Borxhliu vret pronarin e lokalit per 60 mije leke te basteve
06/12/2010Shkoi per tu sqaruar per borxhin i ngul thiken 40-vjecarit i plagos kusheririn
TIRANE- Borxhi per skedinat e basteve te futbollit eshte bere shkak qe nje 40-vjecar te vritet me thike dhe nje tjeter te plagosej pasditen e djeshme ne Tirane. Burime nga policia bejne te ditur se ngjarja ka ndodhur ne Laprake ne zonen e njohur si kompleksi Malajziani ndersa eshte bere i mundur arrestimi i autorit. Pas sinjalizimit per ngjarjen e rende policia ka mberritur ne vendngjarje ku ka zbuluar detajet e krimit te ndodhur. Nga hetimet paraprake mesohet se vrasja ka ndodhur pas nje grindje per motive banale ne nje nga lokalet e zones kur 32-vjecari Ferat Skataj ka nxjerre nje thike dhe ka goditur fillimisht 40-vjecarin Murat Mataj duke e lene te vdekur. Me pas te njejten thike e ka ngulur ne trupin e kusheririt Petrit Mataj i cili u transportua menjehere ne spital me plage te renda. Informacionet e fundit bejne te ditur se Ferat Skataj i ka pasur para borxh Murat Matejs i cili ishte edhe pronari i kompleksit Malajzani. Autori i krimit vinte shume skedina lotoje ne kompleksin e viktimes. Deri me tani i kishte borxh 1 milion leke te vjetra. Ne te shumten e rasteve edhe nuk paguante por kjo loje e tij arriti te zgjaste shume. Para tre muajsh Ferat Skataj i kishte shlyer nje borxh prej 400 mije lekesh te vjetra ndersa tani kishte per ti dhene edhe 600 te tjera. Dje autori i krimit u shfaq pas mesdites me idene se do te sqarohej me Muratin. Asi eshte shprehur se po mundohej te mblidhte parate per ti shlyer borxhin por sic duket viktima nuk e ka besuar dhe keshtu ka nisur sherri. Gjate momentit te takimit te tyre mesohet se viktima ka qene i shoqeruar nga kusheriri Petrit Mataj i cili mbeti edhe i plagosur pasi nderhyri per te qetesuar sherrin ndermjet dy burrave. Ne ato momente autori i krimit ka nxjerre nje thike qe e kishte te fshehur nen xhakete dhe ka qelluar mbi pronarin duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Me pas Skataj i ka drejtuar mjetin e krimit kusheririt te viktimes duke e plagosur ate rende i cili per momentin ndodhet ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Menjehere pas ketij krimi autori i kesaj ngjarjeje eshte larguar nga vendngjarja per tu arratisur ne drejtim te pa ditur. Pak ore me vone policia ka bere te mundur arrestimin e tij ne zonen e Kamzes.