Zvicër, kapet krimineli serb
Vrasjet, vjedhjet dhe kriminalitetit i shtuar kohëve të fundit në Zvicër, sipas policisë zvcierane, po i drejtojnë romët, serbët dhe emigrantët nga Gjeorgjia. Rasti më i ri është vrasja e një zvicerani në Epalange të Lozanës, rast që ka shqetësuar jo pak opinonin vendas. Bëhet fjalë për ngjarjen në prag të festave të fundvitit, kur dy persona kishin sulmuar një shtëpi dhe për ta fituar çelësin e një arke, qëlluan fizikisht pronarin. Ky i fundit vdiq nga plagët e marra. Pas hetimeve, pas dhjetë ditësh, policia zvicerane ka arritur më më fund të arrestojë dy persona të implikuar në këtë krim. Autori i krimit në fjalë është një serb 27-vjeçar, azilkërkues nga viti 2002, i shoqëruar nga një 22-vjeçar, të dy të njohur për policinë vendore si hajdutë dhe kriminelë të klasit të parë në këtë vend. Të arrestuarit rrezikojnë deri në 20 vjet burg.