Borxhlinj, bastexhinj, kumarxhinj: “Përpara!”
Kjo është dilema e shumëkujt: si të marrësh sa më shumë borxhe që të bësh përpara.... Se, të punësohesh në administratë, të emërohesh shpallesh, d.m.th. të hysh në listat e partive për t’u bërë deputet nuk është e lehtë, sepse duhet të jesh biznesmen, të kesh para, prona dhe, më kryesorja, të kesh mik për kokë (duhet të jetë borxhli ndaj teje) një kryetar partie të madhe... Aq më tepër që vetëm 140 vende janë në Kuvend; andaj, në këto kushte, ku mund ta përplasësh kokën tjetër për t’i thënë sikter fukarallëkut, përveçse t’ju futesh me mish e me shpirt zanateve të mësipërme?!
Ja përse fjalët më të përdorura sot për sot janë “borxh”, “kumar”, “bast”, “llotosport”. Shumica e vrasjeve, vetëvrasjeve, krimeve, sherreve, streseve, rrahjeve dhe grindjeve në familjet shqiptare vijnë nga pesha e rëndë dhe e papërballueshme e këtyre fjalëve. Me borxhe lëviz e “përparon” ekonomia dhe politika, me borxhe mbahet gjallë fryma e familjes, kurse me kumar e me baste regëtin shpresa e gjithkujt që ka mbetur, jo për faj të tij, i papunë. Tani merren dhe jepen borxh edhe deputetët, edhe partitë: ky quhet koalicion.
Edhe pse fundi i këtyre veprimtarive të shqiptarit të sotëm dihet që do të jetë rrënimi, megjithatë, me sa duket, nuk ekziston tjetër rrugë për të ngrysur natën, për të mbijetuar e për t’i dhënë një justifikim shpresëmirë së nesërmes... Sipas INSTAT-it, për të përballuar borxhet e familjes punokan në të zezë nëpër miniera dhe ndërtim mbi 54 mijë fëmijë të moshës nga 5 deri në 14 vjeç. Por kjo, hë për hë, nuk e ka emrin “krizë”. Të mësuar me më të keqen, me mjerimin, më shumë duke mbijetuar se jetuar, fjala “krizë” tek ne ende nuk e ka marrë atë kuptim që ka në vendet demokratike. Meritë për këtë sigurisht që ka “mekanizmi ekonomik”, filozofia jonë për tregun e lirë që sendërtohet nëpërmjet borxhit, si e vetmja forcë lëvizëse që na shtyn përpara, nga fitorja në fitore.
***
Ta shtysh jetën me borxhe, sigurisht që nuk është punë e lehtë. E quajta “punë”, se të marrësh borxh, të detyrohesh të vësh baste ose të luash kumar, të shesësh emrin dhe nderin nëpër ekrane, për të justifikuar e larë borxhet e vjetra me të reja, sot është e vetmja punë e ligjëruar. Jo pak nuk gjejnë tjetër zgjidhje, përveçse borxhin ta shlyejnë me borxh, për të fituar kohë e mundësi, pa e ditur se kësisoj do të zhyten në pus... Sot nuk janë borxhlinj vetëm ata qytetarë që jetojnë me lista nëpër dyqane, ata që luajnë kumar nëpër kazino, ata që vënë baste sportive duke ia hequr familjes bukën e gojës, por të tillë, jo më pak hallexhinj, janë edhe biznesmenët, në dukje të kamur e fatlumë, të cilët, në shumicë dërrmuese, kanë marrë kredi nëpër banka e te njëri-tjetri, borxhe të bëra “të zeza” për shkak të mosshlyerjes në kohë të tyre. Borxhlinj ndjehen edhe ato kompani që kanë punuar me “klering”, që kanë bërë rrugë dhe kanë ngritur pallate të mbetura stok, se nuk shiten dot...Por borxhliu më i madh, tani për tani, është edhe vetë shteti. Ky borxhli gjigant nuk ngopet së marri borxhe për të larë borxhet e vjetra me një borxh të ri... As duke shitur asetet kombëtare. Dhe nuk vuan për këtë, përkundrazi, ndihet krenar dhe i lumtur, teksa na thotë, me gojën e kryeministrit, se ne jemi i vetmi vend në Evropë që i shpëtoi krizës!
Nuk dihet sa mijëra euro në vit i bie të ketë detyrim një qytetar nga ky borxh, i cili nuk ka të ndalur, pasi vetëm tre muajt e fundit qeveria ka marrë mbi 300 milionë euro të tjera... Një kryetar Dhome Tregtie doli e deklaroi para disa ditësh se shteti u ka mbi 300 milionë euro borxh kompanive, të cilat janë në prag falimentimi, pasi nuk kanë mundësi të paguajnë kreditë dhe punëtorët... Po të përfshish edhe 63%-in e borxhit publik, i cili arrin në disa miliardë euro që shteti u ka bankave të huaja dhe të vendit, si dhe informalitetin, i cili shkon deri në 60%, atëherë mund të përfytyrohet sadopak përmasa gjigante e një shteti që mbijeton i mbytur fund e krye në borxhe. Sipas një specialisti të ekonomisë, borxhi ynë rritet me 2,8 milionë dollarë çdo ditë. “Përpara!”
E vërteta është se shifrat e mësipërme nuk na bëjnë përshtypje. Në fakt, nëse borxhin që kemi marrë vetë, me lista dyqanesh apo me huamarrje direkte te një mik, e ndjejmë dhe e vuajmë (shumica borxhin e marrin te komshinjtë, kushërinjtë, sesa te bankat) me shpresë se një ditë, kur të punësohen, apo kur të fitojnë një bast në llotosport kanë për ta larë, borxhin që ka shteti e quajmë si borxh të një tjetri, që nuk ka asnjë lidhje me ne, ndaj nuk vihemi në hall e në siklet edhe sikur të jetë, jo sa është tani, mbi 60% e të ardhurave kombëtare, por edhe mbi 100%!... Nuk ka dyshim që te shumica dërrmuese e qytetarëve ka një mungesë të theksuar ndjeshmërie e kuptimshmërie për borxhin e shtetit. “Se mos do ta lajmë ne?! Se mos e kemi marrë ne?! Punë e madhe! Se edhe SHBA ka borxhe!”... Ky është perceptimi i shumicës së shqiptarëve për borxhin publik. “Përpara!”
Ajo që po ndodh në Greqi (e jo vetëm!) ka ardhur si pasojë e borxhit publik, i cili ka mbytur, asfiksuar, varrosur, gremisur dhe rroposur, më keq se piramidat tona në vitet ‘97, mirëqenien, financat, duke i bërë të pashlyeshme e të pazgjidhshme borxhet dhe hallet e qytetarëve. Ç’mund të ndodhë nesër tek ne, nëse, qoftëlarg, për shkak të rritjes së pakontrolluar të borxhit publik qeveria do të detyrohet të lajë borxhet ndaj bankave dhe organizmave ndërkombëtare dhe të mos ketë aftësi paguese jo vetëm për kompanitë kontraktore të vendit, duke shkaktuar një papunësi kombëtare, por as për administratën, apo, ca më keq për pensionet?
E jo vetëm qytetarët e zakontë, por pa e bërë qejfin qeder, rritjen galopante të borxhit të shtetit e përcjellin edhe qeveritarët, të cilët, marrjen e pakufizuar dhe të pakontrolluar të borxheve e quajnë rritje të paparë ekonomike, një mrekulli shqiptare, zhvillim, hapje rrugësh, përparim, mungesë krize, investim, etj., etj. Nuk e kuptojnë se një qeveri që jeton dhe mbijeton me borxhe dhe pa prodhim është më keqsjellëse se piramidat e Sudes dhe të Xhaferrit, sepse rreziku i kolapsit nesër mund të jetë më i madh e më i rrezikshëm. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, derisa “fabrikat” e vetme që punojnë me kapacitet të plotë sot për sot në Shqipëri janë vetëm kazinotë, llotosportet, spitalet dhe burgjet... Megjithatë, “Përpara!”
Por, fatkeqësisht, ashtu si për pronat publike, pyjet, rrugët, detet, lumenjtë, tokat, minierat, parqet, trotuaret etj., të cilat ne vazhdojmë t’i vlerësojmë si të askujt, si mall pa zot, njëlloj si në diktaturë, e njëjta mendësi vepron edhe për borxhin publik të shtetit, të cilin nuk e fusim fare në hesap! Nuk e dimë që borxhi që kemi marrë për të mbajtur gjallë familjen është i lidhur pazgjidhshmërisht dhe rrjedh direkt nga borxhi që ka marrë shteti. Nuk e kuptojmë që atë borxh do ta paguajmë një për një ne, ndonëse jo direkt. Që do të thotë se do të paguhemi më pak, se do të jemi më të papunë e më të varfër, se do të kemi shërbime më të këqija, se borxhi është babai i korrupsionit dhe ryshfetit, se vjen një ditë që nuk do të kemi kujt t’i drejtohemi për të kërkuar borxh... Shembulli i Greqisë na duket i largët, i huaj, për shkak të propagandës euforike e djallëzore të qeverisë, e cila na paraqet, qëllimisht, edhe pse e mbytur me borxhe, si vendi i vetëm që e ka sfiduar me sukses krizën botërore.
Opozita, duke u rënë në kurthin e “listave” të deputetëve, nuk po merret me “listat” e dyqaneve, aq më pak me faturat e papaguara ndaj kompanive, me shtimin e pakontrolluar të borxhit publik, i cili rritet çdo ditë, pa e kuptuar se nesër, po të vijë në pushtet, kur borxhi i fshehur të dalë sheshit, do t’i mbetet qeverisë së re laku në fyt, bashkë me borxhet e pashlyera ndaj kompanive të ndërtimit të rrugëve, të cilat, deri në zgjedhje, nuk do të pipëtijnë për shkaqe që dihen: nga frika e ndëshkimit... Teksa do të thellohet kriza e kur qeveria e re të mos ketë fuqi paguese dhe shlyese (ku do t’i gjejë paratë për të mbushur gjithë këto gropa të zeza?), Berisha, i cili, jo pa qëllim e amplifikon antikrizën dhe “vendet e para” si një sukses të vetin, nesër, në opozitë, ka për të deklaruar: E shikoni si e pësuat sa më larguat mua nga pushteti?... Dje ishit të lumtur, se unë rrisja rrogat dhe pensionet çdo vit, kurse tani ratë në krizë të thellë, aq sa nuk po merrni dot as rrogat e as pensionet. Dhe për të na shpëtuar nga gremina do të kërkojë urgjent zgjedhje të parakohshme...
Ky, me sa duket, është plani A, nëse i humb zgjedhjet. Por nëse e merr për të tretën herë pushtetin, ai do të detyrohet, për të shmangur krizën e pashmangshme, të bëjë reforma më të ashpra dhe më drastike se ato të Greqisë, duke i dhënë të drejtë morale vetes të justifikohet e të thotë: Mua më votuat për të tretën herë, më mandatuat që të bëj këto reforma, ndaj tani heshtni dhe... dhe shtrëngoni edhe më tepër rripin! Provoni të bëni protesta, si më 21 janar!... Nuk ka tjetër rrugëzgjidhje, se, afërmendsh, BE dhe SHBA nuk kanë për të na dhënë disa miliarda euro për të na shpëtuar, si u dhanë vendeve anëtare të BE-së.
Në të dyja këto variante të mundshme, i fituar synon të dalë Berisha dhe klani i tij. Kurse për ta paguar borxhin, përsëri do të jemi të detyruar ta paguajmë disafish më shtrenjtë ne, njëlloj si në kohën e piramidave; ne, borxhlinjtë e thjeshtë që rrimë e vështrojmë krerët si molloisin e i hedhin romuze njëri-tjetrit... E vetmja “prokopi” do të jetë të dëgjojmë sërish thirrjen: “Përpara!” Se nuk do të kemi mundësi e takat të shkojmë në kazino, në llotosport, e as t’i kërkojmë borxh një të afërmi, se edhe ky do të jetë më zi se ne... Por, ç’mund të ndodhë realisht në një të nesërme të tillë, me siguri që as vetë Zoti nuk e parashikon dhe nuk e di!