Ristani: Fletët e votimit asgjësohen, materialet të hapura për këdo
Marrëveshja politike për hapjen e kutive të materialeve zgjedhore është e panevojshme dhe me pak gjasa që të ndodhë. Në një intervistë për “Ora News”, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, teksa ka dhënë disa konsiderata personale për situatën politike, bëri një pohim me karakter teknik që në pikëpamje ligjore përjashton vlefshmërinë e një pakti politik për transparencën. “Materialet që janë në kutitë e materialeve, sipas ligjit, janë të disponueshme për këdo... Situata është ajo që përcakton ligji. Këtë e zgjidh vetëm ligji dhe jo palët. Ai përcakton se pasi hapen kutitë, pjesa dokumentare e tyre shkon në Arkiv – një pjesë në Arkivin e Shtetit dhe një pjesë në atë të KQZ... “Nuk besoj se do ketë një dakordësi për këtë punë, sepse kjo gjë përcaktohet në ligj”, deklaroi Ristani. Edhe pse nga një pozicion jashtë politikës aktive, qëndrimi i tij ka rëndësi, pse riprodhon versionin ligjor për zgjidhjen e situatës aktuale. Sipas këtij vështrimi, pakti politik për një çështje që juridikisht është e qartë dhe me procedurë të përcaktuar rigorozisht, thjesht dhe vetëm nuk ka vlerë, por edhe kuptim. Duke iu referuar vërejtjeve të raportit të OSBEODIHR për një numërim “të keq ose shumë të keq në 1/3 e qendrave të votimit”, kreu i KQZ ka replikuar me argumente të nxjerra nga po i njëjti dokument. “Askush nuk ka thënë që ka pasur manipulime, sepse numërimi i zhvilluar në ambiente publike nuk është kundërshtuar, apo nuk janë bërë ankesa...”, tha ai. Një numërim që cilësohet shumë i keq dhe që nuk çon në konkluzionin se ka pasur për pasojë manipulime, vjen para publikut si mangësi procedurale, por jo si nismë e organizuar dhe me pasojë në rezultatin e zgjedhjeve. Një pikë e rëndësishme ka qenë edhe deklarimi i kreut të KQZ për vlerësimin e fl etëve të votimit, si pjesë e hetimit parlamentar të mundshëm. Sipas Ristanit, opsioni i fotokopjimit të fl etëve të votimit në momentin e asgjësimit, teknikisht nuk vlen për shkak se “fotokopjet e fl etëve të votimit nuk janë dokumente zyrtare...”. I vetëdijshëm për gabimet teknike në procesin e 28 qershorit, kreu i KQZ-së, nënvizoi ato që kanë të bëjnë me votimin familjar, një praktikë që rëndom ndodh në zona rurale. Kjo mangësi, sipas tij, që jep si prova fi rmat e hedhura në lista edhe për ata persona që nuk kanë qenë prezentë, kërkon si kusht hetimor disponimin e specialistëve. Thjesht ky proces hetimi mund t’i besohet Prokurorisë dhe jo një Komisioni Parlamentar.
#