E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne OKB dy dite para Topit

Kryeministri bashke me Meten nisen me 19 shtator Presidenti ne daten 21

Kreret e institucioneve te larta do te nisen te ndare ne sesionin e 65-te te Asamblese se Pergjithshme ne OKB. Delegacioni i larte zyrtar nga Shqiperia pritet te niset ne javen e parafundit te muajit shtator ne Nju Jork ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se. Kreret me te larte te institucionit shqiptar do te udhetojne me avione te ndryshem dhe ne data te ndryshme drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Protokolli zyrtar i delegacionit shqiptar ka te percaktuar se do kete vetem nje delegacion por misteri i gjithe kesaj qendron ne nisjen drejt Nju Jorkut te dy ekipeve te zyrtareve te larte. Kryeministri Sali Berisha dhe zevendesi i tij Ilir Meta do te nisen drejt SHBA-se te dielen e 19 shtatorit per te marre pjese ne sesionin e 65-te te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se. Ne protokoll eshte specifikuar se ministri i Jashtem Ilir Meta do te niset me ekipin e Kryeministrit Berisha ndersa Presidenti Topi do te mberrije ne Nju Jork dy dite me vone. Presidenti i Republikes Bamir Topi i cili zyrtarisht do te jete edhe kryesuesi i delegacionit shqiptar do te niset drejt SHBA-se me 21 shtator diten e marte. Ashtu si Kryeministri edhe Presidenti do te mbaje nje fjalim ne podiumin e Asamblese se Pergjithshme te Organizates se Kombeve te Bashkuara.

Takimet ne OKB

Perfaqesuesit me te larte te shtetit do te zhvillojne takime ne pallatin e qelqte ku theksi do te bjere te ceshtja e Kosoves.

Kryeministri Berisha dhe Presidenti Topi do te mbajne dy fjalime ne OKB ku nje vend te vecante do te zere siguria ne rajon dhe ceshtja e Kosoves. Mesohet se edhe nga pallati i qelqte dy kreret me te larte te vendit tone do tu kerkojne vendeve islamike dhe shteteve te tjera ta njohin Kosoven.

Qellimi i ketij delegacioni diplomatik ne skuader megjithese do te jete i ndare ne zyrat e godines ku zhvillohet sesioni i 65-te i Asamblese se Pergjithshme te OKB-se eshte qe te mundesohet ideja qe shtetet te cilat nuk e kane njohur ende Kosoven si shtet te pavarur te marrin nje hap te tille per te zyrtarizuar njohjen.

Akreditimi i delegacionit

Kredencialet e perfaqesuesve dhe emrat e anetareve te nje delegacioni nga Shqiperia i jane dorezuar Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se nje jave perpara hapjes se sesionit.
Ne protokollin e Asamblese se Pergjithshme te OKB-se eshte e specifikuar se evidencat e trajnimit dhe certifikimit do te nxirren ose nga kryetari i shtetit apo qeverise ose nga ministri i Puneve te Jashtme. Por delegacioni shqiptar duket se e ka zgjidhur dilemen. Nga foltorja e pallatit te qelqte do ta mbaje i pari fjalen Kryeministri Sali Berisha dhe pak pas tij do te flase edhe kreu i shtetit Bamir Topi. Megjithese zakonisht ne punimet e kesaj asambleje shkon ose Presidenti ose Kryeministri kete here protokolli i Ministrise se Jashtme ka vendosur ti perfshije te dy kreret e shtetit. Arsyeja duket se eshte e forte Kosova. Diskutimi per Kosoven ne OKB eshte cilesuar aq i rendesishem nga Tirana zyrtare sa eshte perfshire ne delegacion edhe kreu i shtetit edhe kreu i qeverise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›