E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romeo Leka mund të akuzohet për vrasje



Romeo Lekës, 25 vjeçarit nga Lezha, i akuzuar për grabitje banke dhe pengmarrjen e 19 vjeçares Lori Hatellari në datën 19 mars, do të mund t'i shtohet edhe një tjetër akuzë, ajo e vrasjes. Kjo do të ndodhë nëse drejtësia greke do të mund të sjell prova që pengmarrësi Leka ka vrarë në Greqi bashkëatdhetarin Renato Krasniqi, ngjarje kjo e ndodhur në 9 mars të këtij viti në shtetin helen. Ditën e mërkurë, Romeo Leka është paraqitur në Gjykatën për Krimet e Renda, ku prokurori i çështjes ka raportuar të gjitha veprimet hetimore te kryera deri tani ndaj 25 vjeçarit, i cili ka masën e sigurisë shtrim të detyruar në spital, kjo për shkak të gjendje jo të mirë mendore. Në seancën e zhvilluar pas dy muajsh nga masa e sigurisë akuza ka pohuar se ka dërguar një letërporosi në shtetin grek për të sjell të gjitha informacionet në lidhje më vrasjen e Renato Krasniqi dhe që priten të mbërrijnë edhe përgjigjet. Madje në këtë seancë është vendosur që të behët edhe një ekzaminimi i dytë mendor për 25 vjeçarin, për të treguar më saktë dhe më me detaje për gjendjen e tij psikike.
Pas të gjitha këtyre veprimeve do të vendoset edhe për masën e tij të sigurisë nëse do të ndryshojë apo do të jetë sërisht shtrim i detyruar në spital dhe nëse do të ketë një tjetër akuzë siç është ajo e vrasjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›