Bosh Mungesa e dialogut politik ka penguar axhenden e integrimit
Ambasadori i prezences se OSBE-se ne Tirane Robert Bosh ne raportin e pervitshem per Shqiperine veren se situata politike eshte karakterizuar nga nje klime konfliktualiteti mes qeverise dhe opozites qe ka sjelle pengesa ne drejtim te permbushjes se axhendes se integrimit. Ambasadori Bosh ka bere nje panorame te qarte te zhvillimeve politike gjate nje viti duke bere te ditur se mungesa e dialogut politik dhe bojkoti i opozites ne Kuvend solli mosmiratimin e ligjeve te rendesishme qe kerkojne 84 vota dhe qe lidhen kryesisht me reformen ne Drejtesi. Bosh gjithashtu ka vene theksin ne domosdoshmerine e nje vullneti politik ne menyre qe te zgjidhet sa me pare kriza ne vend. Ai ka ngritur me shqetesim faktin se ende nuk ka filluar puna per realizimin e nje reforme zgjedhore. Sipas tij partite politike duhet te miratojne ndryshimet ne Kodin Zgjedhor 6 muaj para zgjedhjeve por kjo duket e pamundur per tu realizuar. Kreu i prezences se OSBE-se ne Tirane veren ne raportin e tij probleme ne lidhje me respektimin e pavaresise se Gjyqesorit ne Shqiperi. Ai e cileson shqetesuese mosrealizimin e reformes se pronesise. Bosh gjithashtu shprehet se marredhenia mes qeverise dhe pushtetit vendor eshte e politizuar dhe si e tille nuk sjell rezultatin e duhur.
Raporti
Klima politike qe nga raporti i vitit te shkuar eshte karakterizuar nga mosmarreveshja politike mes qeverise dhe partise kryesore opozitare Partise Socialiste ne lidhje me zgjedhjet parlamentare 2009. Megjithese nje axhende legjislative eshte mbajtur gjate vitit te shkuar sidomos ne fusha thelbesore qe kane te bejne me procesin e liberalizimit te vizave luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit reformen ekonomike dhe Policine Gjyqesore mungesa e dialogut politik ka penguar mundesine e ligjvenesit per te miratuar disa ligje te nevojshme per te cuar perpara axhenden e integrimit - shkruan Bosh ne raportin e tij. Ai sjell ne vemendje se ne shtator te vitit 2009 PS-ja ndermori bojkotin gjashtemujor te Kuvendit duke e kushtezuar kthimin e saj me permbushjen e kushteve te lidhura me procesin zgjedhor perfshire nje rinumerim te fleteve te votimit permes krijimit te nje komisioni hetimor. Si rrjedhoje e ketij bojkoti kalimi i ligjeve te rendesishme per zbatimin e axhendes se reformave per te cilat kerkohej nje shumice e cilesuar u be i pamundur. Qeveria nga ana e saj pretendonte qe te gjithe hapat ligjore per kontestimet zgjedhore ishin shteruar plotesisht me perfundimin e procesit formal te apelimit te zgjedhjeve - eshte shprehur Bosh. Ambasadori i OSBE-se ne Tirane pershkruan te gjitha perpjekjet e PS-se per te bere transparencen e zgjedhjeve si dhe deshtimin e disa negociatave te njepasnjeshme madje edhe ate te ndermjetesuar nga drejtuesit e PE-se dhe Komisioni Europian. Gjate kesaj periudhe nje ide e cila u hodh publikisht ishte hapja e menjehershme e kutive te materialeve zgjedhore ndersa ceshtja e ligjshmerise se hapjes se kutive te fleteve te votimit te merrej ne shqyrtim nga Komisioni i Venecias. Qeveria megjithekete vuri ne dukje se kjo binte ndesh me dispoziten e Kodit Zgjedhor qe parashikon se fletet e votimit duhen shkaterruar menjehere me hapjen e kutive te materialeve zgjedhore. Me gjithe debatin e vazhdueshem publik mbi kete cyshtje nuk u gjet asnje zgjidhje perpara pushimit veror por besohet se bisedimet vazhdojne me dyer te mbyllura - theksoi Bosh. Ai veren se Prezenca e OSBE-se ne Tirane gjate kesaj periudhe ka nxitur klasen politike shqiptare qe te gjeje te njejtin nivel vullneti politik qe arriten te gjenin per te miratuar ndryshimet kushtetuese te vitit 2008. Bosh sugjeron se sistemi i administratoreve te zgjedhjeve te caktuar politikisht ka qene nje arsye kyce shqetesimi dhe megjithese heret a vone Shqiperia me ne fund mund te kaloje ne nje sistemi jopartiak te administrimit te zgjedhjeve nje vullnet me i madh politik do te nevojitet per te garantuar permbushjen e plote te standardeve nderkombetare ne zgjedhjet e ardhshme per qeverine vendore.
Po keshtu kreu i Prezences se OSBE-se e shikon me shqetesim faktin se ende nuk ka nisur puna per realizimin e reformes zgjedhore. Nje tjeter pasoje e ngercit ka qene paaftesia e klases politike per te filluar punen per adoptimin e reformes zgjedhore te nevojshme me qellim permiresimin e metejshem te zgjedhjeve te ardhshme vendore. Praktika me e mire nderkombetare sugjeron qe kjo reforme duhet te perfundohet rreth gjashte muaj perpara zgjedhjeve. Meqe zgjedhjet vendore jane planifikuar per tu zhvilluar ne maj 2011 kjo do te thote qe puna duhet te perfundoje brenda nentorit 2010. Duke qene se tani jemi ne shtator dhe nuk eshte bere asnje progres eshte veshtire te shihet se si afati i nentorit mund te arrihet sidomos duke pasur parasysh se komisioneve te meparshme parlamentare ad hoc u eshte dashur perhere mbi tre muaj per te perfunduar punen e tyre. Ne te vertete nje proces konsensual reforme i bazuar ne rekomandimet e raportit te fundit te OSBE/ODIHR-it duhet te filloje sa me shpejt dhe te perfundoje pas nje procesi te pershtatshem konsultimi nje procesi me qasje gjitheperfshirese - eshte shprehur Bosh. Sipas tij kusht paresor per mbajtjen e zgjedhjeve te suksesshme do te jete plotesimi i listave te zgjedhesve ne kohen e duhur ku nje qasje bashkepunuese mes qeverise qendrore dhe asaj vendore pa dallim nga ngjyrimet politike do te jete thelbesore per zhvillimin e suksesshem te zgjedhjeve.
Gjyqesori u nenshtrohet nderhyrjeve te jashtme
Ne raportin e tij per Shqiperine Bosh veren me shqetesim se pavaresia e Gjyqesorit vazhdon te mbetet sfide dhe se Gjyqesori shpeshhere iu nenshtrohet nderhyrjeve te jashtme sic jane deklaratat politike. Sa i perket shtetit te se drejtes pavaresia e Gjyqesori mbetet nje sfide. Gjyqesori shpesh mund tu nenshtrohet nderhyrjeve te jashtme dhe me gjithe deklaratat publike rreth nevojes per te perzgjedhur gjyqtaret me te mire te mundshem emerimeve dhe transferimeve ne gjyqesor shpesh u mungon transparenca e mjaftueshme - eshte shprehur Bosh ndersa nuk ka munguar ne raportin e tij perplasjet e fundit midis PD-se dhe Presidentit per emerimet ne Gjykaten Kushtetuese.
Drafti i qeverise per SHISH-in rriste mbikeqyrjen e tij nga qeveria
Ne raportin e ambasadorit Bosh nje vend te vecante ze dhe debati per draftin e qeverise per Sherbimin Informativ Shteteror duke e cilesuar kete nje perpjekje te qeverise per te rritur kontrollin e saj ndaj SHISH-it. Duke hasur rezistence te forte nga opozita dhe nga pjese te bashkesise nderkombetare nje projektligj per Sherbimin Informativ te Shtetit u terhoq zyrtarisht nga procesi legjislativ perpara mbylljes se sezonit parlamentar gjate veres. Projektligji fillestar dukej se zvogelonte nivelin e mbikeqyrjes parlamentare dhe te rriste mbikeqyrjen e qeverise mbi Sherbimin. Nje tjeter shqetesim ishte qe projektligji do ti kishte dhene Sherbimit Informativ Shteteror kompetenca ne fushen e policimit. Sipas qeverise te gjitha keto shqetesime kane gjetur pergjigje ne draftin me te fundit te paraqitur tashme ne Kuvend. Prezenca shpreson te marre nje kopje te ketij projektligji per te konfirmuar shkallen ne te cilen fushat problematike jane trajtuar - eshte shprehur Bosh.
Zyrtaret e larte nuk hetohen per korrupsion
Shqetesuese sipas ambasadorit Bosh mbetet mungesa e hetimit te zyrtareve te larte. Me gjithe dosjet e derguara ne prokurori per korrupsion Bosh veren se prokuroria nuk i ndjek keto ceshtje. Perparim i madh eshte bere nga Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ne ekspozimin e rasteve te konfliktit te interesit dhe ne zbatimin e detyrimeve per deklarimin e pasurive. Viti i shkuar ka pare nje rritje ne ndjekjen e suksesshme penale te zyrtareve te nivelit te ulet dhe te mesem me akuzen e korrupsionit. Perpjekjet per te ndjekur zyrtare te larte megjithate mbeten me modeste me organet shteterore kunder korrupsionit si ILDKP-ja dhe Kontrolli i Larte i Shtetit qe kritikojne mungesen e ndjekjes se metejshme nga Prokuroria ku jane percjelle dosje te figurave te larta te dyshuara per korrupsion - eshte shprehur Bosh.
Mozgjidhja perfundimtare e ceshtjes se pronesise largon investitoret
Ceshtjet e pronesise vazhdojne te mbeten problem shqetesues ne Shqiperi. Ambasadori Bosh veren ne raportin e tij se mungesa e reformes se pronesise sjell largimin e investitoreve. Ne lidhje me reformen e prones investimet dhe huadhenia private dhe publike do te vazhdojne te hasin pengesa derisa te garantohet pronesia. Ceshtja nderlikohet me tej nga nje kuader ligjor qe eshte kompleks dhe nuk jep nje perkufizim te njetrajtshem te pronesise. Nje tjeter shqetesim jane kerkesat e pazgjidhura te ish-pronareve per kompensim dhe kthim te prones se konfiskuar gjate regjimit te kaluar. Shoqata te cilat perfaqesojne ish-pronaret kane vene ne dukje ne menyre te perseritur se deri sot shume pak ish-pronareve u eshte kthyer toka apo u eshte dhene kompensim. Mungesa e nje kuadri te qarte strategjik ka rezultuar ne nje planifikim te dobet dhe nje shperndarje te pamjaftueshme te burimeve buxhetore per te garantuar zbatimin e ligjeve per pronen - shkruhet ne raport.
Qeveria dhe pushteti vendor marredhenie te politizuara
Ambasadori i OSBE-se ka kritikuar ne raport marredhenien e politizuar mes qeverise dhe pushtetit vendor. Sa i perket decentralizimit kerkohet nje dialog me pak i politizuar mes qeverise qendrore dhe asaj vendore ne menyre qe te ndertohet nje kuader me i qarte. Procesi vete shfaqet shpesh i shkeputur dhe i manget ne transparence ndersa qasjes se qeverise aktualisht i mungon kthjelltesia per strukturen e deshiruar te qeverise vendore dhe rajonale. Sigurimi i burimeve financiare per organet e qeverise vendore nuk ka qene ne hap me sferen e tyre te zgjeruar te pergjegjesive dhe kompetencave per ofrimin e sherbimeve publike - shprehet Bosh ndersa ka kritikuar ndryshimet e bera ne ligjin per taksat e vendore si dhe ligjin e ri per inspektimin e ndertimeve. Sipas ambasadorit Bosh. shperndarja e fondeve per autoritetet vendore nuk eshte objektive domethene bashkite e drejtuara nga opozita jane me pak te favorizuara.
10 Shtator 2010