Borxhi Pse mburreni zoti Bode
Lajmi u be zyrtar. Qeveria shqiptare do te marre borxh 300 milione euro me nje kamate prej 7.5. Plot 22 milione e gjysme euro do te shkojne keshtu nga xhepat e taksapaguesve shqiptare ne xhepat e spekulatoreve nderkombetare. Nje shume qe mund te sherbente fare mire per te paguar rrogat e mbi 180 mije punetoreve shqiptare gjate nje viti.
Nuk do te ishim aq perfoles sikur kjo manover financiare ordinere te behej me diskrecionin qe i takon. Shume qeveri te tjera ne Evrope e ne Bote qe nuk e nikoqirin buxhetin e vendit te tyre sic duhet detyrohen te marrin borxhe te tilla dhe me te medha bile. Por gjithcka e bejne ne heshtje se nuk ka asgje per tu mburrur.
Qeveria shqiptare eshte ndoshta rasti unikal ne historine e tyre ceshtjeve financiare kur nje shtet del para opinionit te tij me daulle e trompeta o njerez gezohuni se arritem e morem nje borxh te llahtarshem. Ja si shprehet sinqerisht i emocionuar Ministri i Financave te Shqiperise z. Ritvan Bode Ky eshte nje moment historik jo vetem per qeverine tone por per gjithe shqiptaret.
Emetimi i eurobondit ... perben nje sukses te padiskutueshem dhe qe konfirmon ...besimin tek reformat e guximshme qe ka ndermarre qeveria suksesin e pamohueshem te politikave tona makro-ekonomike.
Per te qeshur apo per te qare kjo eshte sipas shijeve te cdokujt. Por disa te verteta duhen theksuar ketu qe shqiptareve te mos u shitet sapuni per djathe.
Zoti Bode momenti historik per Shqiperine nuk eshte aspak ky kur po merrni ne kurriz te popullit dhe jo ne emer te popullit 300 milione euro borxh. Kjo eshte bile gjeja me e lehte dhe me pak e guximshme qe ju kishte mbetur ne dore pasi nuk do te jeni ju qe do ti lani keto borxhe qe po akumulohen por qeverite qe do tu pasojne.
Eurobond bono thesari kredi bankare kredi bilaterale lehtesi pagese pak rendesi kane lakimet e shumellojta qe merr termi borxh ne fjalorin e financave per shqiptaret si per popujt e tjere borxhi mbetet borxh dhe ai duhet paguar.
Talenti i vertete i nje ministri Financash eshte qe ai te mos e fuse kombin e tij ne borxhe e jo te marre nje borxh te veshtire sic mundoheni ta paraqisni ju. Momenti i vertete historik ekonomik per shqiptaret do te jete kur ju apo pasardhesit tuaj te arrini ti ofroni per here te pare ketij vendi qe nga ardhja e demokracise nje buxhet qe nuk krijon deficite. Kur ske deficit nuk ke nevoje te marresh borxh.
do familje e thjeshte shqiptare mund tjua thote kete rregull te arte qe konsiston te shpenzosh aq sa fiton e bile te ruash pak menjane per nje dite te keqe. Fabula e Lafontenit qendron edhe sot e kesaj dite ne tabanin e politikave ekonomike te atyre shteteve qe preferojne strategjine e milingones ndaj asaj te gjinkalles.
Ndryshe nga rryma dominuese ne shtetet moderne ju mburreni pa asnje lloj kompleksi se arrini te gjeni qindra miliona euro per te mbuluar gropen financiare qe keqmenaxhimi juaj ka shkaktuar perderisa arrijme dhe kerkojme nje borxh e tille.
Zoti minister deklarata juaj i ngjan atij zjarrfikesi piroman qe ka leshuar gjithe qejf sirenat per te shuar zjarrin qe ai vete e ka vene.
Ne 2007-en Qeveria juaj kishte nje deficit minus 3. Ne 2009-en kete deficit e cuat ne menyre skandaloze ne minus 7 ose me shume se dyfishi i kriterit te Maastrishtit per te hyre ne zonen euro.
Ne vend qe ti jepni shpjegime popullit shqiptar se si e krijuat kete deficit gjigant ne nje kohe kur kishit sipas jush nje rritje ekonomike gjigante ne krahasim me vendet e tjera ne Evrope ju i shisni opinionit gjemen e dyte ate te borxhit per te mbushur kete deficit tuajin.
E quani bile moment historik si ato qe degjonim ne te kaluaren mbi suksesin e piramidave financiare. Kjo nuk eshte aspak nje politike komunikuese serioze dhe premtuese per te ardhmen. Me kete qe beni ju nuk do te keni sy e faqe neser ne opozite ti kerkoni llogari mazhorances se ardhshme nese dhe ajo vepron si ju dhe merr borxh pas borxhi.
Me kete qe po beni ju po hapni nje kuti pandore po krijoni nje precedent te rrezikshem ne menaxhimin e llogarive publike. Ju po konfirmoni ne opinion publik idene e rreme se problematike per ekonomine e nje vendi nuk deficitet por mosgjetja e borxhit per ti lare ato. Ne fushen e sofizmit keni arritur maksimumin. Por ju e dini fare mire zoti minister se deficiti eshte per ekonomine si murtaja per shendetin.
Shikoni cpo ben Britania e Madhe per ti shuar ato shikoni Spanjen shikoni i Francen ku nje qeveri pergjegjese perballe nje deficiti historik nuk u zmbraps para turmes ne rruge per zgjatur daljen ne pension.
Sipas jush keto qeveri duhet te kishin dale para popujve te tyre jo me fjalet e curcillit na duhen lot e sakrifica per te lare deficitet por me parullat e qeverise shqiptare mos u beni merak per deficitet se marrim borxh sa duam tregjet financiare jane pafund. Kjo qe beni ju zoti Bode ku krenaria ngrihet mbi borxhin dhe jo mbi luften ndaj deficiteve mban nje emer papergjegjshmeri.
Fushata juaj na ckredibilizon ne syte e Evropes ku duam te shkojme. Momenti historik qe evokoni do te jete ai kur Republika e Shqiperise si ajo federale e Gjermanise te votoje nje ligj te ri ne kushtetuten e saj qe te ndaloje perfundimisht deficitin publik.
Nje shtet serioz ne planin makroekonomik nuk duhet te harxhoje me shume se cka ai arrin te fuse ne arke dhe shtete te tilla virtuoze ne Evrope numerohen me gishtat e dores.
Por dhe nder vendet qe jane ne deficit aktualisht shumica per shkak te krizes ekonomike qe ka cekuilibruar derdhjet e taksave nuk do te gjesh asnje rast ku borxhi i jashtem te instrumentalizohet politikisht nga mazhoranca. Bravo zoti Bode kjo eshte me te vertete historike.