E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosch: Qeveria shqiptare mund të marrë vendim për mbylljen e misionit tonë

Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë me seli në kryeqytetin shqiptar deklaron se mund të mbyllë misionin e saj në vendin tonë, vetëm nëse do të kishte një vendim të qeverisë shqiptare. Pohimi i bujshëm është bërë pasditen e djeshme, kur ambasadori i OSBE në Shqipëri, Robert Bosch, zhvilloi një takim me banorë në qytetin e Gjirokastrës.

“Nëse duhet ose jo të vazhdojë mandati, është një vendimi që i përket qeverisë shqiptare, sepse është qeveria shqiptare, ajo e cila duhet të marrë vendimin, nëse ne duhet të vazhdojmë apo jo në Shqipëri. Gjithsesi, qëndrimi për mandatin tonë është dhe kompetencë e qeverisë finlandeze si presidente e radhës”, - qartësoi z. Bosch.

Ndërkohë, z. Bosch shtoi se përsa i përket punës së OSBE në vendin tonë, “ne asnjëherë nuk jemi kundërshtuar për përfshirjen tonë si në reformat elektorale apo dhe ato gjyqësore, por këtë e bëjmë gjithnjë duke pasur mirëkuptim nga autoritetet përkatëse shqiptare dhe kurrë kundër vullnetit të vendit ku ne aktivizohemi”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›