E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis armepushimi terhiqet disa centimetra uji

06/12/2010Ndryshon situata ne Shkoder serish te izoluar dhjetera familje ne banesat e tyre

VIRTYT ABDYLI

SHKODER- Renia e nivelit te shkarkimeve nga hidrocentralet e kaskades se lumit Drin pushimi i reshjeve qe mbremjen e se shtunes dhe dalja e diellit gjate gjithe dites se diel ka permiresuar situaten e krijuar nga permbytjet keto pese ditet e fundit ne qarkun e Shkodres.

Ndalet uji...

Kryesisht shkarkimet e uleta te hidrocentraleve kane sjelle moszgjerimin e hartes se zonave te permbytura terheqjen e ujit ne rreth 100 metra nga brendesia e lagjeve te qytetit dhe renien e nivelit te ujit ne aksin nacional Shkoder-Tirane tek harku i Berdices nga mbi nje meter ne rreth 30-40 centimeter. Qarkullimi ne kete aks te rendesishem nacional ende nuk ka filluar per shkak te nivelit te larte te ujit. Rreth nje meter ne hyrje te qytetit pikerisht ne lagjen Liria. Nderkohe banoret e zonave te permbytura duket se jane ndergjegjesuar per lenien e banesave te permbytura dhe sistemimin neper qendrat e pritjes te percaktuara nga Bashkia e Shkodres. Gjate gjithe dites se diel drejtuesit e njesive vendore perfaqesues te Shtabit te Emergjencave Civile te shtabit nderministror te forcave te policise dhe te ushtrise kane punuar pa pushim per evakuimin e te gjithe banoreve qe nuk iu pergjigjen thirrjeve te para per evakuim.

Banoret e izoluar

Njekohesisht forcat jane perqendruar dhe per shperndarjen e ndihmave ushqimore dhe e ujit te pijshem tek banoret qe qendrojne ne katet e larta te banesave neper fshatrat e permbytura por edhe tek banoret e lagjeve te qytetit qe jane izoluar neper katet e larta te pallateve. Por nderkohe qe shumica e banoreve jane evakuar nga fshatrat e izoluar nga uji dhe pjesa qe qendron ende ne katet e siperme te banesave furnizohet me ushqime dhe uje problemet jane shfaqur se tepermi ne lagjet Shiroke dhe Zogaj te qytetit te Shkodres. Ne keto lagje buze liqenit te Shkodres dhe ne rrugen e Shirokes niveli ujit ka shkuar mbi nje meter dhe eshte e pamundur qe edhe mjetet e larta te ushtrise te dergojne ndihma ushqimore dhe uje te pijshem. Banoret e ketyre lagjeve ankohen se tashme u kane mbaruar dhe rezervat ushqimore nderkohe qe me problem kane mungesen prej kater ditesh te ujit te pijshem. Forcat e ushtrise kane tentuar disa here te kalojne uren e Bunes por rreziku i permbysjes se nje kamioni nga demtimi i kesaj ure e vetmja qe e lidh Shkodren me dy lagjet ne fjale ka bere qe te nderpritet nderhyrja e ushtrise me kamione. Nga ana tjeter banoret e lagjes Bahcallek ku katet e para jane te permbytura dhe te gjithe jane ngjitur ne katet e dyta tek fqinjet prej dy ditesh kane filluar te marrin ndihma me ushqime uje te pijshem dhe medikamente. Ne lagjen Livadhe banoret qe i kane banesat e permbytura jane evakuar qe te gjithe dhe jane sistemuar ne konviktin e shkolles industriale. Nderkohe ne lagjet Salo Halili dhe prane ish-Zukth kashtave niveli i ujit ka rene ndjeshem por perseri banoret levizin per te kryer nevojat e tyre me ane te varkave.

Varke taksi....

Ne lagjet Perash Xhabije dhe Tophane niveli i ujit ka rene si dhe ka nje terheqje prej 100 metrash nga qendra. Banoret e ketyre lagjeve prej dy ditesh kane marre ndihma kryesisht buke dhe uje nga Bashkia. Per tu theksuar ne keto tri lagje eshte fakti se pas ndihmes vullnetare qe u dha dy ditet e para nga vete varketaret per levizjen e banoreve te bllokuar ne banesa dhe pallate dy ditet e fundit ka filluar transporti me pagese. Banoret e ketyre lagjeve shprehen se perqendrimi i varkave gomoneve e mjeteve te ushtrise ne komunat e permbytura per evakuimin e banoreve ka bere qe varketaret private te shfrytezojne momentin dhe te fillojne punen si taksiste. Gjate gjithe dites varkat taksi qendrojne ne keto lagje sidomos para pallateve te lagjes Xhabije ku ka me shume banore. Per te levizur nga banesat drejt dyqaneve ku shkojne per te blere ushqimet e nevojshme apo lokaleve per te pire nje kafe varketaret private kane vene tarifen prej 100 lekesh te reja per person nderkohe qe per tu kthyer ne shtepi qytetaret duhet te paguajne 200 leke te reja.

Pune pa nderprerje ne stacionin e pompave ne Dobrac

Perspektive optimiste nese nuk ka reshje

SHKODER- Per drejtuesit e Bashkise se Shkodres pushimi i reshjeve dhe dalja e diellit eshte shume optimiste. Sipas tyre uji sa vjen e terhiqet nga lagjet e qytetit. Megjithate situata ne lagjet e qytetit nuk duket se do normalizohet shpejt per shkak te tejmbushjes se liqenit te Shkodres dhe lumit Buna. Njekohesisht levizja e ngadalte e lumit Buna drejt Detit do sjelle dhe nje lirim te ngadalte nga uji te lagjeve te permbytura te qytetit te Shkodres. Por ndersa situata eshte ne permiresim per punonjesit e stacionit te pompave te ujit te pijshem ne Dobrac puna vazhdon prej 5 ditesh te jete teper e veshtire dhe voluminoze. Ne kete stacion te nje rendesie te vecante per qytetin e Shkodres ka nje perqendrim vemendje nga qeveria pushteti vendor por edhe nga vete punonjesit te cilet punojne per ta mbajtur ne funksion ne menyre qe te mos kete nderprerje te furnizimit me uje te pijshem por edhe per ta mbajtur ujin e paster. Njekohesisht drejtuesit e qeverise po perqendrohen dhe tek nenstacioni qe furnizon me energji elektrike kete stacion te ujit te pijshem. Nenstacioni duhet te mbahet pa asnje defekt pasi nderprerja me e vogel e furnizimit me energji te stacionit te pompave do te kishte pasoje rrezikun e rivenies ne pune te ketij stacioni jetik per qytetaret e Shkodres. Puna e panderprere e punonjesve te stacionit te pompave te ujit te pijshem te Dobracit eshte vleresuar nga vete zv/kryeministri Ilit Meta i cili ka theksuar se ata kane bere dhe po bejne nje pune heroike ne kete stacion.

Ndertimet ne kolektor mbajne te permbytur Plazhin

Braktisin shtepite marrin banese me qira

DURRES- Pjesa me e madhe e familjeve te permbytur nga shirat e diteve te fundit ne Plazhin e Durresit kane lene shtepite e tyre per te jetuar me qira. Pergjithesisht jane banore te vendosur ne dy anet e kanalit te madh qe pershkon mes per mes Plazhin nga Plepat deri tek Ura e Dajlanit. Ndonese nuk ka statistike te sakte per numrin e shtepive dhe lokaleve nen uje mesohet se rreth 370 shtepi dhe 120 biznese e lokale te ndryshme sherbimi ne Plazh Shkozet NISH Tulla prane Gjykates se Apelit dhe ish-agroeksporti Spitalle e Porto Romano kane apeluar per ndihme. Permbytja ne keto zona me se shumti eshte shkaktuar nga indiferentizmi i bashkise per te investuar ne kohen e duhur ne sistemimin e ujerave te bardha e te zeza. Kanali qe pershkon Plazhin eshte thuajse i bllokuar tek Ura e Dajlanit ne pjesen qe kalon nen mbikalimin e madh duke ndikuar ne fryrjen e ujerave dhe derdhjen e tyre ne oborre e shtepi aty rrotull. Balte ujera te zeza dhe rrezik epidemie shfaqet situata edhe ne Nish Tulla e Shkozet per thuajse te njejtat arsye. Ndryshe nga kanali i Plepave ketu situata eshte e tille prej vitesh dhe pavaresisht ankesave pambarim te banoreve bashkia nuk e ka pare te arsyeshme te investoje. Ne shtepite e banoreve ne Nish Tulla ku jane vendosur shume familje te njerezve me ngjyre uji brenda ne shtepite njekateshe arrin deri ne 60 cm duke nxjerre jashte perdorimi cdo gje. Edhe Keneta e Spitalla jane perfshire ne harten e zonave me rrezikshmeri permbytje nga mungesa e investimeve ne pastrimet e kanaleve apo edhe bllokimet me ura betoni gardhe e themele te betonta te kanaleve te medha dhe shtreterve te tyre. Konkretisht me mire eshte situata ne Shen Vlash Arapaj Sukth Manez Shijak Fushe-Kruje e Bubq zona keto te prekura rende nga reshjet e permbytja te premten e te shtunen. Prefekti Genci Alizoti ka thene se gjithcka eshte nen kontroll dhe se po merren masa per te larguar ujin ne ato zona ku ende ka probleme. Bashkia do te shpenzoje 130.5 milione leke per nderhyrje ne disa nyje problematike ne Durres e rrethina te cilat kane shkaktuar permbytjen ne Plazh Shkozet Nish Tulla Spitalle Porto Romano Shkallnur Arapaj Shen Vlash dhe rreshqitje te dherave. Shpalla e gjendjes se emergjences ne qarkun e Durresit per shkak te permbytjes ne disa zona ka detyruar Keshillin Bashkiak te mblidhet dhe te zhbllokoje fondin qe ka kursyer bashkia nga prokurimet per vitin 2010. Xh. Gradica

Dem te madh ekonomik per tregtaret dhe fermeret

Situate e rende permbytjeje ne Fier

Vizitojne te demtuar Mesila Dodaj dhe Arben Malaj

FIER- Shtepi dhe objekte te ndryshme te vendosura pergjate brigjeve te lumit Gjanica ne qytetin e Fierit jane permbytur nderkohe qe shume fshatra jane perballur me intensitetin e larte te ujerave siperfaqesore. Por demet materiale kane qene te medha dhe kane prekur edhe tregtaret e tregut industrial duke u shkaktuar probleme tregtareve. Drejtues te bordit te kullimit prefektures se qarkut Fier si dhe te Shtabit te Emergjencave Civile jane munduar te mbajne nen kontroll te panderprere situaten per prurjet e lumenjve Vjose dhe Seman. Sipas prefektit Bujar Hasa mesohet se ne mesnate dhe gjate dites se djeshme prurjet e lumenjve Vjose dhe Seman nuk e kane kaluar piken kritike cka ka paraqitur nje situate prurjesh te permiresuar. Pas angazhimit per te perballur rastet emergjente po mbajme lidhje dhe kontroll mbi gjithcka. Aktualisht situaten e kemi nen kontroll ka thene prefekti Hasa. Sipas autoriteteve lokale jane afro 50 shtepi te permbytura ne qytet kryesisht ne lagjen 1 Maj aty ku prurjet e lumit Gjanica kane qene me te shumta. Demet ne banesat dhe ndertesat qe shtrihen pergjate lumit Gjanica jane te medha. Banoret thone se u jane shkaterruar banesat. Ata kane mundur te shpetojne vetem pak sende te cilat arriten qe ti nxirrnin. Ne dy vatrat e permbytura te lagjes 1 Maj por pak edhe Liri Gero ne Fier kane qendruar ne gatishmeri grupe te shtabit te emergjences. Permbytje ka pasur edhe ne fshatin Shtyllas te komunes se Levanit ku disa shtepi jane pushtuar nga uji. Gjithashtu nga permbytjet e banesave dhe tokave bujqesore eshte prekur edhe fshati Cerven i komunes Frakull si dhe fshatrat Kute e Corrush ne Mallakaster. Madje edhe ne Ferme-Clirim ka pasur permbytje. Banoret per ti shpetuar permbytjeve i jane drejtuar te afermve ne zonat me pak te rrezikuara ndersa nje pjese tjeter kane shkuar ne Vlore. Banoret kane mundur te heqin nga shtepite gjene e gjalle ndersa presin me padurim uljen e prurjeve te ujit. Banoret kane kerkuar ndihme per te perballuar situaten e cila sipas prefektit Hasaj eshte ne kontroll. Prefekti Hasaj i cili ka shkuar disa here me grupin e emergjences ne zonat me problematike pohon se situata eshte e rende por jo alarmante Kete problem kemi per cdo vit-thone te alarmuar banoret. Ne nje pjese te gjese se gjalle i kemi larguar dhe cuar tek te afermit ndersa orendite shtepiake dhe banesat jane ne pike te hallit. Shtabi i emergjences dhe prefekti Hasaj jane shprehur se jane marre te gjitha masat per perballim te situates. Sipas tij niveli i larte i ujit mbi uren e lumit Vjose kane nxjerre jashte funksionit cdo barriere te vershimit te saj dhe ka filluar evakuimi i banoreve dhe deme ne njerez nuk ka pasur. A. Damini

Pritet ndihma e qeverise

Deputetet Mesila Doda dhe Arben Malaj kane ndjekur nga afer situaten e krijuar per shkak te permbytjeve. Sipas tyre situata eshte e rende por jo e pakapercyeshme. Duket se situata eshte e rende shpresoj mos te kete me prurje te lumit Vjosa-ka thene Malaja ne zonen e Mifolit midis Fierit dhe Vlores. Duhet te ndihmohen banoret e zones dhe keta duhet te ndihmohen per te shpetuar pasurine qe mezi e kane vene gjene e gjalle dhe produktet bujqesore. Permbytja eshte e rende dhe duhet te vleresohet nga qeveria pasi shpesh here ne menyre te vazhdueshme kjo zone permbytet dhe njerezit jane frikesuar nga kjo situate.

Gjirokaster

Mot i kthjellet normalizim ne rruge

GJIROKASTER - Pas reshjeve qe vijuan gjate dites se djeshme mengjesi i dites se diel i ka gjetur banoret e Gjirokastres me diell dhe ulje disa grade te temperaturave.

Burimet zyrtare nga Shtabi i Emergjences Civile ne prefekturen e Gjirokastres pohojne se ndersa reshjet nuk krijuan probleme serioze per banoret negativisht ndikoi mungesa e energjise elektrike si pasoje e permbytjes se nenstacionit te vjeter elektrike nga lumi Drino.

CEZ Shperndarja ka raportuar se specialistet e saj po punojne per ti kthyer energjine elektrike konsumatoreve te Gjirokastres u shprehen burimet. Ato shtuan se Drejtoria rajonale e Rrugeve ne bashkepunim me Inspektoratit e Qarkullimit Rrugore kane normalizuar te gjitha segmentet rrugore qe deri dje ishin problematike per automjetet. Aktualisht situata eshte ne kontroll por theksoj se mungesa e energjise elektrike i dyfishon problemet per banoret ne jug te vendit shprehet Mimoza Como prefektja e Gjirokastres. Qarku i Gjirokastres ka siperfaqe prej 2.884 km katror ndodhet 235 metra mbi nivelin e detit perfshin tre rrethe Gjirokastren Permetin dhe Tepelenen me 103.690 banore. T. Skuqi

SARANDE

Nje pjese e fushes se Vrionit

nen pushtetin e ujit

SARANDE - Ne rajonet e Sarandes dhe Delvines edhe pse jashte hartes se situates se emergjences u regjistruan sasi te jashtezakonshme shiu dy ditet e fundit dhe per pasoje eshte permbytur fusha e Vrionit por pa deme serioze njoftoi me linje telefonike Gjergji Mano nenprefekt i Sarandes. Bordi i emergjencave ne nenprefekturen e Sarandes ka inspektuar ne terren dje dhe sot kaskadat e lumenjve dhe argjinaturat e tokave fatmiresisht kane funksionuar tha Mano duke shtuar se deri tani nuk jane regjistruar deme serioze ne bujqesi dhe blegtori.

Lumi i Kalases ne rrjedhen e tij ne afersi te Ures se Gajdarit rreth 5 km larg Sarandes nuk ka qene i qete as diten e sotme dhe fshataret jane me friken e vershimit te tij nga prurjet qe vijne nga malet tha Mano. Ai ben te ditur se ne aksin rrugor Vlore-Sarande qarkullimi kryhet me nje kalim ne rrugen e Bregdetit sidomos ne dalje te fshatit Piqerasit. Saranda eshte pika me jugore e Shqiperise e shtrire mes kodrash qe bien ne brigjet e detit Jon. Siperfaqja e Sarandes eshte rreth 2.200 ha dhe shtrihet nga Kepi i Dentes deri ne Kepin e Paledhes ne veri-perendim. Klima eshte tipike mesdhetare 270-300 dite me diell ne vit. Temperaturat me te larta ne vere jane 25-27 grade celsius dhe ne dimer 0-2 grade celsius ndersa mesatarja vjetore 17-180 grade celsius. Temperaturat e ujit jane mesatarisht 16.3 grade celsius ne dimer dhe 24.2 grade celsius ne vere. Sasia e reshjeve varion 1.600-1.800 mm shi ne vit. T. Skuqi

Bllokohet aksi nacional Elbasan-Gramsh

Librazhd evakuohen 4 familje

nga rreshqitjet e dherave

Banoret e 4 shtepive qe rrezikojne shembjen nga renia masive e dherave nga shpati i kodres ne fshatin Karkavec te komunes Qukes ne rrethin e Librazhdit po evakuohen nga Shtabi i Emergjences se qarkut te Elbasanit. Mesohet se kater familje ne aksin rrugor Librazhd - Stebleve ne fshatin Karkavec rrezikojne te mbulohen nga masivi i dherave qe bien nga kodrinat ndaj Shtabi i Emergjencave me ndihmen e banoreve kane nisur evakuimin e njerezve dhe plackave duke i sistemuar tek te afermit. Aksi rrugor Stebleve - Karkavec eshte i bllokuar si pasoje e dherave ndersa punetoret e rrugeve rurale vazhdojne punen per zhbllokimin e tij. Ne muajin janar ne fshatin Karkavec rrezikuan shembjen 10 banesa nga rreshqitjet masive te dherave. Nderkohe prurjet e shumta te lumit Devoll kane bere te pakalueshem segmentin rrugor Cerrik-Gramsh. Nga informacionet prej Drejtorise se Emergjencave mesohet se eshte permbytur Ura e Banjes duke e bere te pakalueshem segmentin e poshtem. Lartesia e ujit mbi ure eshte rritur akoma me shume duke perfshire edhe disa pjese te ketij segmenti te cilat tashme jane nen uje. Ky aks vazhdon te jete i permbytur eshte i bllokuar qarkullimi kryhet nga aksi Gramsh-Drize-Kacivel-Llixhe. Nderkohe Bordi i Kullimit ka arritur te riparoje provizorisht argjinaturen e Shkumbinit ne afersi te fshatit Muriqan te rrethit te Elbasanit. Sipas drejtorit te Bordit te Kullimit Kushtrim Aliaj situata eshte nen kontroll dhe po pergatiten preventivat per nje nderhyrje perfundimtare ne argjinatura me permiresimin e kushteve atmosferike. L. Lleshi

Berat

Nen uje 66 banesa bllokohen rruget

BERAT- Prefektura e Beratit ka mbledhur dje ne nje takim urgjent pas situates se krijuar nga permbytjet perfaqesuesit e emergjencave civile ku eshte analizuar gjithe situata e krijuar ne kete qark. Ne takim e zhvilluar mesditen e djeshme ka marre pjese zevendes ministri i Brendshem Ferdinand Pone si dhe drejtues te bashkive dhe komunave te prekur nga permbytja e dites se shtune. Ka qene prefekti i qarkut te Beratit Bujar Hoxhaj i cili ka bere me dije situaten e krijuar nga permbytja e shkaktuar nga vershimi i lumit Osum dhe perrenjve ne kete qark. Keshtu nga verifikimet e bera deri tani nga Shtabi i Emergjencave Civile rezulton se problematike vazhdon te mbetet situata ne Bashkine e Corovodes ku tete mije banore nuk kane uje te pijshem ne banesat e tyre. Si rezultat i vershimit te perroit te Guakut ne kete qytet eshte demtuar dhe ka dal jashte funksionit ujesjellesi dhe dje eshte urdheruar qe Reparti i P.M.N.Z.SH-se te nise furnizimin e banoreve me uje te pijshem nepermjet boteve. Plot 66 banesa rezultojne te permbytura ne te gjithe qarkun nderkohe qe banoret u evakuan gjate nates se te shtunes dhe ndodhen pjeserisht tek te afermit e tyre dhe pjeserisht ne konviktet e shkollave. Keshtu ne lagjen Gorice si pasoje e bllokimit te kanalizimeve uji eshte futur ne 11 banesa dhe dy familje jane strehuar prane konviktit te shkolles Pedagogjike. Ne bashkine e Ures Vajgurore u be evakuimi i 13 familjeve me 55 persona operacion ky qe ka zgjatur deri ne oret e para te mengjesit te se dieles. Ne komunen Perondi te rrethit te Beratit u evakuuan dy familje me 7 persona dhe 170 krere bageti ne fshatin Arez u evakuuan 20 familje ne komunen Kozare te rrethit te Kucoves u evakuan 20 familje. Problematike eshte paraqitur gjate dites se shtune situata dhe ne rruget nacionale Poshnje Ura e Kucit Frasher- Cerrit rruge per te cilat eshte kerkuar nderhyrja e Ndermarrjes se Bordit te Kullimit per hapjen e tyre. Si rezultat i vershimit te lumit Osum dhe perrenjve qindra hektare toke mbjelle me perime te stines jane tashme nen uje ne shume fshatra te rretheve Kucove Berat e Skrapar. Zevendesministri i Brendshem Pone qe qeveria te investoje sa me shpejte fonde per te eliminuar problemet e shkaktuara ne njesite e tyre vendore qe u preken nga kjo situate. Nga ana e tij zevendesministri Pone u shpreh se qeveria ka ne vemendje Beratin ashtu sic ka ne vemendjen e saj Fierin Durresin e Shkodren. S. Gorrica

Vlore

Del Vjosa permbyten disa

banesa dhe toke bujqesore

VLORE- Vjosa ka dale nga shtrati duke shkaktuar problem ne disa zona ne rrethin e Vlores. Niveli i ujit ka qene i larte madje ne ngritje deri rreth ores 10.00 te paradites nderkohe qe situata e lehtesuar e reshjeve ka bere qe te stopoje ngritja e nivelit te lumit dhe te permbyten vetem ato zona qe ishin te pritshme qe e kane vuajtur perhere nivelin e larte te reshjeve.

Konkretisht ne oret e para te mengjesit eshte bllokuar ne tre kilometra aksi qe lidh Selenicen me Vloren si pasoje e ujit vendi i quajtur Qafa e Malit eshte permbytur duke bere aksin te pakalueshem gjate gjithe paradites. Pas kesaj fryrja e lumit Vjose ka prekur zonen e Novoseles. Aty jane permbytur me dhjetera banesa te cilat jane ndertuar ne buze te bregut te lumit dhe qindra hektar toke. Fshati Bishan eshte prekur ne pjesen periferike te tij ne afersi te varrezave te fshatit dhe ketu jane permbytur disa hektar toka. Situata ne fakt ka qene e parashikuar deri ne kete nivel permbytje dhe fatmiresisht banoret e zones se bregut te lumit ne Novosele kane braktisur me pare shtepite. Po ashtu nuk ka pasur deme as ne gje te gjalle. Uji ka marre e mbuluar vetem toka bujqesore ritual i perhershem i Vjoses. Ndertimi e forcimi i argjinaturave ne shume pjese te tij ka mbrojtur zonat ne vijederdhje te lumit dhe si rrjedhim situata ka qene nen kontroll. Shtabi i emergjences eshte mbledhur e ka qene ne gatishmeri qysh pasditen e djeshme. Aktualisht situata eshte nen kontroll nderkohe nga kontaktet me drejtues te shtabit te emergjences na saktesohet se rreziku me i madh ka kaluar pasi edhe prurjet e Vjoses jane ne renie qe ne pjesen fillestare te tij. Situata sinoptike ne rrethin e Vlores eshte mjaft e mire cka ka sherbyer ne favor te zonave qe rrezikonin permbytjet. Gjithsesi situata eshte kaluar dhe ne rast se reshje sdo te kete ska asnje rrezik per permbytje me masive. Dh. Spiro

Blute ne krye te detyres ndihmojne njerezit ne perballimin e situates

Policia Morem 387 kerkesa per ndihme shpetuam 35 femije

Mariglen Mullai

TIRANE- Strukturat e Policise se Shtetit jane angazhuar maksimalisht per perballimin situates se krijuar per shkak te reshjeve te shumta te diteve te fundit ne qarkun e Shkodres si ne drejtim te dhenies ndihme banoreve te zonave te permbytura evakuimit te tyre ne rastet e nevojshme dhe transportit te bazes ushqimore dhe te gjese se gjalle ashtu dhe per menaxhimin e fluksit te levizjes ne akset rrugore dhe garantimin e sigurise publike. Burimet zyrtare thane se per menaxhimin sa me mire te kesaj situate dhe pergjigjen ne kohe te cdo kerkese per ndihme te qytetareve forcat policore jane angazhuar ne terren. Sherbimet e policise ne terren ne bashkepunim me forcat e ushtrise dhe strukturat e pushtetit vendor jane angazhuar direkt ne evakuimin e gjithsej te 11.960 shtetasve apo 2.850 familje si dhe 14.646 krere bageti. Veprimet e strukturave te Policise se Shtetit kryesisht kane qene te perqendruara dhe me intensive ne zonat me problematike si ne fshatrat e komunes Dajc ne fshatin Obot te komunes Ana e Malit ne fshatrat Mali i Jushit e Trush i Poshtem te komunes Bushat ne fshatrat e komunes Berdice ne fshatrat Kuc Renc e Vukatane te komunes Guri i Zi ne fshatrat Cas Pulaj e Rec te komunes Velipoje ne lagjet periferike te qytetit buze liqenit te Shkodres si dhe ne lagjet ne hyrje te qytetit. Te gjitha zonat e permbytura jane mbuluar me efektive policie te cilet jane atashuar prane komunave dhe ne fshatrat problematike me sherbim 24 ore pa nderprerje. Pergjate harkut kohor te kater diteve strukturat e Policise se Shtetit kane evidentuar gjithsej 387 kerkesa per ndihme nga familjare te zonave te permbytura te cileve u eshte dhene ndihma e nevojshme kryesisht per evakuimin e tyre per trajtimin mjekesor apo per sigurimin e bazes ushqimore. Me perparesi jane trajtuar rastet e personave te semure te te miturve dhe te moshuarve ku vetem gjate dites se djeshme jane evidentuar 37 nderhyrje te tilla ku jane evakuar dhe akomoduar ne qendrat e akomodimit rreth 35 femije te mitur si dhe ne dy raste jane derguar prane ambienteve spitalore nje e moshuar nga komuna Dajc dhe nje qytetare nga lagja Xhabiej qe eshte derguar prane maternitetit Shkoder per lindje. Gjithashtu me qellim per tu ardhur ne ndihme te gjithe shtetasve ne nevoje nga strukturat e policise krahas numrave pa pagese 129 dhe 126 jane vene ne dispozicion dhe 10 numra te tjere telefonik permes te cileve qytetaret mund te kerkojne ndihmen e sherbimeve policore. Strukturat e Drejtorise se Policise se Qarkut Shkoder ne bashkepunim me Forcat e Nderhyrjes se Shpejte kane marre ne ruajtje gjithashtu 3 argjinatura ne komunen Velipoje Bendin e Malit te Jushit ne komunen Bushat Stacionin e Pompave ne fshatin Trush Stacionin Qendror te Pompave ne fshatin Dobrac si dhe depon qendrore te ujit ne Tepe. Krahas angazhimit maksimal per perballimin dhe menaxhimin e kesaj situate nga Policia e Shtetit jane marre masa per perforcimin e sherbimeve policore ne te gjithe qarkun me qellim sigurimin e rendit e qetesise publike dhe parandalimin e goditjen e kriminalitetit. Vlen te theksohet fakti se gjate kesaj periudhe nuk jane evidentuar probleme apo ngjarje per sa i perket sigurise publike apo kriminalitetit jo vetem ne zonat e permbytura por ne te gjithe juridiksionin e qarkut Shkoder. Po ashtu sherbime te panderprera policie jane vendosur dhe ne te gjitha akset rrugore problematike me qellimin drejtimin e levizjes se automjeteve dhe moslejimin e kalimit te tyre ne zonat e rrezikut. Nderkohe nga sherbimet e Policise se Shtetit eshte realizuar gjithashtu dhe shoqerimi i autokolonave me ndihma ushqimore per zonat e permbytura. Ne vazhdimesi nga strukturat e Policise se Shtetit eshte mbajtur kontakt me efektivat e angazhuara me sherbim ne zonat e permbytura Zyren e Koordinimit Policor prane Shtabit te Emergjencave te ngritur prane Prefektures dhe Sallen Operative te Drejtorise se Policise se Qarkut per te marre informacion mbi situaten dhe nevojat e banoreve ne keto zona duke bashkepunuar me Shtabin e Emergjences per zgjidhjen e problemeve.

387 kerkesa per ndihme

37 nderhyrje te tilla

35 femije te mitur te shpetuar

2.850 familje te evakuara ose

11.960 shtetas te evakuar

14.646 krere bageti te evakuara

650 forca policore

3 helikoptere te Policise se Shtetit

10 kamione per transport

76 automjete te tjera te llojeve te ndryshme

14 mjete lundruese.

Numrat pa pagese 129 dhe 126

Eshte hapur dje aksi Vlore-Selenice dhe aksi Berat-Polican

MPPT Vijon te jete e renduar

situata ne rruget kombetare

Situata ne rruget kombetare vijon te jete e renduar sidomos ne pjesen veriore te vendit. Me perjashtim te aksit Vlore-Selenice i cili sipas njoftimit te Ministrise se Puneve Publike dhe Transportit eshte bere i kalueshem rreth ores 1620 te dites se djeshme per shkak te renies se nivelit te ujit. Gjithashtu eshte hapur per trafikun edhe aksi Berat-Polican pas bllokimit qe ka pasur si pasoje e shkarjes se skarpates mbi trupin e rruges ne vendin e quajtur Vertop tek mulliri. Ministria e Puneve Publike dhe Transporteve njoftoi se situata e rrugeve e shkaktuar nga reshjet e shumta te shiut te cilat kane shkaktuar ngritje te nivelit te lumenjve tej normave si dhe rreshqitje te dherave ka qene e veshtire. Si pasoje qarkullimi i mjeteve per ne Shkoder behet nga Mjeda ndersa qarkullimi per ne Muriqan kryhet vetem me mjetet e ushtrise. Edhe rruga per Shiroke eshte e bllokuar. Ne hyrje te qytetit Shkoder para ures se Bunes dhe te vendi i quajtur Harku i Berdices rruga eshte e pakalueshme pasi ka permbytje te rruges me lartesi te ujit rreth 1.7 m mbi rruge. Segmenti rrugor Shkoder-Harku i Berdices-Velipoje eshte i pakalueshem pasi eshte rritur niveli i ujit deri ne 1.8 m. Eshte pezulluar qarkullimi i mjeteve nga rruget dytesore. Segmenti rrugor Koplik-Dedaj-Boge eshte hapur per trafikun. Ne segmentin rrugor Shkoder-Hani i Hotit tek degezimi per Tamare ne distance rreth 1km pa shkuar ne dogane rruga eshte e bllokuar pasi uji mbi rruge eshte mbi 1m. Kalimi vetem per mjetet e renda thekson njoftimi i ministrise. Situata e detajuar jepet ne tabelen perkrah. Ne keto vende ku ka rreshqitje punetoret dhe makinerite e drejtorive rajonale te rrugeve kane qene te pranishem dhe kane bere nderhyrjet e nevojshme per riparimet e perkohshme ne menyre qe te mos pengohet qarkullimi i automjeteve. Ne segmentin Peshkopi-Muhurr-Qafe Draje rreth 5 km larg Muhurit vazhdon te jete e bllokuar. Ne segmentin rrugor Cerrik-Gramsh qarkullimi kryhet nga aksi Gramsh-Drize-Kacivel-Llixhe. Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve ne bashkepunim me Drejtorite Rajonale te Rrugeve dhe me firmat e kontraktuara per mirembajtjen e tyre vazhdon te jete ne akset perkatese qe paraqesin veshtiresi ose jane te bllokuara per te bere te mundur hapjen sa me te shpejte te trafikut.

Tabele

Ne segmentin rrugor Qafe Mali-Fierze ne vendin e quajtur Arrez Miliska.

Qarkullimi i mjeteve per ne Shkoder behet nga Mjeda.

Qarkullimi per ne Muriqan kryhet vetem me mjetet e ushtrise.

Rruga per Shiroke eshte e bllokuar.

Ura e Bunes dhe Harku i Berdices rruga eshte e pakalueshme.

Segmenti rrugor Shkoder-Harku i Berdices-Velipoje.

Segmenti rrugor Koplik-Dedaj-Boge eshte hapur per trafikun.

Ne segmentin rrugor Shkoder-Hani i Hotit tek degezimi per Tamare rruga eshte e bllokuar.

Ne segmentin rrugor Krume-Kam eshte shembur nje mur mbajtes.

Ne segmentin rrugor Bajram Curri-Fierze km 11 qarkullohet me nje kalim.

Ne Shishtavec ka shembje te herepashershme.

Segmenti rrugor Bujan-Fierze vazhdon te kete te njejtat probleme.

Segmenti rrugor Sopot-Bujan vazhdon te kete te njejtat probleme.

Ne aksin Lozhan-Moglice ka shkarje.

Ne segmentin Peshkopi-Muhurr-Qafe Draje rreth 5 km larg Muhurit vazhdon te jete e bllokuar.

Ne segmentin rrugor nga Burreli ne Milot ne 30-40 vende kane ndodhur shkarje dhe rruga eshte me nje kalim.

Ne kthesat e Klosit rruga eshte me nje kalim.

Ne Bulqize kalohet permes qytetit pasi unaza vazhdon te jete e permbytur.

Eshte permbytur Ura e Banjes.

Ne segmentin rrugor Permet-Carshove ne Badlonje rruga eshte hapur per trafikun.

Ne aksin rrugor Gjirokaster-Subash rruga eshte hapur per trafikun.

Ne pjesen fundore te aksit rrugor Lushnje-Fier rruga vazhdon te jete e permbytur.

Akuzat e mazhorances kreu socialist rrugetim ne zonat ku ndodhi katastrofa ujore

Rama Permbytjet pasoje e qeverisjes pa program e pa vizion

Oli Xhilaga

Situata e renduar e banoreve ne Shkoder si dhe akuzat e shumices ne pushtet detyruan kreun e Partise Socialiste Edi Rama te vezhgoje nga afer situaten reale ne te cilen eshte perfshire ky qark prej disa ditesh. Ne kete menyre gjate dites se djeshme kreu Rama vendosi te vezhgoje zonat e permbytura ku vec takimeve me banoret nuk harroi te leshonte dhe nje apel per mazhorancen qeverisese lidhur me hapat qe duhet te ndermerren per permiresimin e situates kritike te krijuar ne veriperendim te vendit. Keshtu pas inspektimit ne argjinaturen e Torovices kryetari i PS-se shkoi ne Shkoder per te pare nga afer gjendjen e qytetareve. Nderkohe duke u ndalur ne kete situate Rama beri thirrje per nje operacion radikal per te rindertuar sistemet mbrojtese ne Shkoder e ne te gjithe vendin. Kemi ndjekur qe ne sekonden e pare situaten ne Shkoder. Ajo qe vlen te thuhet eshte domosdoshmeria per nje operacion radikal i cili duhet te adresoje kete problem madhor vleresoi Rama. Gjithashtu ne prononcimin e tij te shkurter nga qyteti i Shkodres kryetari socialist u kunderpergjigj akuzave te ardhura ne adrese te tij nga ministri Sokol Olldashi. Sipas tij e vetmja makineri qe punon 24 ore ne kete vend eshte makineria e baltes kunder opozites. Po keshtu Rama kerkoi rishikimin e buxhetit te vitit 2011 dhe shprehu gatishmerine dhe mbeshtetjen e opozites per adresimin e te gjitha fondeve te parashikuara per investime ne infrastrukture per vitin e ardhshem. Kjo pasi ne vleresimin e tij eshte e domosdoshme qe te operohen plaget e hapura nga permbytjet ne Shkoder e ne te gjithe vendin.Shfrytezoj kete moment per te folur per problemin e njerezve per problemin e ketij vendi i cili sot po vuan permbytje te perseritura dhe qe do te vazhdoje te vuaje permbytje akoma me te perseritura ne rast se nuk do te ndermerret nje operacion radikal per te cilin ne jemi te gatshem te japim kontributin tone duke iu rikthyer buxhetit dhe duke i adresuar te gjitha fondet per investime publike ne infrastrukture per te operuar te gjitha plaget e tmerrshme qe i jane hapur ketij territori u shpreh Rama. Njekohesisht duke qendruar po ne kete linje kreu Rama shtoi se duhen eliminuar problemet qe sjellin keto permbytje katastrofike qe nuk jane veper e Zotit por jane pasoje e nje politike te mbrapshte pa sy pa program pa vizion pa plan qe synon vetem tu hedhe hi syve njerezve duke prere shirita elektorale. Sipas tij kjo situate tregoi qarte se qeveria nuk eshte marre me problemet e verteta te vendit me problemet qe mbajne vendin ne kembe. Per kete arsye Rama kembenguli ne faktin se duhet ti bejme veprat ashtu sic duhet te jene ndaj duhet te kemi nje plan e duhet te bejme nje pune te fokusuar permes nje operacioni qe duhet te jete masiv e radikal.

Qeveria Siguri maksimale per ujesjellesin e Shkodres

Meta Mbrojtja e ujesjellesit prioritet per te shmangur ndonje fatkeqesi

Zevendeskryeministri Iliri Meta ka shprehur dje nga Shkodra angazhimin e plote te qeverise per perballimin e situates emergjente qe ka perfshire kryeqendren e veriut. Gjithashtu ai i siguroi banoret e qarkut te Shkodres per sa i perket mbajtjes ne gjendje funksionale te ujesjellesit te Shkodres duke bere te mundur keshtu dhe shmangien e nje tjeter problemi qe mund ti perfshinte banoret e zonave te permbytura ne keto dite te veshtira per ta. Se bashku me ministrin e Puneve Publike dhe Transporteve Sokol Olldashin si dhe me kryetarin e Bashkise se Shkodres Lorenc Luken Meta inspektoi ne oret e para te dites se djeshme pompat e ujesjellesit te Shkodres ku u njoh nga afer me situaten ne stacionin e pompimit ku prej disa ditesh po punohet ne menyre te vazhdueshme per te mbrojtur stacionin nga uji ne menyre qe te garantohet furnizimi me uje te pijshem i qytetit te Shkodres dhe te mos kete probleme me furnizimin me energji elektrike. Ne jemi ketu bashke me ministrin Olldashi dhe me kryetarin e Bashkise z. Luka per te falenderuar te gjithe punonjesit e Ujesjellesit punonjesit e CEZ Shperndarjes punonjesit e bashkise perfaqesuesit qe kane ardhur nga Ministria e Puneve Publike dhe Drejtoria e Pergjithshme e Ujesjellesve per kete pune heroike prej kater ditesh e kater netesh qe eshte bere ketu per te mbrojtur kete stacion pompimi nga uji qe te garantohet furnizimi me uje te pijshem i Shkodres dhe te mos rrezikohet as furnizimi me energji elektrike. Meta theksoi se mbrojtja e ujesjellesit te Shkodres eshte nje nder prioritetet kryesore te Shtabit te Emergjences. Nder te tjera ai shprehu besimin se me punen qe eshte bere dhe po behet me angazhimin dhe perkushtimin e te gjithe autoriteteve nje gje e tille do te arrihet. Besojme se me kete angazhim dhe me kete perkushtim me gjithe mbeshtetjen qe ne u kemi dhene dhe do tu japim si qeveri padyshim qe besojme se do te arrihet qe te jete i mbrojtur problemi i ujesjellesit problemi i energjise elektrike per qytetin e Shkodres per banoret e Shkodres. Ky eshte prioriteti numer nje i Shtabit te Emergjences dhe gjithe autoriteteve tha Ilir Meta.

Shqiperia i kerkon zyrtarisht ndihme NATO-s dhe BE-se

Haxhinasto Kemi nevoje urgjente per varka dhe cadra

Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto u kerkoi dje zyrtarisht ambasadoreve te vendeve anetare te NATO-s nderhyrje me ndihma per perballimin e situates ne zonat e permbytura. Pas takimit te zhvilluar paraditen e djeshme me ambasadoret e vendeve anetare te NATO-s dhe BE-se ministri Haxhinasto tha se ka marre konfirmime per nisjen e ndihmave nga vendet ne aspektin bilateral. Gjate takimit Haxhinasto u shpreh se ne keto dite te veshtira primare eshte nevoja per sigurimin e varkave te vogla lundruese dhe cadrave. Me pas ministri Haxhinasto i informoi ne lidhje me situaten e emergjences civile te krijuar ku si pasoje e permbytjeve ne Shqiperi mijera familje jane detyruar te evakuohen dhe demet materiale jane teper te medha. Ne kete kontekst Haxhinasto theksoi se aktualisht asistenca e vendeve te BE-se dhe te NATO-s behet teper emergjente dhe jetike dhe u kerkoi ambasadoreve mbeshtetje dhe solidaritet ne keto momente te veshtira qe po kalon Shqiperia. Ai ka falenderuar ne menyre te vecante Greqine dhe Turqine per ndihmen e helikoptereve te cilet jane bere operative qe sot ne mengjes per te ndihmuar kryesisht personat e izoluar por edhe Italine per paketen e ndihmes qe ka derguar menjehere Austrine Kosoven dhe te gjithe vendet e tjera te cilat po asistojne ne menaxhimin konkret te situates. Haxhinasto theksoi se ka nje reagim pozitiv dhe shprehu besimin se ne oret e ardhshme do te jepen edhe kontributet perkatese nga secili vend.

Qeveria ne terren

Berisha Te gjithe ne ndihme te banoreve

Per perballimin ne menyre sa me efeciente te situates se krijuar ne zonat e permbytura te Qarkut te Shkodres me kerkese te vete Kryeministrit Berisha i gjithe kabineti qeveritar qe prej 2 dhjetorit gjendet i dislokuar ne qytetin e Shkodres per te drejtuar operacionet e Shtabit te Emergjencave Civile te thirrur qe ne daten 1 dhjetor. Caktimi i ministrave ne krye te shtabeve te emergjences te komunave por dhe te qytetit te Shkodres eshte bere sipas listes se meposhtme.

Keshtu Shtabi Qendror i Emergjences drejtohet nga zevendeskryeministri Ilir Meta.

Ne krye te shtabit ne komunen Dajc eshte ministri i Brendshem Lulzim Basha ne komunen Bushat ministri i Puneve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi ne komunen Velipoje eshte ministri i Mbrojtjes Arben Imami ne komunen Ana e Malit eshte ministri i Bujqesise Genc Ruli ne komunen Guri i Zi eshte ministri i Mjedisit dhe Ujerave Fatmir Mediu ne komunen Berdice eshte ministri i Shendetesise.

Ne qytetin e Shkodres eshte ministri i Financave Ridvan Bode se bashku me kryetarin e bashkise Lorenc Luken. Por gjithashtu ne Shkoder ndodhet edhe ministri i Arsimit Eqerem Tafaj.

Per bashkerendimin e operacioneve ne shtabet e emergjencave te kryesuar nga ministrat te pranishem jane edhe oficere madhore te Forcave te Armatosura si dhe drejtues te Policise se Shtetit.

Permbytjet ne Shkoder

Studentet apel per ndihme ndaj familjeve te prekura

Me kontributet e tyre edhe studentet do te asistojne ne ndihme te te permbyturve nga shirat e diteve te fundit ne Shkoder. Per tu ardhur ne ndihme familjeve te prekura nga fatkeqesia e ndodhur perfaqesuesit e rrjetit studentor Exelent kane hapur nje llogari bankare ku te gjithe studentet po edhe subjektet e ndryshme te biznesit mund te kontribuojne financiarisht. Keto te ardhura do te dergohen ne ndihme te njerezve ne nevoje te prekur nga fatkeqesia. Njekohesisht perfaqesuesit e ketij rrjeti u kane bere thirrje bashkemoshatareve te tyre ne te gjitha strukturat universitare te vendit po ashtu edhe subjekteve te biznesit qe te kontribuojne sado pak per tu gjendur prane familjeve ne komunat me te prekura nga permbytja ne qytetin e Shkodres. Megjithate pervec fondeve qe do te mblidhen ne llogarine bankare studentet kane vendosur qe fushaten sensibilizuese ta shtrijne ne te gjitha universitetet e vendit. Po ashtu pjese e kesaj fushate do te jene edhe nxenesit e shkollave te arsimit parauniversitar. Sipas afateve te percaktuara studentet pohojne se mbledhja e fondeve per keto shtresa do te zgjase derisa situata kritike ne veri te vendit te stabilizohet. Kjo nisme humanitare e ndermarre ne menyre vullnetare nga ky rrjet studentesh pritet te jape frytet e para ne ndihme te familjeve me te prekura nga fatkeqesia e ndodhur. Nga raportimet e bera pohohet se ndonese reshjet kane pushuar aktualisht situata ne veri te vendit vijon te mbetet e renduar. Njekohesisht per tu ardhur ne ndihme banoreve strukturat shendetesore do te ofrojne sherbim 24 ore prane zonave te prekura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›