E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhdukja e Remzi Hoxhes ne gjykate deshmite e tre ish- shikasve

TIRANE- Kane mberritur nga Italia 3 deshmi per zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha 15 vjet me pare.
Leterporosite me deshmite e ish-punonjesve te ish Sherbimit Informativ Kombetar sot SHISH te Lezhes jane paraqitur ne seancen e sotme ne procesin gjyqesor ne ngarkim te 4 te pandehurve per rrembimin torturimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhes.

NEWS24 ben te ditur se ende nuk dihet permbajtja e 3 deshmive pasi leterporosite kane ardhur ne gjuhen italiane. Trupi gjykues kerkoi thirrjen e nje perkthyesi ne menyre qe te kete mundesi te njihet me permbajtjen e 3 deshmive. Behet fjale per deshmine e shefit te SHIK te Lezhes ne kohen kur u torturua dhe u zhduk Remzi Hoxha si dhe te ciftit Flora dhe Gjoke Hasanaj punonjes te SHIK ne bazen Vain te Lezhes ku u mbajt u torturua dhe me pas u zhduk ka lene gjurme biznesmeni shqiptaro- maqedonas. Ne seancen e sotme nuk eshte dhene asnje inforrmacion ne lidhje me leterporosine qe autoritetet shqiptare duhet te dergonin ne Kosove per te pyetur shtetasin Avdyl Loshaj I rrembyer dhe ky ne tetor 1995 bashke me Remzi Hoxhen dhe Ziso Kristopullin.

Te pandehur ne Per torturimin dhe rrembimin me pasoja te renda per Remzi Hoxhen Ziso Kristopullin dhe Avdyl Loshajn jane te akuzuar Arben Sefgjini ish-drejtori i SHIK per degen e Tiranes Ilir Kumbaro ish-drejtor i SHIK ne Drejtorine Qendrore Avni Koldashi ish-shef i bazes se vezhgimit. Arben Sefgjini ndodhet ne Tirane dhe ne gjyq perfaqesohet nga avokat mbrojtes.

I pandehuri Ilir Kumbaro jeton ne Angli. Pak dite me pare ai u arrestua me nje urdherarrest nderkombetar nga Prokuroria e Krimeve te Renda per rrembimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha ne Tirane. Ndersa me dy shtator Gjykata e Apelit ne Britani vendosi ta lere te lire pas pranimit te garancise pasurore te lene prej tij prej 10 mije paund.

Familjaret e Remzi Hoxhes vazhdojne bejne apel per te gjetur eshtrat e njeriut te tyre si dhe ndjekin me vemendje procesin gjyqesor qe po zhvillohet ne Gjykaten e Krimeve te Renda qe prej majit 2008
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›