E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhi grek, Eurogrup do shyrtojë uljen e normave të interesit

Eurogrup do diskutojë uljen e normave të interesit për kreditë e Greqisë. 

Këtë e bëri të ditur sot kreu i Eurogrup Jeroen Dijsselbloem, sipas agjencisë Reuters. 

“Ulja e normave të interesit për kreditë mbështese që merr Greqia, do të shqyrtohet nga Eurogrupi dhe do konsiderohet në prill 2014”, tha kreu i Eurogrup, i cili gjithashtu konsideroi edhe mundësinë e një pakete të tretë shpëtimi për Greqinë. 

“Greqia nuk i kapërcen dot problemet deri në vitin 2014. Eshtë e arsyeshme të supozohet se asaj do t’i duhet më shumë ndihmë pas vitit 2014, ndoshta në formën e një pakete të tretë shpëtimi", u shpreh Dijsselbloem duke folur sot në Parlamentin Evropian. 

Megjithatë ai siguroi se "çfarëdo vendimi nuk do të merret përpara prillit 2014", kohë kur do të jetë i njohur fakti nëse Greqia ka arritur një suficit primar në vitin 2013, parakusht themelor për çdo lehtësim të borxhit grek. 

(Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›