E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama: "Gerdeci", ne gjykate brenda pak ditesh

Kryeprokurorja Ina Rama ka deklaruar dje se dosja per tragjedine e Gerdecit se shpejti do te dergohet ne Gjykaten e Larte per shqyrtim. "Dosja s'ka shkuar ende ne gjykate. Ne jemi ne perfundim e siper te te gjitha veprimeve, por eshte ceshtje ditesh", deklaroi dje kryeprokurorja. Burime nga grupi hetimor bene me dije se dosja eshte ne perfundimin e saj, duke iu nenshtruar procesit te "qepjes". Per tragjedine e 15 marsit, prokuroria ka marre te pandehur 28 persona. Kater prej tyre Mihal Delijorgji, ish administrator i firmes "Albademil", Ylli Pinari, ish drejtoi i Meicos, Dritan Minxholli, ish drejtori teknik i punimeve ne fabrike, si dhe Sokol Gjeci, ish punonjes ne firmen Meico, ndodhen me mase sigurie, "arrest me burg". Ata akuzohen per disa vepra penale, ku njera prej akuzave te ngritura nga prokuroria eshte ajo e "vrasjes masive". Ndersa 24 te pandehurit e tjere, mes tyre dhe ish Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu do te gjykohen ne gjendje te lire. Mbi ta prokuroria ka ngritur akuzat e "shperdorimit te detyres". Ne ditet ne vazhdim dosja voluminoze do te dergohet per gjykim ne Gjykaten e Larte, e cila do ta shqyrtoje ceshtjen si Gjykate e Shkalles se Pare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›