E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet studente ne vend te komisionereve politike

07/12/2010KQZ gjen mekanizmin per menjanimin e te patrajnuar ne procesin e 8 majit

Ne kuader te pergatitjeve per 8 majin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te trajnoje se bashku me komisioneret edhe nje grup studentesh. Keta te fundit do te hyjne ne detyre nese partite politike ndryshojne ne minuten e fundit komisioneret ose i zevendesojne ata me persona te patrajnuar. Vendimin Komisioni e mori gjate mbledhjes se djeshme kur diskutoi per strategjine e trajnimit te anetareve te komisioneve zgjedhore te niveleve te dyta dhe te treta per zgjedhjet e organeve te qeverisjes vendore 8 maj 2011. Komisioni me hartimin dhe zbatimin e kesaj strategjie synon permiresime te dukshme per procesin zgjedhor duke pasur parasysh rendesine e realizimit te zgjedhjeve te lira te ndershme dhe demokratike si dhe rendesine e rekomandimeve te OSBE-ODHIR-it. Strategjia ka si qellim permiresimin cilesor te performances se komisionereve zgjedhore eliminimin ne maksimum te fenomenit te zevendesimit te komisionereve te trajnuar shmangien e konflikteve te komisionereve gjate administrimit te procesit zgjedhor si dhe zbatimin korrekt te legjislacionit zgjedhor nga administrata e KQZ-se dhe strukturat ne varesi te saj. Drafti i plote permban proceduren e perzgjedhjes se trajnuesve kriteret e vleresimit dokumentacioni qe duhet te paraqesin rastet e shkarkimit te drejtat dhe detyrat e tyre si dhe strategjine per menyren e trajnimit te ketyre komisionereve ku perfshihen kohezgjatja numri i trajnuesve sipas qendrave te votimit etj. Perzgjedhja e kandidateve per trajnues do te behet me konkurrim te hapur dhe intervista me goje do tu jape perparesi kandidaturave me eksperience te meparshme zgjedhore por dhe me performance te kenaqshme ne punen e tyre te meparshme ne bashkepunimin me KQZ-ne duke u bazuar ne kriteret e percaktuara nga KQZ-ja. Disa nga kriteret kryesore te perzierjes jane te jene me arsim te larte avantazh juriste dhe avokate te kene aftesi trajnuese avantazh trajnues ne procese zgjedhore e dokumentuar te mos jene te zgjedhur ne organet drejtuese te partive politike si dhe te mos jene kandidate per kryetare bashkie a komune ose ne listat e kandidateve per keshilltare bashkie a komune per keto zgjedhje. Numri i trajnuesve te zgjedhur per trajnimin e anetareve te KZAZ-ve do te jete 40 ku secili trajnues do te trajnoje anetaret e KZAZ-ve te percaktuar nga DKTZEZ ne dy seanca trajnimi ne dite te ndryshme pas emerimit te tyre ligjor. Numri i trajnuesve te zgjedhur per trajnimin e anetareve te GNV-ve do te jete 71 dhe numri i trajnuesve per anetaret e KQV-ve do te jete rreth 250 dhe ndihmestekniket trajnues rreth 66. Referuar zgjedhjeve te kaluara te pergjithshme apo vendore ka pasur shpesh komisionere te patrajnuar per pasoje te zevendesimit prej tyre edhe ne castet e fundit nga partite politike qe gezonin te drejten e propozimit. Zevendesimi me studente duket eshte nje mekanizem i ri i patrajtuar me pare nga KQZ-ja aplikimi i se ciles pritet te sjelle rezultate pozitive.

Ruajtja e dokumentacionit

Menjehere pas shpalljes se rezultateve nga KZAZ-ja komisioni i dergon KQZ-se ne menyren e caktuar prej saj te gjitha kutite e vulosura te votimit me procesverbalet e votimit vulen e komisionit fletet e votimit te perdorura ne zgjedhje si edhe fletet e votimit te paperdorura. Me marrjen e kutive te votimit dhe fleteve te votimit te paperdorura dhe pas perfundimit te afatit per ankimet sipas ketij Kodi KQZ-ja hap te gjitha kutite e votimit nxjerr procesverbalet e votimit si dhe tabelat dhe procesverbalin e numrit te fleteve te votimit dhe ia dergon ato Arkivit Qendror te Shtetit ne menyren e caktuar prej tij. Te gjitha fletet e votimit dhe kunderfletet digjen nen mbikeqyrjen e KQZ-se.

KQZ ende asnje vendimmarrje

Ristani Djegia e fleteve te votimit sipas ligjit

Procesi jashte marreveshjeve politike

Kryetari i KQZ-se Arben Ristani rideklaroi se nuk do devijohet nga asnje prej neneve te Kodit Zgjedhor ne vendimmarrjen e institucionit qe ai drejton per djegien e fleteve te votimit qe u perdoren ne zgjedhjet e fundit parlamentare. Ne kohen kur socialistet jane ne pritje te pergjigjes se mazhorances per oferten e tyre Ristani tha se nuk mund te kete marreveshje politike qe te dalin mbi ligjin. Ai tha se pasi KQZ te vendose per pastrimin e kutive fletet do te digjen dhe materialet zgjedhore do te shkojne ne Arkivi e Shtetit pikerisht ashtu sic e parashikon neni 178 i ligjit te zgjedhjeve. Ne rast se do te nise puna per pastrimin e kutive rrjedhja e punes do te jete ajo qe parashikon Kodi Zgjedhor. Ne rast se do te vendoset per tu hapur dhe riperdorur do te digjen fletet e votimit dhe kunderfletet dhe do te shkojne ne Arkivin e Shtetit dokumentacionet qe jane per te shkuar ne Arkivin e Shtetit. Rastet hipotetike ne rast se nje komision i mundshem hetimor do te filloje punen do te vendoset sipas percaktimeve ligjore dhe sipas vendimmarrjes ne KQZ - deklaroi kreu i KQZ-se. Kur kane mbetur edhe pese muaj nga zhvillimi i zgjedhjeve vendore KQZ nuk ka marre ende nje vendim per djegien ose jo te fleteve te votimit.

.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›