E Diel, 1 Nëntor 2026

Borxhi nga 35 shtete apo banka te huaja

Ne krye te listes per stokun e borxhit afatgjate qendron Italia e cila ndiqet nga Gjermania dhe Kuvajti


TIRAN- Borxhi i jashtem i Shqiperise eshte akumuluar prej disa vitesh si ndaj bankave ashtu edhe ndaj shteteve te huaja. Vazhdimisht qeverite e kohes i jane drejtuar ketyre organizmave per te gjetur financime me qellim vijimin e investimeve apo mbeshtetjen e projekteve te ndryshme.


Deri ne gjysmen e pare te ketij viti rezultojne mbi 35 banka apo shtete te huaja qe i kane dhene borxh Shqiperise pergjate periudhave te ndryshme. Me shume se 65 per qind e tij jane marre nga marreveshje shumepaleshe sic jane Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim OPEC Banka Europiane e Investimeve etj. ndersa pjesa tjeter rezulton te jete marre nga shtete te ndryshme.


Nje nder financuesit me te medhenj te Shqiperise gjate 10 vjecarit te fundit rezulton te jete Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim e cila deri ne qershor te ketij viti ka mundesuar 160 milione euro.


Pjesa me e madhe e parave rreth 81 milione euro mesohet se eshte marre para vitit 2006 ndersa pergjate viteve te mepasshme jane marre ne menyre te vazhdueshme shifra te ndryshme midis 14 dhe 32 milione eurove. Po ashtu nder financuesit e medhenj me kredi afatgjata rezulton te jete edhe Banka Europiane e Investimeve me nje total prej 207 milione euro.


Pjesa me e madhe e kesaj shume eshte marre para vitit 2006. Te gjitha kredite jane afatgjata dhe ne liste nuk jane perfshire kredite e Fondit Monetar Nderkombetar. OPEK-u dhe Fondi Nderkombetar per Zhvillimin Agrokultutor gjithashtu kane financuar vazhdimisht Shqiperine.


Deri ne qershor te ketij viti stoku i borxhit ndaj ketyre organizmave arrin ne mbi 74 milione euro.


Per sa i perket shteteve borxhin me te madh afatgjate Shqiperia ia ka Italise rreth 195 milione euro. Nje pjese e konsiderueshme e shumes eshte marre gjate vitit 2009 ndersa pjesa me e madhe rezulton te jete trasheguar nga periudha para vitit 2006.


Pas Italise eshte Gjermania ajo qe renditet ne vend te dyte te listes se borxhdhenesve me te medhenj te Shqiperise. Shtetit gjerman i ka ofruar vendit tone rreth 168 milione euro nga te cilat 23 milione jane dhene gjate vitit 2009. Me pas me shuma me te vogla renditen edhe shtetet e tjera si Kuvajti me 46 milione euro Kina 41 milione euro Korea e Jugut me 22 milione euro etj.


Disa nga shtetet qe kane vijuar ne menyre te pervitshme financimin e Shqiperise jane Gjermania Italia dhe Kuvajti. Nderkohe pjese e listes jane edhe disa shtete borxhi I te cilave eshte trasheguar nga periudha te meparshme sic eshte ish-Jugosllavia detyrimet ndaj te ciles i tranferohen Serbise Greqia Sllovakia Japonia Hungaria si dhe shtete te tjera te ish-bllokut sovjetik. E. S


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›