E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiç: Kisha Serbe si në periudhën e inkuizicionit

SERBI - Deklaratat e përfaqësuesve të Kishës Ortodokse Serbe në një miting, ku u shprehën kundër marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, nga kryeministri serb, Ivica Dacic janë cilësuar si një veprim i papërshtatshëm ndaj shtetit serb.

Kryeministri serb ua përkujtua peshkopëve se Kisha dhe qeveria kanë detyra krejtësisht të ndara në vend.

“Ndonjëherë pyes veten se çfarë është me të vërtetë perëndia”, tha Dacic në një deklaratë që ia dha agjencisë Beta, nga SHBA-ja, ku gjendet për një vizitë zyrtare.

Dacic tha se askush nuk e konteston që Kisha Ortodokse Serbe shpreh mendimin e saj në lidhje me veprimet e qeverisë, por, sipas tij, kjo nuk është e ligjshme për Kishën, pasi shpreh kërcënime të hapura për autoritetet, transmeton Indeksonline.

“Askush nuk e konteston të drejtën e Kishës Ortodokse Serbe dhe kushdo tjetër që nxjerr në pah pikëpamjet e tyre, por askush nuk ka të drejtë të kërcënojë askënd dhe të sillet si në inkuizicion”, tha kryeministri.
(ar.ku/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›