E Diel, 1 Nëntor 2026

Borxhi, merret peng adoleshenti

Tirane- Nje 19-vjecar eshte marre peng per dy ore me radhe, per nje borxh te pashlyer.

Policia e kryeqytetit ka nisur hetimet ne gjendje te lire per Endit Avdine, i cili dyshohet ta kete mbajtur peng per dy ore me radhe 19-vjecarin, pasi i detyrohej 20 mije leke. Sipas burimeve mesohet se shuma e lekeve ishte marre hua nga adoleshenti, ndersa nuk ia kishte kthyer.

Kallezimi

Orand Takushi, 19 vjec ka depozituar nje kallezim penal ne seksionin e Krimeve Seksuale dhe Lirise se Personit, ku pretendon se per dy ore me radhe eshte marre peng. Sipas burimeve nga policia, ngjarja ka ndodhur dy dite me pare kur i dyshuari Endit Avdia, banues ne lagjen "Misto Mame" ne kryeqytet, ka shkuar prane baneses se Orand Takushit, ne Yzberisht, ku edhe eshte takuar me Takushin. Sipas kallezimit te depozituar ne polici, Avdia i kishte dhene nje shume prej 20 mije lekesh Takushit, shume te cilen nuk ia kishte kthyer. Diten e ngjarjes Avdia, e ka marre me force 19-vjecarin dhe me pas e ka shpene ne nje tunel ne afersi te Yzberishtit, duke e kercenuar se nuk do ta linte te lire nese nuk do i sillte shumen e lekeve qe ia kishte marre. Mesohet se adoleshenti kishte arritur qe per dy ore me radhe, t'i mbushte mendjen se do te shkonte t'i merrte leket dhe do t'ia kthente. Pas ketij kompromisi, Orand Takushi eshte paraqitur ne polici duke depozituar edhe nje kallezim penal ne ngarkim te Endrit Avdise.

Hetimet

Pas kallezimit te bere nga adoleshenti, policia ka shoqeruar Endrit Avdine, ndaj te cilit mesohet se kane nisur hetimet ne gjendje te lire. Sipas burimeve jane duke u hetuar rrethanat e ngjarjes. I dyshuari si autor i kesaj ngjarje, do te merret ne pyetje per te sqaruar edhe me tej rrethanat e plota. Materialet hetimore ne ngarkim te tij i kaluan per hetime te metejshme Prokurorise se Tiranes. Nderkohe qe mbi Avdine, rendon akuza e "heqjes se paligjshme te lirise se tjetrit".

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›