E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia nuk behet me borxhe

Emetimi i Eurobondit shqiptar i rishfaqur perseri se fundi ne axhenden e qeverise dhe i komunikuar zyrtarisht si i perfunduar ishte nje transaksion i pashmangshem financiar ne perpjekjet per te lehtesuar disi kaosin e krijuar nga borxhet e marra dhe ngarkesat e renda te sherbimit te interesave te tyre ku ne vecanti ai i financimit te rruges Durres-Kukes gllaberoi pothuaj nje te treten e buxhetit te shtetit duke e futur ate ne veshtiresi serioze.


Papergjegjshmeria me e madhe e qeverise se sotme dhe e drejtuesve te financave te saj u demonstrua ne marrjen e borxhit prej 200 milione eurosh ku ne kembim te mosbesimit te tregut financiar te huaj rrezikut dhe kreditimit te dobet te ekonomise sone huadhenesve ju ofrua nje perqindje interesi prej 13 krejtesisht e papranueshme per ekonomine e vendit tone.


Ethet e zgjedhjeve te 2009-es dhe deshira e paepur per te mbajtur pushtetin sundoi logjiken financiare te asaj kohe duke iu kundervene hapur edhe rekomandimeve te FMN-se ekspertet e se ciles virtualisht e njihnin mjaft mire diapazonin e frymemarrjes se ekonomise sone dhe limitet e mundshme per marrje borxhesh te huaja te cilat ishin shume here me te vogla se sa ato qe realizoi qeveria.


Do te ishte e tepert tashme te analizonim perseri efektet negative te krijuara nga thellimi i metejshem i borxhit publik dhe mungesa e balancimit te buxhetit. Ne pamundesi per te rritur te ardhurat fiskale qeveria zgjodhi te vetmen alternative te mbetur - ate te zvogelimit te shpenzimeve te cilat detyrimisht prekin sektore te rendesishem qe lidhen ndjeshem e reflektojne gjendjen e mjeruar te shendetesise edukimit nivelin ne rritje te papunesise etj. pa permendur ngadalesimin e rritjes ekonomike.


Tentativa per te shitur borxhin e rifinancuar ishte e vetmja rruge e mbetur. Nuk eshte nje zgjedhje optimale midis dy opsioneve te mundshme. Opsioni qe nuk mund te konsiderohet eshte falimentimi ne shlyerjen e borxhit qe pa dyshim do te mbarte pasoja katastrofike per te ardhmen ekonomike.


Prandaj qeveria nuk mund te vazhdoje te beje lojen e te paditurit duke propaganduar zvogelimin e perqindjes se interesit qe ofrohet nga emetimi i Eurobondit por duhet te jete transparente ndaj publikut e ti thote qe gradualisht po i afrohemi shlyerjes jo vetem te interesit periodik por edhe te vete principalit per nje pjese te madhe te borxheve e xhepat tane bosh skane asnje mundesi tjeter


Fatkeqesisht ky afrim gradual perkon edhe me afrimin e zgjedhjeve lokale ku mazhorances se sotme fiktive do ti duhet shume mund per tu rikuperuar nga problematika e njohur e zgjedhjeve parlamentare te 2009-es.


Kjo edhe me e domosdoshme ne kushtet kur ajo deshtoi totalisht ne zbulimin e zevendesimin e humbjeve kolosale te shkaktuara nga abuzimet dhe korrupsioni me fondet e vena ne dispozicion per investimin e rruges Durres-Kukes fatura e se ciles kaperceu cdo parashikim.


Per lexuesin e thjeshte pyetja mund te shtrohet nese sipermarrja per tu futur ne tregjet e kapitaleve te huaja ishte nje hap i domosdoshem apo diktohet teresisht nga veshtiresite financiare Nje pergjigje realiste do te ishte se ajo i pergjigjet te dyjave.


Rifinancimi i borxheve aktuale me nje kosto me te ulet interesi lehteson disi barren e tyre. Sa me shpejt te perfundoje emetimi aq me efikas do te jete ky transaksion financiar.


Kjo per vete faktin e thjeshte dhe te kuptueshem nga kushdo se vitet e para te borxheve karakterizohen kryesisht nga pagesat e larta te interesit ndersa ulja e principalit eshte pak e ndjeshme. Prandaj insistimi i opozites per te pershpejtuar kete proces eshte krejtesisht i bazuar. A mund te ishte bere edhe me pare


Dihet se tentative e pare e qeverise deshtoi. Kryeministri e justifikon kete me efektet e krizes ekonomike te Greqise ku katastrofa financiare e saj stepi edhe shume vende te tjera per shkak te rritjes se normave te interesave. Kjo eshte nje e vertete relative. Se pari kryeministri per dy-tre vjet nuk ka pushuar se rrahuri gjoksin se ekonomia e vendit tone nuk u prek nga kriza ekonomike boterore.


Atehere si duhet kuptuar qe edhe u prek edhe nuk u prek Logjika e perdorur eshte krejt e thjeshte - interpretim sipas interesave politike te castit. Edhe per ate pjese qe vertet nuk u prek arsyeja e vertete qendron ne faktin se ekonomia jone nuk figuronte me asnje lloj asetesh ne tregjet financiare nderkombetare e sigurisht per dicka qe nuk ekziston nuk mund te flitet per asnje pasoje apo efekt nga mjedisi perqark. Le te vijme perseri tek pasojat e krizes ekonomike greke.


shte e vertete se vende te tilla si Polonia ekia Lituania Ukraina etj. shtyne emetimin e eurobondeve te tyre per shkak te rritjes se normave te interesit. Edhe nje norme prej rreth 7 qe i ofrohej Greqise konsiderohej mjaft alarmuese e me pasoja per ate vend.


Se fundi Polonia shiti borxhe te denominuara ne euro me nje interes rreth 4 qe eshte 120 pike me shume se sa norma per derivatet e tjera. Kjo krahasohet me 145 piket baze ne tregjet e dyta per borxhe me maturim te njejte ne Spanje qe dihet eshte nje nga vendet me renditje krediti te larte.


Por Polonia eshte kredituar me A- nga Standard Poor duke e renditur ate vetem kater shkalle me poshte se sa kreditimi AA i Spanjes. ekia ishte ne gjendje te siguronte perqindjen historike me te ulet prej 3.7 per te njejten periudhe maturimi.


Ukraina eshte ne prag te leshimit te Eurobondit me maturim 5-vjecar me nje norme interesi prej 6.875. fare dikton ne normat e interesit eshte kryesisht perceptimi i shkalles se kredibilitetit te nje vendi dhe niveli aktual i zbatimit te principeve makroekonomike dhe programeve te qeverise.


Nen keto kritere nuk kishte se si te mos ndikonin renia ekonomike ne vitin 2009 e shoqeruar me nje deficit 15.3 te GDP-se ku borxhet e pergjithshme te qeverise priten te arrijne rreth 60 ne fundin e vitit ne vazhdim.


Ministri i Financave ne proklamimin e dites se emetimit te Eurobondit si dite historike per shqiptaret - pritet vetem vendimi i qeverise per ta zyrtarizuar si dite feste - ju referuar shembujve te Malit te Zi dhe Maqedonise. Sigurisht atij nuk i intereson te bjere shembujt e prure me siper.


Megjithate ne rastin e Malit te Zi eshte e vertete se ky vend leshoi Eurobondin prej 200 milione eurosh me nje norme interesi te fiksuar prej 7.85 por ministri harron te permende afatin e maturimit te ketij borxhi qe eshte 10 vjet ashtu sic harron te thote se borxhi publik i atij vendi eshte vetem 4.2 te GDP-se se tij.


Ndersa Maqedonia ka preferuar rishtazi te kreditohet nga Fondi Monetar Nderkombetar ne vend te leshimit te Eurobond-it.


Aktualisht rrethanat e tregut nderkombetar te kapitaleve jane te favorshme per perdorimin e instrumenteve te ndryshme financiare. Ne kete sens oportuniteti per tu ekspozuar ndaj ketij tregu dhe shfrytezimi i tij jane rrethana qe meritojne vemendje.


Perqindjet relativisht te uleta te normave te interesit jane reflektim i masave te kujdesshme qe po marrin qeverite e vendeve te ndryshme per te rritur pergjegjesine ne menaxhimin e buxhetit e deficitit respektiv.


Aq me teper qe per vendin tone eshte hera e pare hyrja dhe pjesemarrja ne tregje te tilla. Sidoqofte euforia e qeverise eshte mjaft propagandistike.


Ne fund te fundit perse eshte i destinuar borxhi i fundit Ne menyre te thjeshte e te permbledhur per te shtyre me tutje shlyerjen e borxhit aktual. Sigurisht nje shtyrje e tille i jep nje lloj drite jeshile qeverise per tu pergjigjur ndaj problemeve te shumta qe lidhen me deficitin buxhetor nevojen per rritjen e shpenzimeve ne sektoret e bllokuar per mungese fondesh e ne pergjithesi per te financuar transaksione monetare qe kane te bejne me qeverine.


Por ne anen tjeter nje llogaritje e perafert tregon se nje apo dy euro me pak nga borxhi per fryme te popullsise nuk jep shume motivacion per ta kthyer diten e borxhit 300 milionesh ne nje dite historike. Sigurisht mund te jete e tille per qeverine sepse duket se i shpetoi prospektit shume te erret te borxhit te meparshem prej 200 milionesh ku pamundesia e shlyerjes se tij filloi ti nxirrte gjumin asaj.


Nese shohim destinimin e Eurobondeve te leshuara nga vendet e tjera evropiane te denominuara ne euro apo dollare te bie ne sy se shumica e tyre do te kene destinacion financimin e projekteve afatgjate qe kryesisht lidhen me zhvillime strategjike ne ekonomite e tyre dhe qe priten te kene nje raport kthimi shume here me te madh se sa kostoja e sotme.


Ne rastin tone ne do te festojme sepse do te kemi mundesine te kthejme me vone e dicka me pak cfare ju detyrohemi te tjereve


Ne anen tjeter e cka qeveria harron te informoje publikun eshte fakti se edhe Eurobondi si cdo produkt tjeter i fiksuar financiar ka rreziqet e veta te cilat mund te prekin jo vetem investitorin por edhe leshuesin. Sensitiviteti i shkembimit te monedhes se huaj mund te krijoje probleme te pakendshme.


Ndersa shkembimi i bondeve ne tregjet nderkombetare eshte relativisht i vogel shkembimi i monedhes se huaj eshte shume i gjere ne volum dhe pa asnje dyshim eshte me teper i ndjeshem.


Dhe perderisa u futem ne arenen financiare nderkombetare kjo nuk mund te neglizhohet. Levizjet ne bursat e shkembimit mund te jene shpesh mjaft te medha ku klima politike e nje vendi luan nje rol te vecante.


Prandaj qeveria perpara se te beje thirrje per feste duhet te perpiqet te sensibilizoje opinionin publik e te beje transparencen e plote me te mirat dhe te keqijat e operacionit te fundit financiar. Borxhi as nuk ben histori dhe as nuk eshte qeveria qe e paguan ate. Ai do te paguhet nga populli dhe do te jete ai qe do te ndjeje pasojat e tij si deri me sot.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›