E Diel, 1 Nëntor 2026

Euro 2012 Kuzhe Morem maksimumin nga kjo ndeshje

TIRANEuml - Trajneri i Kombetares shqiptare Josip Kuzhe u shpreh ne konferencen per shtyp pas fitores 1-0 ndaj Luksemburgut ne stadiumin kombetar Qemal Stafa se ekipi mori maksimumin nga kjo ndeshje.

Sigurisht qe shpresoja tek keto 4 pike sepse kisha besim tek skuadra. Sot jemi teper te lumtur per 3 pikeshin qe morem pavaresisht se kundershtari luajti mire i vendosur mire taktikisht dhe me nje shpirt gare te larte por ne momentin qe shenuam gol menjehere mendova qe puna jone aty perfundoi pasi reagimi i kundershtarit ishte shume i dobet. Gjithsesi jemi shume te lumtur per keto 3 pike pavaresisht rezultatit theksoi Kuzhe.

Ne lidhje me kundershtaret e grupit D Kuzhe tha se qe ne fillim e kam thene qe ne kete grup shume ekipe do te lene pike dhe po ta shohim ne grupin tone asnje skuader nuk ka pike te plota. Prandaj nuk mund te them se kemi nje objektiv te qarte mbi renditjen tone por do te mundohemi qe te marrim sa me shume pike te jete e mundur dhe jam shume i lumtur me keto 4 pike qe kemi marre ne 2 ndeshje perfundoi Kuzhe.

Per trajnerin Kuzhe kjo ishte fitorja e pare ne nje ndeshje zyrtare pas dy barazimeve Danimarke Rumani dhe dy humbjeve Portugali Suedi. Nga ana tjeter Shqiperia ne ndeshjen e 12-te me Kuzhene ne bankine e zgjati serine e saj pa humbje ne shtate ndeshje nje rekord absolut. Shqiperia u ngjit ne kuoten e kater pikeve duke kapur vendin e pare me po aq pike sa Bjellorusia qe nga ana e saj barazoi 0-0 me Rumanine.
Ndeshja e radhes per Shqiperine ne eliminatoret e Euro 2012-s eshte ajo kunder Bosnjes ne Qemal Stafa qe nga ana e saj humbi 2-0 me Francen ne Sarajeve. Per Francen shenuan Karim Benzema 72 dhe kapiteni Florent Malouda 79.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›