E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: PS, fushate me mitingje mortore

Kryeministri Berisha i beri dje thirrje opozites te mos hape fushaten e saj elektorale me mitingje mortore. Duke ju referuar mitingut te pritshem te partive opozitare me 15 mars, ne perkujtim te tragjedise se Gerdecit, kreu i ekzekutivit deklaroi ne mbledhjen e qeverise se do te jete drejtesia ajo qe do te thote fjalen e saj per kete tragjedi. Sipas tij, eshte e papranueshme qe opozita ne vend ka shpallur manipulimin me fatkeqesite e te vdekurve.

"Nuk mendoj se mund te hapet fushata elektorale me mitingje mortore. Te hapesh fushate elektorale me mitingje mortore, do te thote se merr persiper nje pergjegjesi jashtezakonisht te rende, nje dhunim te nje kodi qe eshte i shenjte per shqiptaret", tha kyeministri Berisha. Po keshtu ne mbledhjen e qeverise Berisha njoftoi kalimin e vendimit per miratimin e burimeve dhe te procedurave te financimit te demeve pasurore, te shkaktuara nga aksidenti teknologjik i Gerdecit. Sipas Berishes, ky vendim ka ardhur pas perllogaritjeve, qe jane bere per demet ne kete zone. Nisur nga kjo kryeministri deklaroi se qeveria do te qendroje e vendosur per marre, te gjitha masat e qe do te cojne ne rikthimin ne normalitet te kesaj zone te traumatizuar dhe demshperblimin e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›