Arben Malaj, si rast konceptual
Listat e reja të grupit të ardhshëm parlamentar të PS, lanë jashtë, ndërmjet të tjerëve edhe Arben Malajn, i cili vendosi të kandidonte i pavarur në të njëjtën zonë ku ka qenë. Ish ministër i Financave dhe i Ekonomisë, Malaj nuk ka shkëlqyer, por edhe kush ka qenë përpara e pas tij në ato poste, nuk është dalluar për shkëndija gjenialiteti. Aktualisht Malaj nuk është se kishte shumë konkurrentë në fushën e financave. Së fundmi në PS ka zënë rrënjë koncepti se ekonomia është diçka si matematika elementare e mbledhje-zbritjeve në tregun e çamëve, duke ngatërruar kategoritë dhe mbushur radhët me biznesmenë në vend të ekonomistëve.
Qëndrimet e tij kanë qenë disa herë në kundërshtim me ato të kryetarit të PS-së. Siç thotë vetë, janë qëndrime që i ka mbajtur më përpara në kryesi. Pra nuk mund të kritikohet për procedurë institucionale, nëse sa thotë është e vërtetë, ashtu siç nuk mund të thuhet se rruga elegante që propozonte, apo disa qëndrime spitullaqe të pretenduara nga Malaj, nuk mund të aplikohen kur përballë ke një njeri të dhunshëm.
Por le të vijmë në momentin aktual. Me një mbledhje që në terminologjinë ushtarake njihet si “blitzkrieg”-luftë rrufe, kryetari i PS-së Edi Rama, prezantoi listën e deputetëve. Malaj mungonte në të. Sistemi elektoral që kemi adoptuar, është i tillë që partia nuk pyet shumë për kandidatët pasi elektorati voton partinë. Por kjo nuk do të thotë që të mos respektohen procedurat demokratike brenda partisë. Një rrugë normale, do të kërkonte shqyrtimin e kandidaturave dhe arsyet pse duheshin promovuar të rinjtë që hynin dhe mangësitë dhe shkaqet që çonin në moskandidimin e atyre që dilnin. Duhej të ishte një proces disa mujor dhe jo i bërë në minutat e fundit përpara finishit. Njerëzit që përjashtohen, kanë të drejtë të dinë arsyet pse ju ndërpritet një karrierë për të cilën kanë vite që investojnë. Arben Malajt mund t’i thuhej se nuk kandidonte se është i padëshiruar nga baza, se ka dalë kundra rrymës së partisë, se është shok me Ridvan Boden dhe shumë arsye që duhet të ishte kryesia që do ti vlerësonte dhe votonte qoftë për të, qoftë për këdo që hyri e doli. Mund të kishte njëqind arsye pse ai nuk duhej të ishte pjesë e grupit, por minimalisht ka të drejtën e njohjes me arsyet pse karriera e tij po ndërpritet dhe se kjo që po i ndodh, nuk është çështje gustosh të kryetarit të partisë. Kjo procedurë duhej shtrirë në Asamblenë Kombëtare të Socialistëve, pasi njerëzit që janë investuar në këtë parti, kanë lënë peng kontributet dhe emrin e tyre. Kanë të drejtën të shprehen për komandantët që do ti çojnë në luftë, siç kanë të drejtë të kërkojnë llogari për emrat. Këto zgjedhje nuk janë basti i Edi Ramës. Ramës nuk i lejohej që pas tetë vjetësh në opozitë, të hidhte në bast katër vjet jete të tjera të çdo socialisti, pa ju kërkuar mendimin. Por kjo ka ndodhur, dhe tashmë jemi në një moment të faktit të kryer.
Problemi i së ardhmes është sjellja ndaj Arben Malajt, si koncept i trajtimit të kundërshtarit, për mos vërtetuar plotësisht thënien se “e majta ha bijtë e vet”. Fillimisht Partia Socialiste duhet të bëjë kujdes që ndonjë mëzat i ri, qejfli që të bjerë në sy të shefit për zellin e tij, mos ti organizojë protesta apo prishje takimesh. Edhe i përjashtuar nga PS-ja, derisa kjo e fundit nuk ka paraqitur ndonjë fakt apo ngritur akuzë se ka shitur votat e forcës politike ku bën pjesë, apo ka sabotuar fitoren e saj në të shkuarën, Malaj gëzon respektin e armëve si një ish bashkëluftëtar.
Një problem tjetër, është klasifikimi i përkatësisë së njerëzve në socialistë ose jo. Le të themi se qenia socialist, ka të bëjë me qëndrimin ndaj pronës, taksave, ndihmës së njerëzve në nevojë, qenia e shteti një kujdestar apo arbitër i luftës së individit në jetën e përditshme, me qëndrimin ndaj pronës publike, qëndrimin ndaj shëndetësisë dhe njëmijë probleme të tjera ideologjike. Markën “socialist” njeriu e fiton me punën dhe bindjet e tij, dhe jo nga teserat që shpërndan ekonomati i PS-së, apo klasifikimet e ndonjë burokrati tek selia e partisë. Dikush mendon se Malaj nuk duhet të jetë pjesë e kandidaturave të PS. Ashtu siç është e drejta e Malajt ti thotë vetes socialist dhe të kandidojë për të vazhduar karrierën. Më tej, është fjala e sovranit.