Borxhi në total, 55% e PBB-së
Shqipëria në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto ka nivelin më të ulët të borxhit në rajon me vetëm 54.9 për qind, ndërkohë që në vende të tjera, si p.sh. Kroacia, ky tregues është më shumë se 80 për qind e PBB-së. Aktualisht, stoku i borxhit të jashtëm ka arritur në 1 miliardë e 300 milionë euro, ndërsa borxhi i brendshëm mbi 3.1 miliardë euro. Kështu, totali i borxhit, që çdo shqiptari i duhet të shlyejë nëpërmjet taksave, është 1220 euro për person. Pjesa më e madhe e huave që qeveria ka marrë janë detyrime ndaj bankave vendase. Borxhi i brendshëm në pjesën më të madhe të tij, më shumë se 34 për qind, mbahet nga banka "Raiffeisen". Sipas marrëveshjes me FMN-në dhe detyrimeve që kemi për anëtarësim në BE, stoku i borxhit nuk duhet të jetë më shumë se 50 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto.