E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi Komisioni i ekonomise nis sot diskutimin e projekt-buxhetit

Komisionet e perhershme te parlamentit shqiptar nisin sot shqyrtimin e projekt-buxhetit te shtetit per vitin 2012 mes premtimeve entuziaste te qeverise per investime dhe skepticizmit te opozites per nivelin e larte te borxhit te brendshem. Komisioni parlamentar i ekonomise do te nise i pari debatin me nje parashtrim te ministrit te financave dhe me pas me pyetje dhe diskutime nga deputetet e seciles pale. Ministri i financave Ridvan Bode paraqiti nje dite me pare projekt-buxhetin e ri ne konferencen e kryetareve te grupeve parlamentare ku theksoi se rritje ekonomike parashikohet serish vitin tjeter krahas rritjes se pagave dhe pensioneve qendrueshmeri makroekonomike dhe investime ne infrastrukture arsim dhe mjekesi.

Zoti Bode tha se kete vit pritet qe rritja ekonomike e Shqiperise te jete rreth 4 per qind dhe po aq parashikohet te jete edhe vitin tjeter ndersa inflacioni i kontrolluar ne rreth 3 perqind. Shqiperia ka arritur te shmange presionet e krizes boterore duke dale me pasoja minimale dhe i vetmi vend ne rajon me rritje ekonomike - tha ai. Ministri Bode tha se nder detyrat kryesore per vitin tjeter do te jene ulja e papunesise dhe ulja e borxhit te brendshem.

FMN i ka kerkuar qeverise shqiptare qe ti kushtoje kujdes me te madh uljes se borxhit publik i cili eshte ne nivele te pazakonta sipas eksperteve te tij. Po ashtu edhe opozita socialiste ka shprehur shqetesim per nivelin e konsiderueshem te borxheve. Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka thene se tashme shqiptaret duhet te paguajne shume vite me radhe per te shlyer borxhet qe ka marre kjo maxhorance. Ne mbledhjen me deputetet e PS ne fillim te javes zoti Rama tha se kete vit opozita do te zhvilloje nje beteje te vertete profesionale per te shpjeguar difektet e projekt-buxhetit te ri dhe falsitetin e shume shifrave qeveritare. Mes tyre opozita i konsideron te pandjeshme rritjet e pagave dhe te pensioneve perballe rritjes se madhe te cmimeve ne tregun perhere e me te paperballueshem ne ekonomine reale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›