E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosh: Tarifa me te ulta per kartat

Ambasadori i OSBE ne Tirane. Robert Bosh eshte shprehur se per pajisjen me karta identitetit, duhet qe disa kategori te favorizohen porsa i perket pageses. Ai ka nenvizuar se pensionistet dhe te papunet duhet te kene tarifa me te ulta. "Per sa i perket kategorive ne nevoje, do t'i sugjeroja qeverise te rishikoje nje tjeter ulje te tarifes se kartes se identitetit per disa shtresa te popullsise, kryesisht te papunet dhe pensionistet", tha Bosh.. Nga ana tjeter perfaqesuesi i OSBE ne Shqiperi, Bosh tha se afatet rrezikojne standardet e zgjedhjeve. "Ne qofte se problemet e verejtura nuk zgjidhen ne kohe, atehere zgjedhjet rrezikohen, por koha qe mbetet eshte e mjaftueshme nese ka vullnet. Ministri Nishani, te cilin e takova me garantoi se situata do te rregullohet. Ndaj te gjithe ata qe s'kane pasaporta une i ftoj qe te bejne aplikimin. Nga ana tjeter duhet te kishte me shume transparence per sistemin. Keshtu, megjithese eshte arsye e drejte, nuk u raportua kurre qe ne pjesen tjeter te Shqiperise nuk u hapen zyrat e aplikimit per shkak te motit te keq. Detaje te tilla nuk duhen neglizhuar", tha Bosh. Nderkohe ai konfirmoi se ndryshe nga proceset e tjera zgjedhore OSBE do te sjelle vezhguesit e saj afatgjate 6 jave perpara dites se zgjedhjeve. Nderkohe qe Avokati i Popullit Emir Dobjani deklaroi po dje se procesi i pajisjes me karta identiteti eshte ne faze kritike. Pas kontrolleve ne 11 njesi bashkiake ne Tirane, Avokati i Popullit ka hedhur nje sere kritikash ne drejtim te kompanise dhe njesive vendore, pergjegjese per prodhimin dhe shperndarjen e kartave te identitetit. Dobjani tha se kishin hasur probleme ne regjistrat elektronik, ku viheshin re pasaktesi ne gjeneralitete dhe dublikime emrash te fshehur, ku faji per kete i eshte hedhur programit kompjuterik te perdorur nga kompania prodhuese e kartave. Dobjani tha gjithashtu se shtetas te vdekur figurojne ne listat e zgjedhesve. Sipas Avokatit te Popullit nuk eshte marre asnje mase per invalidet, te moshuarit si dhe per te semuret, ndaj sipas deklarates, duhet te ngrihet nje zyre per komunikimin me qytetaret. Ne kete pike, Dojani theksoi s procesi i pajisjes se qytetareve me karta identiteti ndodhet ne nje pike kritike. Per te gjitha keto probleme, Dobjani ka akuzuar kompanine franceze, e cila sipas tij ka mungese transparence ne kete drejtim. Ai tha gjithashtu se afati 15 dite per te marre leternjoftimin, deri me tani nuk eshte zbatuar asnjehere. A.G

Miratohet komisioni ad-hoc per kartat, Rusmali kryetar, Islami zevendes

Vetem tre muaj para zgjedhjeve shumica dhe opozita miratuan ngritjen e nje komisioni ad-hoc qe do te monitoroje procesin e zgjedhjeve, perfshi edhe ate te shperndarjes se kartave te identitetit. Komisioni qe do te drejtohet nga demokrati Ilir Rusmali dhe nenkryetar, socialisti Kastriot Islami, mori 95 vota pro dhe asnje kunder. Komisioni ad-hoc u kerkua nga Partia Socialiste, e cila kerkoi edhe kryesimin e tij gje qe nuk u pranua nga demokratet. Dje me sa duket eshte arritur akordi per ngritjen e ketij komision.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›