E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ku ndryshojne dy draftet e PS-se per komisionin hetimor



Partia Socialiste ne draftin e dates 28 korrik per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar ne ndryshim nga drafti i paraqitur ne fillim te muajit mars percakton afatin qe nje prej tre institucioneve te vendit ti drejtohen Komisionit te Venecias per rishqyrtimin e fleteve te votimit. Sipas draftit te dyte qe opozita i paraqiti maxhorances propozohet qe komisioni hetimor ne menyre te drejtperdrejte brenda 10 diteve ti kerkoje Komisionit te Venecias opinion ne lidhje me kushtetutshmerine e aksesit te informacionit ne kutite e votimit ne funksion te hetimit. Nga ana tjeter propozohet qe kjo kerkese permes kryetarit te komisionit hetimor ti kaloje kryetares se Kuvendit Presidentit te Republikes ose sekretarit te Pergjithshem te Keshillit te Europes per tia drejtuar Venecias. Po keshtu nje tjeter opsion qe jepet nga socialistet lidhet me Gjykaten Kushtetuese se ciles i jepet afat 10 dite qe tia percjelle Komisionit te Venecias kerkesen dhe me pas nese kjo gjykate refuzon te jete Parlamenti ai qe ia dergon kerkesen ketij komisioni. Nje tjeter pike ndryshimi eshte konstatuar ne draftin e dyte te PS-se ne krahasim me draftin e muajit mars te po ketij viti. Ne draftin e dyte PS-ja propozon qe veprimtaria e komisionit hetimor te shtrihet ne nje afat kohor prej 4 muajsh ndersa ne draftin e pare propozohej qe komisioni ta shtrinte veprimtarine e tij ne jo me pak se 5 muaj. Draftit te dates 28 korrik i jane shtuar edhe dy pika te tjera qe nuk ishin parashikuar ne draftin e pare. Do te miratohet nje rezolute e perbashket e Kuvendit te Shqiperise Per mbeshtetjen e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian si dhe angazhimi i te dyja paleve per nje reforme te plote elektorale duke konsideruar rekomandimet e Raportit te OSBE/ODIHR-it.

Opozita
Pothuajse te gjitha pikat e draftit te Partise Socialiste kane gjetur konsensusin e maxhorances pervec pikes se hetimit te fleteve te votimit. Kjo ka qene pika qe opozita dhe maxhoranca jane ndare prej kohesh duke e zgjatur krizen politike ne me shume se nje vit dhe duke rrezikuar edhe proceset integruese te vendit.
Kreu i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi disa dite me pare se PS-ja ka hedhur poshte draftin e PD-se per zgjidhjen e krizes politike draft i cili pa dyshim nuk gjen konsensus me propozimet e PS-se per hetimin e fleteve te votimit. Rama eshte shprehur skeptik per zgjidhjen e krizes politike nderkohe qe deklaroi se do te vijojne protestat ne te gjithe vendin nese nuk do te kete vullnet nga maxhoranca per konsensusin.

Maxhoranca
Kreu i Ekzekutivit Sali Berisha ka hedhur poshte piken e draftit te PS-se per fletet e votimit duke i kerkuar kesaj te fundit qe ti drejtohet vete Komisionit te Venecias. Por sipas socialisteve nuk eshte e mundur qe ti drejtohet Venecias nje force politike. Megjithate Berisha me ironine e tij eshte shprehur optimist se kriza politike do te zgjidhet se shpejti mes dy forcave politike. Por ditet e fundit nga maxhoranca jane degjuar zera se eshte vete opozita ajo qe nuk po e kerkon zgjidhjen ndersa vete ajo eshte e interesuar sakaq per zgjidhjen por pa u hetuar fletet e votimit.
Me shpalljen e dates se zgjedhjeve vendore nga Presidenti i Republikes pati nje reagim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve per fletet e votimit. Vete kreu i KQZ-se Arben Ristani deklaroi se brenda ketij muaji do te vendoset qe fletet e votimit per zgjedhjet e kaluara te digjen. Kjo eshte nje nga propozimet e PS-se ne fakt per rruajtjen e fleteve te votimit derisa te kryhet hetimi por KQZ-ja nen diktatin e Berishes ka marre persiper ti djege ato.

Drafti i PS-se
Palet angazhohen per nje zgjidhje sa me te shpejte per krizen politike lidhur me transparencen e procesit zgjedhor te zgjedhjeve parlamentare te 2009-s permes zbatimit te hapave te meposhtme

Komisioni hetimor
Miratimi i nje amendamenti ne Ligjin Nr. 8891 date 02.05.2002 Per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit te Shqiperise duke sanksionuar te drejten e opozites qe te kete shumicen ne perberjen e komisionit hetimor parlamentar per zgjedhjet e vitit 2009.

Hetimin nga komisioni hetimor parlamentar i aspekteve te procesit zgjedhor te identifikuara si problematike ne Raportin e OSBE/ODIHR-it dhe te vezhguesve te subjekteve politike pa asnje perjashtim paraprak nga palet.

Hetimi do te perfshije ne objektin e tij ceshtjet kryesore te meposhtme
1. Hetimi i akuzave dhe dyshimeve publike te bazuara te ngritura nga partite politike si dhe vezhguesit vendas e nderkombetare per zbatimin e legjislacionit ne lidhje me procesin zgjedhor.

2. Hetimi i dyshimeve dhe akuzave te ngritura nga partite politike si dhe vezhguesit vendas e nderkombetare per proces te parregullt votimi ne qendrat e votimit.
3. Hetimin e pretendimeve per parregullsi dhe shkelje te ligjit gjate procesit te numerimit te votave si dhe rolin dhe vendimmarrjen e KZAZ-ve dhe KQZ-se ne kete proces.

4. Hetimin e dyshimeve dhe akuzave ne lidhje me shkeljet e kritereve ligjore ne caktimin e zonave te qendrave te votimit si dhe perpilimin e listave te zgjedhesve sipas qendrave te votimit.
5. Hetimin e kritereve dhe procedurave te ndjekura nga Ministria e Brendshme ne fshirjen e dublikimeve te te dhenave ne baze te regjistrit te gjendjes civile si dhe procedurat e ndjekura ne gjenerimin e te dhenave per efekt te ndarjes se mandateve per cdo zone zgjedhore.

6. Hetimi i akuzave dhe dyshimeve publike te bazuara te ngritura nga partite politike dhe/ose dhe vezhguesit vendas e nderkombetare per zbatimin e legjislacionit ne lidhje me menyren dhe kriteret e zbatuara nga komisionet zgjedhore perfshire edhe KQZ-ne ne caktimin e qendrave te votimit ne ambiente private.

7. Hetimin e dyshimeve dhe akuzave ne lidhje me shkeljet e kritereve ligjore lidhur me procedurat e aplikimit te prodhimit dhe shperndarjes se leternjoftimeve dhe pasaportave biometrike per periudhen prej fillimit te aplikimit deri me 28 qershor 2009.
8. Hetimin e veprimtarise te administrates se KQZ-se ne lidhje me deshtimin apo mangesite e shfaqura ne perdorimin e teknologjise mbeshtetese se monitorimit ne procesin e numerimit te votave.

9. Hetimi i akuzave publike per perdorim te mjeteve publike si dhe te administrates publike te cdo niveli ne favor te subjekteve te caktuara zgjedhore.
10. Hetimi i akuzave per presione te ushtruara per largim transferim apo ulje ne detyre te punonjesve ne administraten qendrore lokale apo te cdo enti publik per shkaqe qe lidhen me fushaten zgjedhore te kryera gjate periudhes 29 maj - 28 qershor 2009 si dhe periudhen vijuese pas saj.

11. Hetimin e rasteve te dhenies ne kundershtim me ligjin te lejeve te perkohshme per personat e denuar apo duke vuajtur masen e sigurise arrest me burg nga administrata e burgjeve gjate periudhes 29 maj - 28 qershor 2009.

11. Cdo shkelje tjeter qe lidhet me procesin zgjedhor dhe qe do te rezultoje gjate hetimit.
Mjetet e hetimit te ketij komisioni do te perfshijne keqyrjen e menjehershme te materialeve zgjedhore ne perputhje me objektin e ketij komisioni hetimor dhe ceshtjet e identifikuara ne planin hetimor qe do te miratoje komisioni.

Fletet e votimit
Persa u perket kutive te fleteve te votimit komisioni do te kerkoje brenda 10 diteve detyrimisht opinionin e Komisionit te Venecias KV per kushtetutshmerine e aksesit te dokumentacionit ne keto kuti ne funksion te hetimit si dhe metodologjine dhe gjeresine e aksesit me qellim hetimin e mangesive ne procesin e numerimit te votave duke perjashtuar ne cdo rast hetimin e plote te ZAZ te vecanta me qellim shmangien e cdo diskutimi ne lidhje me tabelat e rezultateve zgjedhore perfundimtare qe kane miratuar KZAZ-te perkatese.

Opinioni i Komisionit te Venecias do te kerkohet ne nje prej ketyre varianteve
Varianti a nepermjet nje kerkese te komisionit hetimor parlamentar per kryetarin e Kuvendit i cili ngarkohet tia percjelle kerkesen KV

Varianti b nepermjet nje kerkese te komisionit hetimor parlamentar per Presidentin e Republikes te cilit i kerkohet tia percjelle kerkesen KV

Varianti c nepermjet nje kerkese te komisionit hetimor parlamentar per Sekretarin e Pergjithshem te KiE-se duke i kerkuar percjelljen e kerkeses ne KV konform te angazhimit te bere nga ana e Presidences se KiE

Varianti d nepermjet nje kerkese ne Gjykaten Kushtetuese te paraqitur sipas Kushtetutes duke i kerkuar qe tia percjelle kerkesen per opinion ne KV brenda 10 diteve dhe nese kjo nuk pranohet prej GJK te obligohet Kuvendi i Shqiperise per tia percjelle brenda 7 ditesh kete kerkese KV.

Varianti alternativ

Palet bien dakord qe te vazhdojne te negociojne per te gjetur zgjidhjen ligjore te pershtatshme konform ligjit lidhur me kutite e fleteve te votimit.

Administrimi
KQZ-ja eshte e detyruar te vazhdoje te ruaje dhe te administroje te gjitha kutite e votimit deri ne perfundim te vendimmarrjes se Komisionit te Venecias vendimmarrje te cilen palet obligohen ta respektojne ne menyre te njejte pavaresisht qendrimit perkates.

Reforma elektorale
Angazhohen per nje reforme te plote elektorale duke konsideruar rekomandimet e Raportit te OSBE/ODHIR-it dhe gjetjet e komisionit hetimor parlamentar permes ngritjes dhe funksionimit te komisionit te posacem parlamentar bipartizan per reformen zgjedhore. Ky komision te filloje nga funksionimi menjehere me perfundimin e komisionit hetimor parlamentar duke siguruar asistencen teknike te eksperteve te OSBE/ODIHR-it.

10 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›