E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, dy palë zgjedhje më 22 mars

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, firmosi dje vendimin për zgjedhjet presidenciale dhe vendore, që do të mbahen më 22 mars. Ai tha se kjo datë është e pranueshme për të gjithë drejtuesit e partive më të mëdha në vend, pas konsultimeve që ka patur me ta. Kryeparlamenti u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje që të angazhohen për votime sa më të drejta e demokratike, si dhe kërkoi që institucionet shtetërore ta kryejnë punën e tyre me përgjegjësi. Parlamenti miratoi edhe një amendament, i cili mundëson zgjedhjen e Presidentit të vendit me pjesëmarrjen e 40% të votuesve në raundin e dytë. Për t‘u zgjedhur në raundin e parë një kandidati i duhen më shumë se gjysma e votave. Këto zgjedhje paraqesin një test të rëndësishëm për Maqedoninë në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›