Himara, Gjana: Pronat nuk zgjidhen me parulla greke
Ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana shprehet kundër kërkesave të banorëve të Himarës për abrogimin e ligjit 7501.
BLEDAR HOTI
Në një intervistë për “Panorama”, ministri Gjana thekson se “partitë politike janë shprehur për ligjin 7501 dhe se, nuk tërhiqen madje, kjo çështje nuk zgjidhet me protesta dhe as me parulla greke”. Ministri shpjegon gjithashtu, procesin e verifikimit të titujve të pronësisë pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri, ku edhe Himara nuk do të përjashtohet nga ky proces.
Zoti ministër, sapo ka hyrë në fuqi ligji “Për verifikimin e titujve të pronësisë”. Çfarë përgatitjesh keni bërë ju si ministri konkretisht për zbatimin e tij?
Masat e para kërkojnë që të pajiset ligji me aktet nënligjore. Natyrisht në ligj janë përcaktuar detyrimet, principet bazë të funksionimit, por është e detyrueshme që të ndërtojnë kuadrin e duhur të akteve ligjore për të operuar. Menjëherë, sapo ligji është dekretuar, pasi kemi pasur numrin dhe datën e ligjit dhe pasi ka kaluar koha e duhur për hyrjen në fuqi të tij, është përgatitur projektvendimi për zbatimin e ligjit 9948. Projektvendimi është dërguar në disa prej ministrive, që në një mënyrë apo në një tjetër janë të lidhura me çështjen në fjalë. Besoj se në javët e para të shtatorit projektvendimi do të miratohet nga Qeveria dhe menjëherë pas kësaj do të fillojë puna për të krijuar komisionin qeveritar të tokës, që ai do të merret me nominimet që ka vendimi i qeverisë.
Nga kush do të drejtohet ky komision qeveritar i tokës?
Është parashikuar që komisioni të drejtohet nga zv.kryeministri dhe në përbërje do të jetë një pjesë e madhe ministrive. Është në diskutim nëse disa prej këtyre ministrive do të përfaqësohen në komisionin qeveritar të tokës në nivel ministrash apo zv.ministrash dhe institucionet e tjera që janë në varësi. Do të fillojë menjëherë nga puna edhe krijimi i komisioneve të tokave në prefektura, do të përcaktohet numri dhe profesionet bazë që do të aplikohen. Kryesisht do të jenë juristë dhe agronomë, që njohin çështjet e mentalitetit, që kanë të bëjnë me tokën bujqësore, por edhe problemet që kanë të bëjnë me çështjet e drejtësisë. Besoj se, nuk mund të them me siguri, por ndoshta tremujori i fundit të 2008 do të jetë periudha kur do të fillojë zbatimi praktik i ligjit, por edhe i vendimit të qeverisë. Menjëherë me hyrjen në fuqi të ligjit 9948, bie nga veprimi i mëtejshëm ligji 7501 “Për tokën bujqësore”, pra s’bëhet fjalë për ndarje të reja të tokës bujqësore. Bie dhe ligji për ndarjen e tokës të ndërmarrjes bujqësore, s’ka veprim. Pra, nuk do të ketë abrogim, shfuqizim, por pushojnë së vepruari si ligje. Por efektet e zbatimit të tyre nga 1991 deri në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit mbeten efekte, për t’u vlerësuar dhe do të preken vetëm në ato raste, kur është operuar në thyerje të ligjeve për ndarjen e tokës bujqësore të ish-kooperative. Natyrisht ndërpritet edhe funksionimi i të gjitha komisioneve, që kanë operuar që nga ’91, në bazë fshati, në pleqësi të fshatrave, komisionet e tokave në komuna, bashki dhe në qarqe. Aktiviteti i këtyre komisioneve ndërpritet dhe pastaj komisionet vendore në prefekturë do të fillojë procesin e kontrollit. Për të gjitha rastet që gjejnë thyerje të ligjeve, që janë aplikuar për këtë çështje do t’i adresojnë në gjykatat e rretheve përkatëse kërkesat për heqjen e titujve të pronësisë.
Që sot mund të themi zyrtarisht se nuk mund të ketë më ndarje të tokës bujqësore mbi bazën e ligjit 7501?
Jo nuk do të kemi më ndarje të tokës bujqësore. Që nga momenti 9948, ligji i ri “Për verifikimin e titujve të pronësisë”, i përkasin arkivit të historisë tashmë edhe 7501 dhe ligje të tjera që janë marrë me ndarjen e tokës bujqësore, ndërpriten përfundimisht ndarja e çdo sipërfaqe toke bujqësore.
Zoti ministër, opozita e ka kontestuar këtë ligj, duke e cilësuar si të papranueshëm. Ndërsa jetëgjatësia, efektet e këtij ligji do të jenë tre vjet, sa mund të jetë i zbatueshëm?
Nuk janë efektet e zbatimit trevjeçar, periudha për ta zbatuar dhe shkuar deri në fund është lënë tre vjet. Kjo për të verifikuar aktet për gati dy dekada. Mos të harrojmë se, ose të paktën 17 vjet veprim të ligjit për veprim të ndarjes së tokave në Shqipëri, mbi 5 mijë komisione që kanë vepruar për të ndarë tokën, mbi 450 mijë tituj pronësie të shpërndarë dhe ferma të krijuara në Shqipëri, përveç të tjerave që janë krijuar në mënyrë të paligjshme. Të gjitha këto janë një punë voluminoze, përveç kësaj shtohet edhe fakti se çështjet do të shkojnë në sistemin tonë gjyqësor, kur ka edhe disa shkallë apelimesh dhe në këto raste mund të ketë një zgjatje të afatit. Prandaj është lënë një afat, por zbatimi do të fillojë menjëherë. Lidhur me mos dakordësinë e opozitës? E vërteta është se p/ligji mbeti 6 muaj dhe u fut disa herë në seancë për t’u votuar dhe gjithë përpjekja jonë ka qenë që dhe opozita të ishte pjesë e miratimit të tij. E vërteta është se jashtë komisionit dhe seancave plenare ata kanë pranuar dhe pranojnë se ka abuzime në procesin e zbatimit ose të veprimit të ligjit 7501 “Për ndarjen e tokës” në kooperativa dhe ndarjen e femrave dhe sinqerisht nuk mund të gjej argumente se, pse ata nuk u bënë pjesë e miratimit të ligjit për këtë kontroll. Është një obligim i përbashkët në fund të fundit për ta qartësuar, për ta pastruar për t’i vënë pikat mbi “I”. Ato komente pastaj jo se, përdoret politikisht një ligj i tillë, janë komente politike, pasi çështjet do të shkojnë në dyert e gjykatave për t’u zgjidhur përfundimisht. Por shteti nuk mund të rrijë duarkryq në këto dhjetëra e mijëra ankesa, që paraqiten çdo ditë dhe të dhëna të cilat ditë për ditë vërtetojnë se, individë të ndryshëm kanë përfituar në mënyra të paligjshme. Dhjetëra pushtetarë të nivele të ndryshme janë sot para drejtësisë, sepse kanë abuzuar, çka do të thotë se dikush ka vënë tituj pronësie në mënyrë të paligjshme. Kjo e obligon shtetin që të fillojë të veprojë. Atje ku ligji ka vepruar në mënyrë korrekte askush s’ka punë me atë që ka marrë tituj pronësie në përputhje të ligjit, në të gjitha rastet do veprohet sipas dispozitave ligjore.
Kryesisht ky ligj do të shtrijë verifikimin në zonën e bregdetit, ku përfliten dhe abuzimet. Kur pritet të nisë konkretisht verifikimi?
Verifikimi do të shtrihet në të gjitha rastet, por “on block” do të shtrihet në zonën me përparësi zhvillimin e turizmit. Pse? Sepse të gjitha tentativat për të abuzuar janë andej. Bie fjala është shkelje e ligjit nëse një tokë pyjore e regjistruar në kadastër në vitin 1991, është ndarë si tokë bujqësore. Kjo nuk ka ndodhur as në malet e Skraparit apo prapa malit të Dajtit, por në zona që ka më shumë interesa të mëdha ekonomike, siç janë në zonat ngjitur me bregdetin dhe zonat urbane. Ky është shembulli se pse në zonën turistike kontrolli do të jetë i plotë. Në rastet e tjera do të jetë sipas shkallës së ankesave dhe problemeve që do të dalin. Disa dhjetëra e mijëra ankesa ka të paktën vetëm në këto tre vjet mund të jenë mijëra ankesa të proceduara. Kjo nuk mund të thotë se ne mund të deklarojmë që tani se, këto janë të drejta, i mbetet procesit të verifikimit. Disa dhjetëra mijë hektarë janë brenda këtij procesi verifikimi. Të paktën nga ankimimet që janë deri më sot janë ndarë toka në pronësi, kur kanë qenë në përdorim në mënyrë të padrejtë 4-5 mijë ha të tillë. Janë ndarë disa qindra hektarë nga pyjet e kullotat, nga tokat e pafrytshme si toka bujqësore, që janë shkelje ligji. Ka me dhjetëra e dhjetëra sipërfaqe kur njerëzit kanë përfituar padrejtësisht pa qenë anëtarë të kooperativës, ose për numër më të madh të frymës që ka pasur në gjendjen civile në vitin 1991. Por një evidencë ekzakte nuk ekziston ende, sepse është çështje për t’u verifikuar. Deri më sot nuk ka pasur asnjë instrument ligjor dhe as ekzekutiv që të merrej me këtë kontroll. Dhe ky ka qenë një detyrim i madh për të pasur një ligj që të ngrihej një mekanizëm dhe disa parime ligjore, që do të ushtrohej një kontroll, sepse ligjet e hartuara në 1991-1992, për fat keq nuk e kanë pasur këtë mekanizëm kontrolli, kanë vepruar komisionet që kanë ndarë tokat dhe askush nuk e kishte të drejtën më t’i kontrollonte.
Ndërkohë që përplasjet për pronën janë ndalur në Himarë. Ka pasur disa protesta për çështjen e ligjit 7501 dhe ndarjen e tokës. Ç’mendim keni ju?
Unë kam ndjekur si të gjithë të tjerët komentet mediatike të djeshme dhe të sotme. Për Himarën dhe çdo njësi tjetër administrative ligji “Për titujt e pronësisë” do të veprojë. Qëndrimet e mosprekjes së ligjit 7501 dhe ligjit për ndarjet e tokës së fermave janë të konfirmuara prej kohësh nga palët politike në Shqipëri. Eshtë e drejta e gjithsecilit që të protestojë, por nuk besoj se as në parullat në gjuhën shqipe dhe as në gjuhën greke mund të zgjidhen problemet e pronësisë me mitingje në Shqipëri.