Bosch: Kur njerëzitthyejnë ligjin, dopërballen me pasojat
SARANDE- Ankesat e qytetarëve të Ksamilit, drejtuar Zyrës së OSBE-së, pas shembjes një muaj më parë të së paktën 200 objekteve pa leje nga Inspektoriati i Ndërtimit Urbanistik Kombëtar, kanë bërë që kreu i OSBE në Shqipëri Robert Bosch të vizitojë sot Sarandën.
Pasi ka vëzhguar në terren objektet e shembura në Ksamil, Robert Bosch tha se "kur njerëzit shkelin rregullat e nuk zbatojnë ligjin, sigurisht do të kenë pasoja", duke nënkuptuar se parimi kryesor i organizatës është zbatimi i shtetit ligjor.
Gjatë bashkëbisedimit me nënprefektin e Sarandës, Gjergji Mano, zoti Bosch, është interesuar edhe për impaktin e investimit të kryer nga OSBE-ja në jug të vendit, si për adresarin e qytetit dhe për projektin e regjistrimit të pronave në zonën e bregdetit.
Sipas tij, projekti i regjistrimit të pronave të bregdetit do të nisë në muajin shtator, financim i Bashkimi Europian.
“Ky projekt ka si qëllim kryesor të përcaktojë kush është pronari i pasurive të këtij vendi, pasi pas kësaj do të jetë më e thjeshtë mënyra si do të përdoren këto pasuri”, pohoi Bosch.
(e.n/BalkanWeb)