E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytjet Fushe-Kruje banoret protestojne Duam demshperblim

FUSHE KRUJE-Permbytjet ne daten 3 Dhjetor ne Fushe Kruje kane shkaktuar sot revoltim te banoreve te demtuar ne kete qytet.
Dhjetra banore jane mbledhur ne qender te qytetit dhe protestojne nen thirrjet Askush nuk kujtohet per ne Duam demshperblim.
Edhe pse ne rruge jane fadromat qe po mundohen te heqin balten dhe shkurret qe ka sjelle uji i lumit Mezez pas daljes nga shtrati banoret thone se pushteti vendor nuk eshte shprehur keto dite per asnje ndihme ndaj demtimeve qe u jane shkaktuar ne biznese dhe banesa.
Banoret bllokuan dhe ngriten barrikada ne rrugen kryesore ne shenje protested he u shprehen se do te bejne te njejten veprim cdo dite derisa pushteti vendor te shprehet se do te marrin demshperblim dhe se ndihmat do te shkojne ne destinacionin e duhur.

Ne daten 3 Dhjetor nje situate e jashtezakonshme permbytjesh e ngjashme me Shkodren ndodhi ne Fushe Kruje. Niveli i ujit per shkak te daljes nga shtrati te lumit Mezez arriti ne 1.5 m ne dy lagje te qytetit Adem Gjeli e Bakushe Visha ndersa banoret u vune ne panik te plote per shkak gjendjes qe i perfshiu.
Dalja e lumit nga shtrati ndodhi si pasoje e reshjeve te shumta qe kane rene me intensitet keto ditet e fundit nderkohe qe u numeruan rreth 700 banesa te permbytura.
Uji i shumte qe pushtoi rruget e Fushe Krujes shkaktoi nje konfuzion dhe ne trafikun e qytezes nderkohe qe banoret u munduan te shpetojne cmunden nga banesat e dyqanet ne katet e para te ndertesave.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›