E Shtunë, 31 Tetor 2026

Per cdo 1 euro ne Shqiperi 38 cent jane borxh

Deri ne fund te vitit 2009 borxhi i jashtem i Shqiperise arriti ne 3.3 miliarde euro ose sa 38.2 e Prodhimit te Brendshem Bruto

Rritja me e madhe gjate viteve 2008 dhe 2009 me rreth 1 miliard euro. Ndikim ne rritjen e borxhit ka edhe ndryshimi i kursit te kembimit


TIRAN- Per cdo nje euro qe qarkullon ne vend rreth 38 cent te saj jane borxh ndaj shteteve apo bankave te huaja. Te dhenat me te fundit nga Banka e Shqiperise raportojne per shifra ne rritje te borxhit te jashtem te Shqiperise. Deri ne fund te vitit 2009 Shqiperia rezulton me nje borxh te jashtem prej 3.3 miliarde euro e cila perkon me 38.2 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto.


Krahasuar me treguesit e nje viti me pare mesohet se vetem gjate vitit 2009 stoku i borxhit te jashtem eshte rritur me 230 milione leke. Ne nje raport ne te cilin merr ne shqyrtim vijueshmerine e borxhit te jashtem te vendit nga viti 2003 deri ne ate 2009 Banka e Shqiperise permend dy vitet e fundit te kesaj periudhe gjate se ciles borxhi ka njohur nje rritje te ndjeshme. Mesohet se vetem gjate vitit 2008 borxhi i jashtem eshte rritur me rreth 1 miliard euro ose me rreth 47 per qind krahasuar me vitin 2007. Nderkohe gjate viteve te tjera rritja vjetore e borxhit eshte luhatur rreth nivelit 200 milione euro.


Pesha e borxhit afatgjate ndaj totalit te borxhit ka ardhur ne renie te vazhdueshme nga fundi i vitit 2003 deri ne fund te vitit 2008 por ka shenuar nje rritje te dukshme nga 60 per qind ne rreth 70 per qind te totalit gjate vitit 2009 - citon Banka Qendrore ne bilancin e saj.


Gjate periudhes se marre ne shqyrtim eshte sektori i qeverise se pergjithshme ai qe mban peshen kryesore te ketij borxhi. Deri ne fund te vitit 2009 stoku i borxhit per kete sektor arriti ne 1.6 miliarde euro e cila eshte sa gjysma e totalit te borxhit te jashtem bruto.


Rritjen me te madhe borxhi i qeverise e ka shenuar ne vitin 2008 me 34 per qind dhe ne vitin 2009 me 24 per qind. Keto dy vite eshte edhe periudha kur qeveria shpenzoi shuma te medha ne investimet publike ku nje nder projektet me harxhimet me te medha ishte rruga Durres-Kukes.


Pjese e raportit te bankes jane edhe treguesit e kursit te kembimit te cilat nuk kane qene ne favor te lekut. Ne fund te vitit 2008 kursi i kembimit ishte 123.8 leke/euro ndersa ne fund te vitit 2009 ky tregues arriti mesatarisht ne 138 leke/euro. Diferenca midis dy viteve eshte nje kosto shtese per sherbimin e borxhit.


Referuar treguesve te paraqitura nga qeveria ne kuadrin makro-ekonomik 2011-2013 deri ne fund te vitit 2010 borxhi publik arrin ne nivelin e 731 miliarde lekeve nga te cilat 273 miliarde jane marre ne tregun e jashtem ndersa 447 miliarde leke jane borxh i brendshem.


Pritet qe ky borxh te rritet edhe me tej gjate viteve 2011-2013. Deri ne fund te vitit te ardhshem qeveria parashikon nje borxh publik total deri ne 777 miliarde leke ne vitin 2012 pritet te arrije ne 813 miliarde ndersa ne fund te 2013-s shifra parashikohet te shkoje ne 858 miliarde leke.


Ne raportin e saj banka permend edhe rritjen e shpejte te investimeve te huaja gjate gjysmes se dyte te kesaj dekade duke dyfishuar peshen e tyre ndaj Prodhimit te Brendshem Bruto.


Pergjate viteve 2003-2004 investimet e huaja ishin ne nivelin e 4 per qind te PBB-se ndersa ne vitin 2009 keto tregues arriten ne 8 per qind. Bankat dhe telekomunikacioni jane dy sektoret ne te cilat rezulton nje perqendrim me i madh i investimeve te huaja nderkohe qe ne vend te trete rezulton industria. Shtetet kryesore nga te cilat ka hyre kapitali i huaj ne Shqiperi sipas madhesise se stokut jane Greqia Turqia Austria dhe Italia. Emirjon Senja


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›