BERZH krediton rindërtimin e hekurudhës përgjatë "Korridorit 10"
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të shqyrtojë kërkesën për një kredi prej 17.6 milionë euro për rindërtimin e hekurudhës të Korridorit 10, njoftoi sot BERZH. Fondet do të dedikohen për zëvendësimin e pragjeve të drurit me ato të betonit, si dhe për binarë të rinj me gjatësi prej 50 kilometrave, ndërsa BERZH-ja do të vendosë për to në fund të qershorit.
Shfrytëzues i kredisë do të jetë ndërmarrja publike për infrastrukturë hekurudhore Hekurudhat e Maqedonisë, e cila është përgjegjëse për mirëmbajtjen e hekurudhave në vend. Vlera totale e projektit të rehabilitimit të hekurudhës është 19.7 milionë euro.