raundit të dytë eleminator të Europa Ligë. Flamurtari kërkon një tjetër lavdi, në raundin e dytë të Europa Ligë, kur përballë do të ketë çekët e Jablonec. Pas suksesit të parë kundër Buducnost, entuzizmi është rritur në kampin vlonjat. Tekniku, Gugash Magani, është i bindur se mund tja dalë por kërkon përqendrim maksimal nga skuadra.
“Mendoj që shanset janë që ne të kualifikohemi. Gjithsesi duhet të jemi me këmbë në tokë. Ajo që unë I kërkoj skuadrës në këto moment është përqëndrimi, të tregojnë sa më shumë perfeksionizëm, tu tregojmë që dimë të luajmë futboll profesionist, tu tregojmë që dimë t’i vlerësojmë situatat në moment të caktuara”- tha Magani.
Lajmi i mirë për kuqezinjtë është se në dispozicion të teknikut peqinas është vënë edhe Progri, duke kompletuar kështu organikën e vlonjatëve, që sipas Maganit, do të luajë në mënyrën e tyre.
“Nuk i kam qejf surprizat sepse skuadra është mësuar me një skemë loje. Ne do të zbresim në fushë me formacionin, me vendosjen që kemi luajtur gjatë gjithë kohës së kampionatit”- tha Magani.
Vlonjatët do të zbresin në fushë në orën 17:30, ndërkohë që luajnë sfidat e para edhe Tirana dhe Vllaznia.
Bardheblutë presin në “Qemal Stafa” sllovakët e Spartak Trnava. Për 24 herë kampionët të futur në garë në raundin e dytë, do të jetë edhe takimi i parë nën drejtimin e spanjollit Sanchez.
Ndërkohë, në orën 20:30 në “Loro Borici” të Shkodrës, do të luajë edhe Vllaznia, që pasi eleminoi maltezët e Birkirkara, do të ketë kundërshtar zvicerianët e Thun.