Selmanllari noterizon deshmine Njeriu i Rames me kerkoi ryshfet

Biznesmeni Rrahman Selmanllari ka kembengulur deri ne fund se deshmia e tij ne prokurori eshte ajo qe avokati i tij u ka shperndare medieve dhe jo ajo qe u deformua ne disa gazeta. Ai ka konfirmuar nepermjet nje deklarate noteriale deshmine dhene ne prokurori se Dritan Avllaj ka kerkuar ti jepet 20 per qind e kontrates me pronaret pasi ka marre persiper studimin e projektit dhe marrjen e lejes se ndertimit duke u paraqitur si miku i kryebashkiakut. Nje kopje e deklarates noteriale te z.Selmanllari u shpernda dje per mediat nga avokati i tij Genc Gjokutaj. Te njejten deklarate beri edhe ky i fundit dje gjithmone nen emrin e klientit te tij. Por vetem pak minuta pas deklarates prokurore te Task Forces e pergenjeshtruan ate jozyrtarisht. Me deklaraten noteriale Selmanllari synon tu jape fund edhe diskutimeve mbi ate qe ai deklaroi ne prokurori duke konfirmuar se Zoti Dritan Avllaj ka kerkuar ti jepet 20 e kontrates ne kembim te studimit te zones dhe lejes se ndertimi Kerkesa e z. Avllaj eshte pranuar per shkak se ai e ka paraqitur veten si mik te z. Edi Rama qe hap cdo dere ne Bashkine e Tiranes - theksoi Gjokutaj. Ripohimi i kesaj deklarate dhe noterizimi i saj vjen menjehere pasi ne disa media te shkruara dhe vizive eshte lexuar nje forme tjeter e deshmise e cila nuk pohonte kete fakt dhe mbronte sipas avokatit kreun e Bashkise se Tiranes qe ka marre ryshfet permes mikut te tij.