E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi RamaJo bashkepunim me PD

Kryetari i PS-se Edi Rama i eshte pergjigjur thirrjeve te shpeshta te kryeministrit Berisha per te bashkepunuar per reformen zgjedhore duke theksuar se opozita nuk do te bashkepunoje per ndryshimet ne kodin zgjedhor.

Ne nje bashkebisedim me gazetaret shefi i opozites ka theksuar se PS-ja nuk do te behet pjese e asnje vendimarrje te iniciuar nga qeveria aktuale qofte edhe per reformen zgjedhore pa u bere transparenca e zgjedhjeve te 28 qershorit.

Sipas tij asgje ne lidhje me transparencen nuk ka ndryshuar keshtu qe edhe qendrimi i opozites per te mos miratuar asnje ligj te ndermarre nga mazhoranca nuk do te ndryshoje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›