E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosch Mungesa e kompromisit cenoi axhenden e integrimit

Keshilli i Perhershem Kreu i Prezences paraqet ne Vjene raportin vjetor per Shqiperine

Raporti vjetor i Prezences se OSBE-se ne Tirane eshte i perbere nga tone negative per sa u perket zhvillimeve te fundit politike ne vend. Ne raportin e lexuar dje ne Vjene ne seline kryesore te ketij institucioni nderkombetar nga ambasadori Robert Bosch theksohet se klima politike eshte karakterizuar nga mosmarreveshja si pasoje e kontestimeve te PS-se per zgjedhjet e kaluara parlamentare. Po keshtu theksohet se si pasoje e kesaj klime ka ardhur edhe bojkoti parlamentar i PS-se gjate sesionit te shkuar parlamentar i cili ka sjelle edhe mosmiratimin e disa nismave te rendesishme ligjore. Megjithese nje axhende legjislative eshte mbajtur gjate vitit te shkuar sidomos ne fusha thelbesore qe kane te bejne me procesin e liberalizimit te vizave luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit reformen ekonomike dhe policine gjyqesore mungesa e dialogut politik ka penguar mundesine e ligjvenesit per te miratuar disa ligje te nevojshme per te cuar perpara axhenden e integrimit theksohet ne raportin e paraqitur nga perfaqesuesi i OSBE-se ne Shqiperi Robert Bosch. Ne kete kuader ne raport theksohet se OSBE ka nxitur klasen politike shqiptare qe te gjeje te njejtin nivel vullneti politik qe arriten te gjenin per te miratuar ndryshimet kushtetuese te vitit 2008 megjithese keto ndryshime nuk u mirepriten aspak nga partite me te vogla. Keshtu OSBE thekson se palet politike duhet te jene te kujdesshme per te bere permiresimet e nevojshme per kete proces sepse edhe pritshmeria e publikut eshte e madhe. Rekomandimet e ODIHR-it dhe sugjerimet e tjera per permiresimin e metejshem te sistemit duhet te zbatohen sa me shpejt. Pas 20 viteve te gjata tranzicioni publiku shqiptar pret qe udheheqesit e tij politike ti japin fund kapitullit te zgjedhjeve te kontestuara theksohet ne raport. Kritika ky raport permban edhe per sa i perket sistemit gjyqesor ne vend. Gjyqesori shpesh mund tu nenshtrohet nderhyrjeve te jashtme dhe me gjithe deklaratat publike rreth nevojes per te perzgjedhur gjyqtaret me te mire te mundshem emerimeve dhe transferimeve ne gjyqesor shpesh u mungon transparenca e mjaftueshme konstaton perfaqesia e OSBE-se ne Shqiperi. Nga ana tjeter ndonese raporti thekson se Gjykata Kushtetuese ka fituar nje pavaresi ne rritje qe nga viti 2005 dhe kjo duhet pare si nje zhvillim pozitiv ne kete raport kerkohet qe te korrigjohet edhe shkelja e dispozites kushtetuese per emerimin brenda nje viti te gjashte anetareve te kesaj gjykate. Nga ana tjeter me tone pozitive vleresohet puna e Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive por kerkohet edhe perkushtimi i ketij institucioni dhe prokurorise per dosjet e disa zyrtareve te larte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›