Votimi elektronik, flasin ekspertët
Votimi elektronik është i mundshëm por nuk mjafton. Procesit zgjedhor i mungon konsensusi i palëve. Kështu shprehen dy ish-krerët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume dhe çlirim Gjata ndërkohë kreu aktual i këtij institiucioni Arben Ristani sjell edhe një përvojë nga Britania e Madhe.
"Krijon hapësira shumë më të vogla për të ndërhyrë në proces, sepse largon nga procesi përfaqësuesit politik. Por partitë politike duhet të shprehin vullnetin e mire për të zbatuar ligjin", thote Kristaq Kume, Ish-Kryetar i KQZ.
"Nuk është se ka ndonjë gjë të keqe, nuk duhet parë si armik votimi elektronik. Së pari, do konsesus, duhet reformuar, dixhitalizuar koncepti i palëve që hyjnë në një proces", shprehet çlirim Gjata, Ish-Kryetar i KQZ.
Nga ana tjetër për kryetarin aktual të KQZ-së votimi elektronik është i mundshëm por kujton se përkundër faktit që tekonologjia është përdorur, në zgjedhjet e fundit ato u kontestuan.
"Teknologjia që ne përdorëm në zgjedhjet e fundit ishte hi-tech, shumë e komplikuar. Megjithatë përsëri u kontestuan zgjedhjet. është absolutisht e mundshme që të përdoret, por duhet ditur qartë fakti që po përdoret sepse nuk besojme tek sistemi", tha Arben Ristani, Kryetar i KQZ.
Me këta rast Ristani flet edhe për përvojën e fundit nga Britania e Madhe, me zgjedhje pa tekonologji dhe pa kontestime: "Atje vumë re që për kuriozitetin tuaj, votohej pa dokumenta identifikimi. Boja matrikuluese që ne përdorim për të lyer gishtin e një votuesi, nuk përdorej. Në numërim nuk përdorej asnjë lloj teknologjie", vijon ai. Ndryshe, Shqipëria që 90 vjet ka Ligjin për zgjedhjet por qytetari i saj nuk e ka shijuar dot zbatueshmërinë e tij.
Agim Popoci < I mëparshmi