E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthen bombola e gazit, shkrumbohet nga flaket nje apartament

Tirane- Nje zjarr ka perfshire katin e gjashte te nje pallati ne kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 16:30 perballe Ministrise se Drejtesise, ne bulevardin "Zogu i Pare". Ne ato momente nuk ka pasur njerez ne banese, nderkohe qe dy katet me siper rrezikonin perfshirjen nen flake. Te gjithe banoret e pallatit jane evakuar nga zjarrfikesit dhe nga policia, e cila arriti te shuaje zjarrin pas 2 oresh. Shkak i provokimit te zjarrit ka qene nje bombol gazi, e cila ishte lene hapur dhe me pas kishte shperthyer. Sipas burimeve nga policia, pronari i baneses Ilir Harxhi, mesohet se ia kishte leshuar me qira shtepine nje shtetasi grek, qe ne ato momente gjendjen ne pune. Mesohet se pas shperthimit, shtetasi grek ka hyre ne banesen e tij, por pasi ka pare flaket ka mbyllur serish deren e jashtme, dhe ka kerkuar ndihmen e banoreve. Ne te njejten kohe mesohet te jete lajmeruar edhe zjarrfikeset si dhe policia. Kane qene efektivat e policise se Komisariatit numer 3, te cilet kane shkuar ne vendngjarje. Nje e nga nje edhe banoret e kateve te fundit, te cilet nuk kishin mundesi qe te dilnin jashte, jane nxjerre nga zjarrfikesat. Sipas burimeve shkak i shperthimit te bomboles se gazit, ka qene aksidentale. Nderkohe qe pronari i shtepise, si dhe shtetasi grek qe jetonte prej disa kohesh ne banese, do te merren ne pyetje ne lidhje me sqarimin e plote te situates. R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›