E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boschard: Kriza rrezikon proceset integruese

Ambasadori gjerman Bernd Boschard ka deklaruar se Bashkimi Europian është i shqetësuar për situatën politike në Shqipëri dhe pret një zgjidhje nga palët.
Ambasadori Borchard theksoi se krerët politikë shqiptarë duhet të arrijnë një zgjidhje, e cila të respektojë Kushtetutën, por edhe transparencën. " BE pret një zgjidhje të situatës politike. Zgjidhja duhet të respektojë Kushtetutshmërinë dhe transparencën", nënvizoi ai.

Ambasadori gjerman tha se komisioneri Fule e ka bërë të qartë se ngërçi politik rrezikon procesin integrues të vendit.

"Shqipëria ndodhet pranë afrimit me Bashkimin Europian. Nga deklarata e komisionerit për zgjerim në BE, Stefan Fule kam kuptuar se situata aktuale politike ndikon në proceset integruese", theksoi Boschard.

Deklarata e Borchard vjen një një kohë kur krerëve politikë i janë lënë dy javë në dispozicion nga ndërkombëtarët për gjetjen e zgjidhjes, pas takimit Rama-Berisha në Strasburg.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›