E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Rama, lidhje me Delijorgjin

Rozeta Rapushi

Afrimi i pervjetorit te pare te tragjedise se Gerdecit, shkaktoi debate te ashpra ne seancen e djeshme plenare, ku opozita kerkoi largimin e qeverise ndersa maxhoranca akuzoi kreun socialist Edi Rama per lidhje me Mihal Delijorgjin. Ky i fundit, pronar i kompanise ku ndodhi shperthimi ne Gerdec. "Nje vit pas tragjedise, shqiptaret ende nuk dine te verteten. Prokuroria duhet te beje sa me pare zbardhjen e ceshtjes qe implikon kryeministrin Sali Berisha", akuzoi Kryetarja e grupit socialist, Valentina Leskaj. Sipas saj, eshte qeveria e vetmja pergjegjese per tragjedine qe preu ne mes jeten 26 personave dhe demtoi tere zonen. "Por qeveria nuk ka me ndjeshmeri ndaj skandaleve. Madje Berisha ka nisur ti quaje standarde skandalet. Ne vend qe te largohej menjehere", vijoi Leskaj. Sipas kryetares se grupit socialist, njerezit, te demtuarit, ende sot e kesaj dite nuk kane marre ate qe u takon. "Qeveria i harron te demtuarit, por shqiptaret nuk harrojne, ata qe u demtuan, nuk mund te harrojne", tha Leskaj. I menjehershem reagimi i Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila kerkoi pergjigje per takimet e shpeshta te kreut socialist Edi Rama me Delijorgjin. "Dy pyetje kane mbetur pa pergjigje gjate gjithe kesaj kohe. E para: Pse emri i Delijorgjit nuk permendet ketu? Pyeteni kryetarin tuaj: Me ke ishte Delijorgji ne Krete, zonje? E dyta: Pse nuk jane hequr lejet e ndertimit qe Delijorgji ka midis Tiranes, te dhena nga kryetari juaj? Sa pjese jane aty brenda?", kerkoi sqarime Topalli. Madje kryetarja i beri thirrje publike vete kreut socialist Rama, qe ti ktheje po pergjigje publike. Pa pranuar sqarime nga Leskaj. "Une dua t'ju them vetem dicka. Nese ju vertete keni informacione e nuk ja jepni Prokurorise se Pergjithshme per hetime, atehere jeni bashkepunetore ne krim", u kunderpergjigj Leskaj, duke thene se qeveria kerkon ta harroje, pasi dhe ish ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, eshte rehabilituar tashme. Ne keto kushte, Leskaj u beri thirrje te gjithe shqiptareve qe te bashkohen ne protesta masive ne 15 mars ne Gerdec si dhe ne Sheshin Skenderbej. Po keshtu dhe deputeti socialist, Musa Ulqini akuzoi se Gerdeci, eshte prova e korrupsionit te kesaj qeverie. Sipas tij, kabineti qeveritar ishte i paafte qe te ndalonte nje tragjedi te tille sepse eshte i perfshire ne te. "Kryeministri Berisha nuk kerkoi as ndjese publike. Ne nje kohe kur ne cdo vend te botes, maxhoranca ne raste te tilla merr te gjitha pergjegjesite", u shpreh Ulqini. Akuzat e opozites, u pergenjeshtruan nga deputetet e djathte, te cilet theksuan se tragjedia po hetohet. Ne nje vjetorin e kesaj tragjedie, Partia Socialiste do te organizoje nje proteste masive, per tragjedine qe u mori jeten 26 personave. Protesta do te nise ne Gerdec, ku do te perkujtohet tragjedia e shperthimit te depos se demontimit te armeve dhe me pas do te vijoje ne Sheshin Skenderbej.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›