E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, s'donte të kthehej në Shqipëri, vret veten shqiptarja

Një 16-vjecare shqiptare, banuese në Itali, ka vrarë veten. Sipas mediave italiane, Edlir Gjeci, nga Kavaja, u gjet e vetëvarur në banesën e saj në Verçeli, në veri të Italisë. Policia italiane është shprehur se vajza i ka dhënë fund jetës nga frika se mos kthehej sërish në Shqipëri. Ajo ishte një nxënëse e shkëlqyer në liceun e gjuhëve të huaja, dhe nuk dëshironte të kthehej në vendlindjen e saj, ku vetëm pak kohë më parë ishte kthyer i ati.

Anisa Braho

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›