E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bosh: Është gjetur formula e kompromisit, të pranohet nga palët

Ekziston një formulë konsensusi për zgjidhjen e krizës politike në Shqiperi. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Robert Bosh krahas apelit për drejtuesit politikë që të ta pranojnë atë deklaron se ky variant ka mbështetjen e të tërë vendeve të Bashkimit Europian dhe OSBE-së. Pas një aktiviteti në një shkollë të Gërdecit, Bosh, pak orë para protestës së opozitës, kërkon gjithashtu nga dy partitë e mëdha, të mos përdorin justifikime teknike për të refuzuar këtë formulë.

• Mladenov: Zgjidhja e krizës të vijë brenda pak javësh

"Ka rendesi shume kompromisi mbi tryeze, ne emer te shumices se nderkombetareve, do ti inkurajoja udheheqesit, qe ta kene parasysh kete kompromis tani, te tregojne kurajo, te tregojne se jane burra shteti, dhe mos perpiqen ta nxjerrin veten nga kjo situate duke perdorur teknikalitete. Keni parasysh interesin e vendit tuaj, dhe mos mendoni se pari per interesin tuaj personal dhe beni kete hedhjen e madhe. Koha eshte tani, nuk do kete me kohe per tu zgjatur. Nuk kam si te shkoj ne detaje, e dine me mire udheheqesit qe po i adresoj kete mesazh. Kompromisi eshte shume i mire dhe qe duhet marr parasysh. Ky kompromis e ka mbeshtetjen e BE, SHBA dhe OSBE. Keshtu qe duhet pranuar", deklaroi Robert Bosh.

Prej kohësh diplomatët e huaj në Shqipëri po negociojnë me palët për të arritur në një pikë takimi të përbashkët që od t’i japë fund grevës së urisë dhe krizës politike. Në negociata janë përfshire ambasadorët Montobio, Lohan, Uidhers si dhe presidenti Topi. Nuk dihet ende rezultati konkret i tyre, por teksa sot në Tiranë mbahet mitingu i madh, paralajmëruar nga opozita, Kryeministri Sali Berisha do të udhëtojë në Kroaci.

Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e premte , 14 maj 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›