Që arsimi të mos jetë kronikë
Arbër Xhaferri thotë: "Popujt nuk dallohen nga njëri-tjetri vetëm falë disa veçorive etno-psikologjike, siç janë gjuha, mendësia, tradita, kostumet, konceptet morale, etj., por edhe me mënyrën e organizimit shoqëror, koncepteve politike që afirmojnë një vlerë apo që ndalojnë një ide. Në kuadër të këtij botëkuptimi, popujt, kulturat, qytetërimet, ndahen në ato që prodhojnë histori, që krijojnë një proces të transformimit të ideve, të sistemit të vlerave, që quhet histori dhe popuj, që nuk prodhojnë atë, por vetëm kronikë, e cila regjistron vetëm faktet që kanë të bëjnë jo me vlerat, por me mënyrën e sundimit të dinastive, kryesisht despotike".
Kronikat prodhohen lehtë, kudo e për çdo gjë. Në arsim ndoshta më shumë. Qoftë dhe për faktin se këtu investimet kërkojnë kohë të konfirmojnë vlerat. Por edhe pse përmirësimi dhe forcimi i cilësisë së tij kërkon mençuri dhe urtësi. A nuk na tregon përvoja e këtyre dy dekadave se sa shumë u ngjasojnë përpjekjet e bëra në arsim proceseve të kallajisjes dhe meremetimit të sipërfaqeve?
Për fat, tani arsimi po tërheq vëmendjen e publikut. Gjithnjë e më shumë, ai po vlerësohet si një nga problemet madhore të shoqërisë sonë. Kjo na ofron dhe mundësinë për të gjeneruar energji. Por duhet të kuptojmë se kjo mundësi nuk është e përhershme dhe se rreziku për të prodhuar kronikë tani është më i madh se kurrë. Projekti E-shkollat ndoshta është nga shembujt tipikë që na lejon të ilustrojmë jo vetëm kufizimet, por dhe këmbënguljen për të mos mësuar.
Në vitin 2005 deklarohej: "Qëllimi kryesor i Programit të E-shkollave është të mundësojë lidhjen me Internetin të të gjitha shkollave publike nëntëvjeçare dhe të mesme, t‘i pajisë ato me laboratorë kompjuterësh, si dhe të trajnojë mësuesit për t‘i menaxhuar ato dhe për të dhënë mësim me një kurrikulum bashkëkohor" (Master-Plani për Programin e E-Shkollave në Shqipëri i Qeverisë Berisha).
Tani, në 2008, edhe pse MASH nuk ka publikuar ndonjë raport që të certifikojë arritjet e projektit, nga shtypi dhe burime të tjera informimi mësojmë: "379 shkollat e mesme janë pajisur me kabinet kompjuterësh"..."Një grup adoleshentësh vjedhin kompjuterët në disa shkollat të Korçës"... "Parashkollorët në kopshtin e Bovillës zhvillojnë veprimtaritë në laboratorin e informatikës"... "Mësuesve, në mjaft fshatra të vendit, u kërkohet të mbajnë kompjuterët në shtëpitë e tyre, pasi në shkolla nuk ata janë të sigurt"... "96% e mësuesve të shkollave tona 9-vjeçare nuk dinë të përdorin kompjuterët"..."Kostoja mujore e përdorimit të Internetit, ofruar nga Albtelekom për paketën më të thjeshtë për përdorim shtëpiak ADSL 512/2, është më e pakta 4000 lekë në muaj"... "Faqja e internetit e DAR Tiranë ka 3 vite pa u përditësuar" etj.
Popujt që prodhojnë histori
Përvojën e mrekullueshme të Estonisë në fushën e Teknologjive të Informimit dhe Komunikimit (TIK) e kam njohur këtu e dhjetë vite të shkuara. Politika që ndërtoi ky vend në përgjigje të sfidave të rritjes integroi 3 projekte: pajisja e familjeve me kompjuter, krijimi i sistemit të qendrave të mirëmbajtjes së tyre dhe projekti për aksesin në Internet. Sigurisht, edhe shkollat u pajisën gradualisht me kompjuterë. E gjitha kjo përpara një dekade. Shteti, nga ana e tij, subvencionoi qytetarët për një pjesë të shpenzimeve.
Një nga pasojat e para të programit: mësuesit u sfiduan seriozisht nga nxënësit, të cilëve Interneti u ofronte porcione të mëdha informacioni që i kalonin dijet, shpesh të vjetruara, të mësuesve. Brenda këtij konteksti, politika për TIK në arsim u formulua nga Ministria e Arsimit, në bazë të sugjerimeve të grupit të ekspertëve. Një fondacion, i financuar nga shteti (Tiger Leap Foundation), në vitin 1997, mori përgjegjësinë për zbatimin e aspekteve të ndryshme të kësaj politike në sistemin arsimor. Bordi i fondacionit u formua me përfaqësues të mësuesve, drejtuesve, pronarëve të shkollave (bashkive dhe komunave) dhe të ministrive të Arsimit e Financave. Buxheti i fondacionit për vitet ‘97-‘99, ishte 8.4 milionë euro. Në këtë periudhë fituan kompetenca 50 mijë njerëz. Duke filluar nga viti 2006, 75% e mësuesve janë trajnuar dy herë dhe kanë fituar certifikatën e përdorimit të kompjuterit; shkollat estoneze kanë lidhje interneti të shpejtë (broadband internet connection) dhe aksesojnë në më shumë se 5 mijë tituj të materialeve mësimore virtuale, në mjedisin e të nxënit virtual origjinal dhe në sistemin e menaxhimit të përmbajtjeve në gjuhën estoneze.
Estoninë e ka vizituar dhe Berisha, por tre vite pas fillimit të projekti për E-shkollat.
Kronika prodhohet lehtë
Autoritetin për zbatimin e projektit të E-shkollave MASh ia ka deleguar një njësie menaxhuese. Ajo përbëhet nga një menaxher ndërkombëtar, një nëpunës, një ekonomist dhe një shofer. Njësia, sipas nevojës, mund të punësojë ekspertë vendas ose ndërkombëtarë për një kohë të shkurtër. Ndërkaq, se si punon kjo njësi vështirë të merret vesh, pasi nuk mund të gjenden raporte që vlerësojnë ecurinë dhe arritjet e projektit dhe as nuk mund të aksesohet në faqen e Internetit të kësaj njësie http://www.eschools.org.al. Ndaj lexuesi është i lirë të gjykojë vetë për efektivitetin dhe eficencën e projektit nga informimet e medias, disa prej të cilave u cituan me sipër, ose nga diskutimet me fëmijë që nxënë në E-shkollat. Unë po mjaftohem me disa shembuj.
Nëse njësia e menaxhimit të projektit siguron vetëm pajisjen me kompjuterë, asaj do duhet t‘i kujtojmë edhe pamundësinë e shkollave për mirëmbajtjen, pasi kushdo që ka fituar kompetencën e përdorimit të kompjuterit, e njeh këtë vështirësi. Vështirësia dhjetëfishohet kur bëhet fjalë për trajnimin e nxënësve adoleshentë. Nga ana tjetër, meqenëse njësisë nuk i funksionon faqja e Internetit, ajo duhet të gjejë forma të tjera për të informuar publikun. Ish-ministri i Arsimit, Pollo, ka deklaruar se "këtë vit duhet të përfundojë pajisja e rreth 1749 shkollave 9-vjeçare dhe 384 shkollave të mesme me kabinetet e informatikës". E meqë ende nuk dihet se në ç‘masë janë plotësuar këto objektiva, është e udhës të informohemi, tashmë jo me deklarata politike të zëdhënëses së MASh, por nga ekspertë vlerësimi të certifikuar.
Gjithashtu, përvoja e fondacionit estonez, atij që do, i mëson se nxënësit dhe mësuesit e zhvillojnë kompetencën për përdorimin e TIK nëpërmjet integrimit të disa komponentëve: infrastruktura, trajnimi i mësuesve, kërkim-zhvillimin për burimet e nxënies dixhitale, kurrikuli dhe metodat mësimore. Ndaj, diçka do duhet rregulluar për të institucionalizuar projektin e E-shkollave. Ndoshta duke krijuar institucionin përgjegjës, financuar nga shteti dhe burime të tjera, me autoritetin që të sigurojë jo vetëm aspektet infrastrukturore, por, dhe mbi të gjitha, të trupëzojë në veprimtarinë e shkollës elementët e filozofisë së re të kurrikulit. Dhe ja pse.
Para një viti z. Pollo raportonte në Kuvend: "Viti 2008 do të jetë viti i pajisjes së shkollave bazë me TIK-Kabinete. Ndërsa në kurrikulën e këtij sistemi arsimor për herë të parë do të implementohet edhe lënda e informatikës në klasat 6-9, në mënyrë që nxënësit të mund të marrin në shkollë atë që marrin në internet-kafetë dhe në kurset private të prindërve. Për implementimin e plotë të projektit TIK-shkolla po punohet edhe për trajnimin e mësuesve të informatikës".
Në këtë deklaratë bien në sy dy ide. E para, shtimi i një lënde të re në kurrikulin e arsimit bazë, ndërsa e dyta lidhet me trajnimin e mësuesve të informatikës. Eksperti, që njeh tendencat e reja në fushën e reformimit të kurrikulit, mendon se e ardhmja e arsimit nuk mund të orientohet më nga ideja e shtimit mekanik të lëndëve në kurrikulum. Zgjerimi kishte vlerë dekadën e shkuar, atëherë kur informacioni vlerësohej si zemra e arsimit dhe besohej se ai që zotëronte informacionin mund të operonte automatikisht me të, pavarësisht nivelit të sofistikimit. Sot ide të tilla rezultojnë jo efikase, sepse nuk i shërbejnë as arsimit gjithëpërfshirës, as integrimit vertikal dhe horizontal të kurrikulit, përkundrazi, thellojnë dizintegrimin e tij. Është kjo arsyeja që shtyu qeverinë angleze t‘i kërkojë kryeinspektorit të shkollave fillore të studiojë, dhe së fundmi të propozojë, reduktimin e kurrikulës së shkollës fillore nga 10 lëndët aktuale në 6 të tilla ("The Economist", 11 dhjetor 2008). Ndaj, ne, nuk kemi pse të trajnojmë mësuesit e informatikës, por çdo mësues. Dhe kjo nuk bëhet as me urdhra, as me thirrje apo projekte "të bujshme", prej të cilave përfitojnë vetëm organizatorët e tyre, por me politika të mençura që bëjnë "lepurin të shkojë te qerrja". Në të kundërtën, prodhohet kronikë.
Shikoni tani si veprohet në Norvegji, atje ku prodhohet histori. Në këtë vend, kompetenca e përdorimit të mjeteve dixhitale, bashkë me 4 kompetenca të tjera, që norvegjezët mendojnë se duhen zhvilluar te fëmijët e tyre gjatë arsimit bazë, trupëzohet në programet e të gjitha lëndëve. Kjo bën që të gjithë mësuesit të përgjigjen për zhvillimin e kompetencave gjatë punës së tyre në lëndë të ndryshme. Kështu, përdorimi i kompjuterit dhe përdorimi i TIK mësohet nëpërmjet të gjitha lëndëve, çka ndihmon nxënësit të zhvillojnë kompetencat për të folur, lexuar, shkruar dhe njehsuar.
Vendet që prodhojnë histori e organizojnë arsimin duke u mbështetur në teoritë moderne dhe praktikat e mira të nxënies, prej nga burojnë rezultatet pozitive të nxënësve. Mbi të gjitha, duke e konceptuar arsimin si fuqinë më të madhe çliruese të energjive të njeriut dhe forcën më të jashtëzakonshme të progresit social, garanci të pakonkurrueshme për mirëqenien kombëtare.