E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitet koka ne bronz e Sabri Tucit

Autori i vepres Idriz Balani deklaron shte vjedhur per skrap


Vidhet koka prej bronzi kushtuar Skulptorit te Merituar Sabri Tuci. Persona ende te paidentifikuar nga Policia e Durresit kane vjedhur gjate oreve te para te mengjesit te djeshem vepren qe ka per autor Idriz Balanin. Ne vendngjarje kishte mbetur vetem leva e grabitesve me te cilen eshte shkulur koka e bronzte.


Sipas deklaratave te dhena ajo dyshohet te jete vjedhur nga per tu shitur ne tregjet e skrapit te metaleve me ngjyra. Skulptura ndodhej ne nje nga lulishtet kryesore te qytetit prane Torres Veneciane dhe mureve te kalase mesjetare.


Ish nxenesi i Tucit autori vepres Idriz Balani tha se eshte turp i madh per nje qytet kur i vidhen veprat e artit jo me motivin se eshte veper arti por se eshte bronz dhe se ka nje vlere ordinere per tu shitur ne tregun e skrapit te metaleve me ngjyra.


Per vjedhjen e objektit ka reaguar edhe vajza e Sabri Tucit Ana e cila e ka denuar aktin pasi sipas saj Sabri Tuci skulptor nuk i perket me familjes por te gjithe qytetit.


Sabri Tuci eshte autor i nje sere veprash ne skulpture por emri i tij eshte pak i njohur per shkak te menjanimit nga regjimi komunist. Iu ndalua veprimtaria krijuese per shkak se bashkeshortja e tij italiane dhe e denuar me burg per motive politike.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›