Rummenigge: Bayern-Dortmund nuk është si ‘El Clasico’
Drejtori i Bayern Munich, Karl Heinz Rummenigge, ka deklaruar se ndeshjet mes Dortmundit dhe Bayernit nuk kanë ngjarje kontroverse në vete aq sa kanë ndeshjet e gjigantëve spanjoll Barcelona dhe Real Madrid.
Dortmundi takohet me Bayernin në Wembley për trofeun e Ligës së Kampionëve më 25 maj dhe pas barazimti 1-1 në Bundesliga javë më parë, ku kishte zhvillime kontroverse në fushë, është Rummenigge ai që ka qetësuar gjakrat para duelit titanik.
“Të dyja klubet, Dortmundi dhe Bayerni, duhet të sigurohen që të mos e bëjnë rivalitetin e madh gjerman sikurse atë që është në Spanjë”.
“Ne bëjmë mirë t’u qasemi ndeshjeve me seriozitet të lartë dhe të respektojmë historinë e futbollit, e të mos vëmë benzinë në zjarr”, ka thënë Rummenigge.
(ar.ku/tg/BalkanWeb)