E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borxhi i Italise shume i madh per tu perballuar nga BE-ja

Interesat e borxheve te Italise arriten te marten nivelin me te larte qe nga koha kur u krijua Euroja ne vitin 1999.

Qeveria e kryeministrit Berluskonit eshte nen trysnine e tregut per te miratuar me shpejtesi reforma per te mbrojtur Italine nga kriza ne rritje e borxhit.

fare do te ndodh ne Itali eshte vecanerisht shqetesuese pasi ky vend ka ekonomine e trete me te madhe te eurozones.

Borxhi i Italise qe arrin shifren e 26 trilione dollareve konsiderohet nga shume eksperte si nje shume e madhe per tu perballuar nga ndihmat e Bashkimit Evropian sic ndodhi me Greqine Portugaline dhe Irlanden.

Normat e larta te interesit do ta bejne edhe me te veshtire per Italine te paguaje borxhet dhe kjo do te thote se italianet do te konsumojne gjithnje e me shume nga te ardhurat kombetare.

Interesi qe Italia duhet te paguaje per borxhet qe merr arriti sot ne 6.74 perqind. Nje nivel prej 7 perqindesh sipas ekonomisteve eshte i paperballueshem dhe do te ishte pika e ktheses qe detyroi Greqine Irlanden dhe Portugaline te kerkonin ndihma nga Brukseli.

Keshtu si po shkojne gjerat Italia eshte vertet e kercenuar. Borxhi privat i Italise nuk eshte aq keq por borxhi publik eshte deshperues. Nese ata nuk do te paguajne dot borxhin publik atehere do te paguajne taksa me te larta dhe do te perballen me falimentimin ne se nuk merren masa. Kjo eshte arsyeja qe shqetesimet jane te larta pasi te gjitha veprimet qe ishin premtuar nuk kane ndodhur thote Xhejms Ualston profesor i politikave ne Universitetin amerikan te Romes.

Ne Bruksel nderkohe ministrat evropian te financave kane ne plan te punojne sot mbi hollesite e fondit te ri prej 1 presje 4 trilione dollaresh per te perballuar problemet e ardhshme te borxhit ne Evrope.

Eurozona ka nevoje ti tregoje botes se qendron e bashkuar per monedhen e saj. Ne nuk mund te presim per cfare do te ndodhe ne Athine apo Rome. Ne duhet te bejme perparim ketu ne Bruksel. Ne se kjo nuk ndodh do te vazhdojne efektet shkaterruese per mbare ekonomine evropiane.

Por ne takimin e sotem ne Bruksel ministrat e financave te BE-se u shkeputen disi nga menaxhimi i krizes duke debatuar me shume mbi ceshtjen e taksave dhe  transaksioneve financiare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›