E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat: Papa Francesco bisedë telefonike me Assad

ARGJENTINE- “Papa Francesco ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin sirian Bashar al Assad”. Kështu shkruajnë sot mediat argjentinase.

Sipas edicionit on linë të gazetës Clarin, lajmi është bërë i ditur nga burime të afërta me të në Vatikan. Por, ky lajm nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga burime të Vatikanit.

Më herët Papa ka bërë thirrje për paqe e qetësim të situatës në Siri. Vatikani është kundër ndërhyrjes ushtarake në Siri.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›